“Fevziu ka dhënë kontributin e tij për mediokritetin dhe tollovinë mediatike”

June 8, 2018 18:13

“Fevziu ka dhënë kontributin e tij për mediokritetin dhe tollovinë mediatike”

 

Prej ditësh, çështja “Fevziu” është kthyer në temën më të konsumuar në rrjetet sociale. Na duket sikur të gjithë po presin të kuptojnë më tepër se çfarë do të ndodh me gazetarin Blendi Fevziu: do të ikë apo jo nga Klani! Erion Kristo, pedagog, gazetar, ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në Facebook shpjegon qëndrimin e tij, por edhe jep një opinion mbi çështjen.

Erion Kristo

“Unë ndryshe nga ju nuk e urrej Fevziun. Ndryshe nga ju nuk më intereson fare pagesa e tij. As kalimi në një institucion tjetër.

Unë e çmoj Fevziun, sepse ka pas një emision shumë të ndjekur. Unë mendoj se ai ka dhënë kontribute në shumë çështje. Vetë, e kam parë gjithmonë emisionin e tij, qoftë dhe për arsye profesionale. Vetë, kam qenë katër herë i ftuar, tre herë për aksidentet dhe një herë për rininë. Gjithashtu kam qenë i dërguar nga universiteti im nja dhjetë herë në emisione me kryeministra. Më kanë ftuar nja tre herë të tjera, por nuk kam shkuar për arsye personale. E kam shijuar atë studio.

Por dua ta orientoj debatin te ajo që më duket më e vlertë në këtë situate, dhe s’ka të bëjë me pagesën.

Ajo që më çuditi ishte fakti i reflektimit të Fevziut për emisionin e tij. Ai kishte vënë re në media se ka mediokritet. Nuk dua t’ia mohoj këtë zbulim. Është i vërtetë. Kam vite që e them dhe vetë.

Por, dua t’i bëj me dije Fevziut, pa asnjë lloj mllefi, se dhe ai është kontributor në këtë tollovi.

1- Fevziu fton të njëjtët njerëz të vetëquajtur analistë. Këta diskutojnë çdo çështje, dhe duke qenë se shumica janë si paramilitarë të forcave të ndryshme politike kanë krijuar shumë ilaritet në publik. Publiku shqiptar tani i urren analistët. Të gjithë.

2- Fevziu për çështje të rëndësishme sociale fton në diskutim femra dhe meshkuj pa nivel. Ai vetë ndikon te mediokriteti. Pra, tema të rëndësishme dhe njerëz të parëndësishëm në të njëjtën kohë. Rasti i fundit i bamirësisë. Ndërkohë këtë gjë e kritikon rëndë te të tjerët.

3- Krahas temave shumë të rëndësishme ai bën dhe tema fare të parëndësishme, thjesht për audiencë. A shet seksi?

4- Ndaj e ftoj Fevziun ta thellojë vetëreflektimin edhe për këto çështje, në mënyrë që të mos përsëriten në televizionin e ri.

Njerëzve u kërkoj të respektojnë zgjedhjen dhe personalitetin e tij. Për mua ka vlera. Është kollaj të urresh të tjerët. E vështirë të kuptosh më të mirën. Edhe më e vështirë është të jesh konstruktiv. Ju lutem në komente të ruajme etikën, të gjykojmë, se ndoshta është dhe keqperceptimi im.

Suksese në emisionin e ri. Edhe në sezonin e ri. E kuptova që lëvizja do bëhet, se dje Ylli Rakipi mbylli emisionin”.

a.s/dita

June 8, 2018 18:13
Komento

3 Komente

  1. Hahaaa Bravo . Eshte Definicioni me perfekt i kontributit te Kazanit Mediaktik June 8, 18:20

    Bravo ,

    nji reagim qytetare i vertete .

    eshte momenti qe ne Skenen Shqiptare te dali
    Avantgarda e shoqerise Shqiptare dhe shpallet lufte

    pa asnji kompromis nga te gjitha forcat intelektuale
    shqiptare epokes se tallavase ne cdo fushe .

    Politike ,

    Medie ,

    Art,

    Institucione .

    Eshte imediate nji zgjim nga Koma e riformim
    i bazes intelektuale Shqiptare ,
    duke spastruar ne cdo raste mediokritetit nga jeta
    institucionale e Me(r)die Shqiptare .

    Reply to this comment
  2. Dor Doleci June 8, 19:54

    “Paramilitarë e forcave të ndryshme politike kanë krijuar shumë ilaritet në publik. Publiku shqiptar tani i urren të gjithë (pseudo) analistët.”

    Te shprehesh nje te vertete te tille do te thote te jesh ne gjendje te depertosh thelle ne psikologjine e qytetareve duke analizuar me imtesi theniet, veprimet, shijet dhe preferencat e tyre. Ngjallja e ndjenjes se peshtirosjes qe shfaqet ke publiku, sa here te vetequajturit analiste u rishfaqen atyre permes ekranit te televizionit, lidhet me shtrirjen gjithnje e me shume te epidemise se rrezikshme, mediokritetin. Mediokriteti sot ka arritur kulmin dhe fajtoret kryesore te kesaj gjendje mizerable jane vete palacot e cirqeve, dhe jo vetem. Dirigjuesit qe qendrojne mbi kokat e dordoleceve te tye kane sigurisht “merita” te padiskutueshme ne kete mori tollovitjesh.

    Dordolecet e tollovitjeve i ofrohen publikut per t’a zbavitur… T’i urresh ata eshte idiotizem ne fuqi te trete.

    Reply to this comment
  3. tir June 8, 23:22

    Erion Kriston e vletesoj per shkrimin, por i them qe Fevziu emisionin e tij e shkaterroi fare, sa une dhe shume miq e te aferm kur binte fjala per “Opinion” nuk e ndiqnim me. Zhurme, sharje, banalitete,ku vete Fevziu ishte zhurmuesi me i madh. Nuk ka respekt per te ftuarin( si shume drejtues emidionesh). Vertet ja do zanati , por bindjet partiake nje analist duhet ti tregoje ne kutine e votimit dhe jo ne nje tv publik.Ylli Rakipi te rrije i qete se Fevziu nuk leviz nga Klani, per Ben Blushin,pasi top-i do marre tatpjeten si Libra. Keqardhje per top- channel qe mori Blush parazitin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*