Fidel Ylli: Ja çfarë ndodhi me avionin e Aleksandër Meksit

March 29, 2016 09:38

Fidel Ylli: Ja çfarë ndodhi me avionin e Aleksandër Meksit

Fidel Ylli thotë se deklaratat e Izet Haxhisë për një atentat ndaj Aleksandër Meksit nga Sali Berisha në ’92-n, janë spekulime.

Ylli në atë kohë ka qenë truproja e Aleksandër Meksit dhe e mohon se ka pasur një defekt të qëllimshëm me ndriçimin në Aeroportin e Rinasit, me qëllim eliminimin e Meksit.

Sipas Yllit, përpara se delegacioni shqiptar të nisej me avion nga Roma, ishin informuar se Aeroporti i Rinasit nuk kishte ndriçim.

“Informacioni ishte se fshatarët kishin protestuar për pronat e tyre, që i kishte zënë aeroporti, duke thyer dhe dritat e pistës,” tha Ylli për gazetën Panorama.

Sipas tij, Meksi u informua për këtë çështje.

Por, ishte Genc Ruli që këmbëngulte të ktheheshin atë natë në Tiranë.

“Kryeministri nuk tha as po dhe as jo, kurse Genc Ruli këmbënguli dhe u nisëm.

Por ne e morëm vesh që para se të niseshim se në pistën e Rinasit nuk kishte ndriçim, nuk na ndodhi e papritur.

Kur erdhëm në Rinas, autoritetet e aeroportit kishin nxjerrë në pistë 5-6 makina të Kryeministrisë për të ndriçuar pistën, imagjino se çfarë profesionalizmi.

Pilotët, ndoshta të verbuar nga dritat e makinave, nuk u orientuan si duhet me pistën, në vend që të ulnin fillimisht rrotën e pasme të avionit, ulën rrotën e parë.

Në goditjen e parë, piloti bëri një tentativë që ta ngrinte avionin përsëri, por nuk mundi, ndërsa avioni bënte kolpo si delfin mbi pirunin e rrotës së parë të këputur. Ishte një situatë tmerri në bord, por na ka ruajtur Zoti.

Avioni u zvarrit me pirunin e rrotës së parë deri në fund të pistës, por pilotët arritën ta mbanin në balancë, sepse nëse do të ishte anuar, do kishte goditur depozitat e karburantit.

Zoti na ka ruajtur dhe na ka shpëtuar. Ishte fat që avioni ishte një çarter i vogël 8 vendësh dhe nuk pati shumë peshë që të binte me turi përpara”, vijon ai.

March 29, 2016 09:38
Komento

6 Komente

  1. Mamurrsi trim March 29, 10:39

    Foli nje intelektual si Fidel Ylli qe eshte si e verteta.
    Ti rroje p.. i motres se nga ajo beri hair.

    Reply to this comment
  2. Kola March 29, 10:58

    I mirepritur edhe mendimi ketij homoseksuali te qelbur qe akoma e ka hunden ne halet e Vicidolit. Fatkeqesisht per te, ka kaq shume prova qe vertetojne se ky banditizem eshte nga me te paperfillurit e mafiozit Berishe.

    Reply to this comment
  3. vasili March 29, 11:56

    Statistika fillon e behet qesharake,nqse ajo vazhdon te zbuloje krime te reja te bera nga Saliu,qe vazhdon te defreje dhe te bej terror me banden e tij ne mes te Tiranes.
    Krimet e deritashme mjaftojne per ta cuar ate deri ne Hage.
    Por ja vlen nje parantez ketu: Do ish nje “krim“i bukur sikur te kish ndodhur,ky i aeroprtit,kur degjon qe brenda avionit paskan qenie si ruli apo ´´ylli´´i rene nga Skrapari.
    Po Meksi do te pyese dikush.
    Mos i ndothte gje them une deri sa te flase,ashtu sic ka premtuar,para shume vjetesh.
    Dhe nuk arrij ta kuptoh perse vazhdon te jet zene kaps nga lart.Le te shpresojme dhe le te presim se dikur do t gjeje guximin e e munguar te derisotem.

    Reply to this comment
  4. Deshmitar okular March 29, 15:32

    Kam qene prezent kur ka rene ky avion dhe gjithcka ka deklaruar Z.Ylli ketu jane te verteta. Avioni ka ndaluar ne mes te pistes dhe piruni I rrotes se parme nxirrte shkendija nga ferkimi me betonin. Piloti e mbajti avionin ne balance ne mes te pistes dhe I eshte shmangur vetem 6 metra nga aksi I pistes. Une u afrova I pari tek avioni me frike semos shperthente dhe I kam pare kur kane dale nga avioni.

    Reply to this comment
  5. Kariz Matik March 29, 15:44

    E para e punes, kjo deklarate eshte si kofini pas te vjelit, dhe e dyta, perpara se lexuesit te hallakaten me alibite e njerit apo tjetrit, na duhet te mbajme gjithmone parasysh deklaraten e bere fillimisht nga z.Meksi, i cili nese do te kishte vertet njohuri qysh ne startimin e tij nga Italia per mungesen e ndricimit ne aeroport, ai s’do linte pa e permendur kete “fakt”.

    Edhe dicka tjeter. Ne se dikush shpif per ceshtje serioze si puna e kesaj, dhe nje ish-pushtetar eshte i sigurte per kete, ky i fundit perpara se te replikoje jo e lagu jo s’e lagu me shpifesin ne media, ai i bie shkurt muhabetit duke e sqaruar shkurt dhe prere te verteten. Fakti qe z.Meksi nuk e permendi fare “zbulimin” e sotem te z.Ylli, sipas mendimit tim, le te kuptohet e kunderta.

    Reply to this comment
  6. alphade March 29, 18:23

    Sa te verteta ka per banditin e Vicidolit….!!! Zebres se
    Vicidolit sikur t’i shtohet apo t’i hiqet nje vize perseri ze-
    ber mbetet : nje katil, nje killer, nje hajn, nje bandit, nje tradhetar i kombit shqiptar , i shitur te UDB-ja Milloshe-
    vicit dhe Fasllicit…..,!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*