Festuan mes zhurmës, policia zvicerane liron 50 tifozë kuqezi

June 25, 2016 13:12 Updated

Festuan mes zhurmës, policia zvicerane liron 50 tifozë kuqezi

Nga Tirana në Prishtinë. Për të vazhduar në Shkup, Tetovë e Tuz.

Suksesi i së dielës ndaj Rumanisë, që ishte edhe fitorja historike e Kombëtares në një eveniment madhor u shoqërua me festë në të gjithë trojet shqiptare.

Festime kishte edhe në qytete europiane, mes të cilave edhe Berlini në Gjermani apo Zyrihu në Zvicër.

Por, nëse të gjithë mbetën të mahnitur nga festa e shqiptarëve, banorët në Zyrih u ankuan në polici për prishje të qetësisë. Rreth 400 tifozë u mblodhën në sheshin e qytetit, duke festuar, por zhurma e makina dhe boriet shqetësoi rezidentët.

Pas ankesave të shumta, policia zvicerane ndaloi festën dhe shoqëroi 50 tifozë shqiptarë. Për zhurmën e shkaktuar, ndaj tyre u morën masa administrative, me gjobë në shifrën e disa qindra frankave zvicerane, ndërsa më pas të gjithë u lanë të lirë.

Sipas mediave lokale, përpos tifozëve shqiptarë, në mënyrë të zhurmshme për rezultatet e skuadrave të tyre gjatë Euro 2016, kanë festuar edhe tifozët kroatë dhe ata turq.

June 25, 2016 13:12 Updated
Komento

1 Koment

  1. albanopol June 25, 16:15

    Jane shqetesuar zvicerianet e Valon Behramit dhe Halil Matoshit,zvicerianet qe manipuluan shortin dhe kerkuan Shqiperine ne grup, duke ja lene te gjithe futbollistet ose ne stol ose duke i nxjerre jashte skuadrave ziverine.nuk ka popull me nacionalist se zvicerianet dhe racist.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim