Fier 1935, një rrëfim interesant për një kryengritje të dështuar

February 27, 2018 13:22

Fier 1935, një rrëfim interesant për një kryengritje të dështuar

Në librin e tij me kujtime “Përpara gjyqit të historisë, Paris 1966”, Xhelal Staravecka rrëfen versionin e tij për Kryengritjen e Fierit, e cila tentoi të rrëzonte Ahmet Zogun por dështoi, e tradhtuar.

Staravecka, një personazh kontrovers i historisë së Shqipërisë ishte caktuar të drejtonte kryengritjen pikërisht në zemër të saj, në Fier.

Është një rrëfim interesant për ata që duan ta shohin historinë nga shumë këndvështrime.

Në Berat dhe Vlorë kryengritjen e tradhtuan Vrionët, sipas Staraveckës. Kreun e kryengritjes Riza Cerovën, e lanë vetëm me 7-8 burra dhe e vranë në Pogradec.

“Ai Pogradec tradhtar që vrau Gani Butkën dhe kolonel Thomsonin, ai vrau dhe Riza Cerovën” – shkruan autori.

Pasi Riza Cerova në Skrapar dhe Xhelal Staravecka në Fier, u lanë vetëm, kryengritja u shua. Në Fier Zogu dërgoi për ndëshkim kolonelin Ali Riza Topalli, të cilin Staravecka e portretizon me nota përçmuese.

“Zogut i pëlqenin njerëzit e zhveshur nga çdo pajë burrërore” – shkruan ai.

Ja çfarë shkruan Staravecka për nisjen e Kryengritjes. Ai arriti në Durrës nga Italia në korrik 1935: 

Xhelal Staravecka

“Musai (Kranja) na tha se dita e plasjes së lëvizjes ishte caktuar të mërkurën, 14 gusht, në orët e para të pasdites sipas rrethanave që mund të sundonin çdo qendër të Shqipërisë, duke u lënë liri të plotë revolucionarëve të zgjidhnin kohën e plasjes së lëvizjes prej orës 14:00 deri në orën 16:00 të asaj dite.

Megjithëse do të bisedonim dhe njëherë mbi vendosjen e orës për shpërthimin e revolucionit, aty vendosëm ta shpërthenim në ora 16:00 dhe më ngarkuan mua, pasi kisha më tepër se kushdo tjetër burra të armatosur, për të marshuar mbi qytetin e Fierit dhe për sulmin dhe marrjen e depove, veç asaj të rekrutimit sidomos atë të paraushtarakëve ku ndodheshin, sipas mendimit tonë, më se një mijë pushkë.

Në natën 13-14 gusht, me 65 burra të armatosur u futa në hotelin “Shkoza” e kur u çelën zyrat shkova për t’u takuar me Musanë e shokë.

Në orën 14:00 unë dola me njerëzit e mi të armatosur deri në dhëmbë nga hoteli “Shkoza” dhe shpërtheva kryengritjen, duke marshuar drejt depove të paraushtarakëve e pastaj të atyre të tjerëve. Në depot e paraushtarakëve gjetëm 800 armë të gjata italiane, jo vetëm pa asnjë fishek, por edhe pa shula dhe lloza.

Prej orës 17:00 filluam të prisnim arritjen e revolucionarëve të Vlorës, mirëpo nuk po na vinin. Tradhtia e Qemal Vrionit e kishte bërë veprën e saj. Në atë rast nuk na mbeti tjetër veç se të marshonim drejt Tiranës.

Në mes të natës arritëm në Lushnjë, ku dy orë më parë kishin arritur dy kapitenët e gjindarmërisë, dy vëllezërit Marashi, Lleshi dhe Gjeka të cilët na pritën me pushkë.  E rrethuam dhe e sulmuam dhe e morëm zyrën e post-telegrafit e gjatë kohës që pushka valonte, ne pyesnim gati krejt qytetet e Shqipërisë, bile dhe Tiranën, se ç’kishin bërë mbasi lëvizja duhej të ishte e përgjithshme në krejt Shqipërinë, e kudo na u përgjigjën qeveritarët e Zogut…

Riza Cerova me skraparllinjtë erdhi deri afër Beratit, duke qenë i sigurt se në Berat do të kishte shpërthyer kryengritja. Përkundrazi, në Berat sikurse gjetkë, nuk luajti asnjë mizë kundra regjimit, pse revolucionarët bejlerë si Sehit Vrioni, Sybhi Vrioni, Mahmut Shehu e të tjerë qysh në natën e 13-14 gushtit kishin ngarkuar nëpër gomarë jatak e jorganë e banalitete të tjerë të tualetit dhe kishin krisur nga katundet e Nahijes për mos u ndodhur në Berat, kur Riza Cerova të vinte dhe të shpërthente kryengritjen me skraparllinjtë e tij.

Riza Cerova

I shkreti Riza Cerova! Kur e pa se një botë e tërë në shërbim të Zogut po marshonte kundër tij, mori vetëm 7-8 veta me të cilët kaloi Skraparin dhe hyri në rrethin e Pogradecit. Mirëpo ai Pogradec tradhtar e rebel, ku Gani Butka la jetën nga plumbat e tradhtisë së Starovarëve, ashtu si e kishte lënë dhe kolonel Thomsoni, vrau dhe Riza Cerovën.

Ne të Fierit, kur e pamë se dara po shtrëngohej rreth nesh në Lushnjë, e lamë atë qytet dhe u kthyem. Musai erdhi deri në rrugën që çon në Karavasta me aventurierin Cekrezi, që erdhi në Fier nga Tirana pas vrasjes së gjeneral Gjilardit. Me këta dy shkuan: Zenel Hekali, Arshi Shehu nga Tepelena, tetar Kadri Kosova dhe gjindarmi Xhevahir Spathara.

Së bashku shkuan në atë katund dhe që andej me një bark peshkimi shkuan në Itali.

Ndërsa unë që isha i shtrënguar të ndiqja fatin e njerëzve që kisha futur në luftë kundra regjimit, preferova të qëndroja dhe të jepja llogari si i vetmi përgjegjës për t’i shpëtuar ata nga konsekuencat e ndjekjeve ligjore, mbasi i porosita të thoshin se i kisha marrë me forcë. Dhe ashtu u bë.

Në 14 gusht, ditën e mërkurë, ne shpërthyem kryengritjen që duhej ta kishin bërë të gjithë, si e bëmë ne në Fier dhe Riza Cerova në Skrapar. Në 15 gusht mbas dreke, në atë Fier që ne e bëmë republikën tonë për 24 orë, hyri kolona ushtarake e komanduar nga kolonel Ali Riza Topalli për të bërë operacion, tortura, gjykime, dënime e pushkatime të tjera.

Ali Riza Topalli ishte plot deri në majë të flokëve me ndjenja servilizmi. Duke qenë një nga injorantët e turmës së oficerëve të Zogut, i dominuar nga një egoizëm që nuk njeh kufi, i shterpëzuar nga çdo ndjenjë atdhetare, për Zogun ai ishte njeriu më i përshtatshëm për ta ngarkuar duke i dhënë kartë të bardhë të zhyste në gjak – si komandant operacioni dhe kryetar i gjyqit për faje politike – atë Fier që shpërtheu lëvizjen kundra tiranit, prefektit të Duçes, Ahmed bej Burgajetit nga Mati.

Po, Zogut i pëlqenin njerëzit e zhveshur nga çdo pajë burrërore.

Gjilardi, i ekzekutuar nga kryengritësit në Fier

Bashkia, shtëpitë e Qemal Vrionit ato ditë ishin salla gjyqi dhe natën salla torturash, zyra e post telegrafit, dyqanet e Idris Bylos, zyra e gjindarmërisë e rrethit dhe ajo e postkomandës, shkolla “Plotore” e Fierit në Bishanak, hoteli i Ramis Omarit e të tjerë lokale, ishin burgje dhe salla torturash.  

Më se pesë mijë të burgosur lëngonin në ato ndërtesa, duar dhe këmbë të lidhur me zinxhir qensh dhe me plagë në trup që shumoheshin nga një çast në tjetrin.

Gjatë ditëve të torturave mua më bënin vetëm një pyetje; pse kisha marrë pjesë në atë lëvizje, mbasi Naltmadhnia e Tij më kishte dërguar në shkollë e më mbante me të hollat e tij. Natyrisht, pse shteti për regjimin e Zogut nuk ekzistonte, por gjithçka në shtet ishte pronë e Zogut.

Dhe për nëntë ditë me radhë përgjigja ime ka qenë kjo: kam marrë pjesë në këtë lëvizje për të shpëtuar nga okupacioni italian.

Operacioni i Fierit ka qenë kulmi i sjelljeve shtazore i atyre që qenë ngarkuar me kartë të bardhë të linin kujtimin më të tmerruar të një reagimi personal, i specializuar në krim, kusari e të tjera.

Në përfundim të gjyqit, 42 qemë të dënuar me vdekje dhe një mijë me dënime, prej burgimit të përjetshëm deri në një vit burg.

Gjykimi im filloi në 14 shtator 1935, ditën e shtunë, dhe vendimi m’u këndua ditën e hënë, më 16 shtator po të atij muaji. Në 17 shtator gjykimet morën fund. Me qenë se të martën bëhet Pazar në Fier, e kishin lënë ekzekutimin tonë ditën e martë, më 24 shtator…”

Por ekzekutimet, përveç njërit, nuk u kryen. Zogu dërgoi në minutat e fundit një dekret falje. Pse?

Sipas Staraveckës, kjo ndodhi pas një “hileje” të Mehdi Frashërit, asokohe përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, kreu i së cilës, gjithmonë sipas Staraveckës, duke qenë ortodoks tregoi një interes të veçantë për ngjarjet e Fierit, qytet i cili në atë kohë banohej masivisht nga ortodoksë.

Disa nga të dënuarit me vdekje ishin intelektualë antizogistë që i përkisnin kësaj feje. Staravecka e konsideron të rëndësishme këtë përkatësi, megjithëse nuk ka dëshmi mbështetëse që e lidhin interesin e Lidhjes së Kombeve për ngjarjet në Fier me përkatësinë fetare të disa prej pjesëmarrësve.

Mehdi Frashëri, djathtas

Ja çfarë shkruan Staravecka për faljen e çuditshme pak orë përpara ekzekutimit:

“Kush nuk e di arsyen pse na fali Zogu, mendon si mendonin ato kohë shqiptarët që nuk dinin “prapaskenën”: Se Zogu gjoja na fali për shpirtmadhësinë e tij e jo pse qe i detyruar, si do të shohim më poshtë.

Popullsia në shumicën dërrmonjëse të qytetit të Fierit ishte kristiane. Nuk e di me siguri, por patjetër prej 85% deri në 90% ishin ortodoks e ndër të dënuarit me vdekje dhe me burgime të përjetshëm, si Spiro Papa, doktor Kostantin Kallojeri e të tjerë, ishin një numër i madh.

Në atë kohë në shoqërinë e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë pati radhën si kryetar i asaj Asambleje, ministër i Jashtëm i Rumanisë, i famshmi Titulesku.  Ai çeli një diskutim në Lidhjen e Kombeve mbi çështjen e Fierit.

Përfaqësonjësi i Shqipërisë në Gjenevë ishte Mehdi Frashëri. Kur u hap seanca e diskutimit në pasdreken e ditës së hënë, 23 shtator, Titulesku iu drejtua përfaqësonjësit të Shqipërisë, duke e pyetur se ç’ngjante në qytetin e Fierit në Shqipëri.

Dhe Mehdi Frashëri që kishte porosinë nga Zogu t’i zvogëlonte ngjarjet shqiptare për të mos vënë në dukje mos-kënaqësinë e popullit shqiptar kundra regjimit të tij përpara botës së jashtme, iu përgjigj se një lëvizje lokale e provokuar nga disa elementë të papërgjegjshëm, kishte detyruar qeverinë të ndërhynte për të vënë rregullin.

Por kur Titulesku e pyeti se sa banorë kishte Fieri, Mehdi Frashëri e kuptoi kurthin dhe si atdhetar i kulluar që ishte, nuk hezitoi të hynte në atë kurth me qëllim për të na shpëtuar ne, u përgjigj se Fieri kishte pesë mijë banorë.

Atëherë Titulesku u çua në këmbë dhe iu drejtua Asamblesë duke thënë: -Zotnij përfaqësonjës të kombeve… Popullsia e Fierit është pesë mijë banorë, të burgosurit për lëvizjen lokale të Fierit arrijnë pesë mijë..

I thanë Mehdi Frashërit t’i drejtohesh Zogut dhe t’i thoshte se ajo Lidhje, që rrëzoi para-ardhësin Fan Noli, nuk do të gjente vështirësi të përmbyste dhe Zogun. Mehdi Frashëri, posa doli nga seanca në orën 18:00, i drejtoi një telegram urgjent pallatit, duke i thënë Zogut që të ndalonte torturat, dënimet dhe ekzekutimet, nëse nuk donte futjen e Shqipërisë në aventurë.

Ahmet Zogu

Telegrami i Zogut arriti në orën 22:00 të datës 23 shtator. Atë të hënë mbas dreke komanda e operacionit përgatiti 42 trekëndësha për varjen tonë në ora katër e pesë të mëngjesit, ditën e martë më 24 shtator, bile na prenë dhe flokët për ta bërë kokën njëlloj me atë pjesën e rruar që na torturonin.

Kur e kam pyetur mbi këtë çështje Mehdi Frashërin, mbasi me të pata ndenjur shumë herë në bisedim qoftë në Shqipëri, qoftë në Itali, mbas daljes time nga burgu, nëse ra në atë kurth me dashje, m’u përgjigj me një nënqeshje që tregonte kënaqësinë e tij. “Nuk kisha tjetër mjet, më tha, veç asaj dinakërie për t’u shpëtuar nga kasaphana e Fierit…”

Zogu e kishte frikë Lidhjen e Kombeve. Ai i dërgoi komandantit të operacionit, kolonel Ali Riza Topallit, një telegram në të cilin i thoshte se të dënuarve me vdekje të asaj lëvizjeje u kthehej ndëshkimi në burgim të përjetshëm.

Pas atij telegrami, Ali Rizajt, i arriti telegrami i Musa Jukës me formulën hipokrite: “Nalt Madhnia e Tij, Zogu i I, Mbret i shqiptarëve dhe shpëtimtari i atdheut, denjoi faljen nga vdekja e të dënuarve nga gjyqi për faje politike i operacionit të Fierit, duke ua kthyer ndëshkimin kapital në burgim të përjetshëm”.

Telegrami i Zogut arriti në Fier në orën 23:00, dhe ai i Musa Jukës në orën 24:00, porse ky i fundit jo me 42 të falur por me 41. Hekuran Manekun e kishin lënë jashtë faljes…”

b.m. / dita

 

February 27, 2018 13:22
Komento

16 Komente

  1. Gani USA February 27, 13:24

    Staravecka eshte gjakatari i masakres se 4 shkurtit
    Nuk i besoj asnje fjale
    Nuk mund te jete burre ai qe ka kryer ate masaker, pavaresisht se si e nxjerr veten ne kujtimet qe ka shkruar vete

    Reply to this comment
    • Osman Lala February 27, 13:26

      Gani, historia e Shqiperise eshte e mbushur me personazhe te cilat nuk i shohim dot bardhezi.
      Kane patur ngjyrimet e tyre, dhe provojne se kjo bote nuk ka heronj e viktima, ka vetem njerez qe lene nje shenje nepermjet dhunes ose miresise, ose te tjere qe zgjedhin te jetojne ne paqen e heshtjes dhe anonimatit.
      Xhelal Staravecka (1912-1975) udhëhoqi çeta dhe luftoi për çlirimin e disa krahinave në Skrapar, Berat, Korçë e Fier. Bashkëpunoi me Enver Hoxhën për krijimin e Brigadës së Parë partizane; braktisi Frontin për shkak të ndërhyrjes jugosllave në Partinë Komuniste.
      Pas masakrës së 4 shkurtit 1944, për disa muaj komandoi Xhandarmërinë e Tiranës e pas këtij viti, marrëdhënia e tij më Shqipërinë shkëputet.
      Pati peripeci disa vjet në Itali dhe mërgim politik në Francë deri në fund të jetës. Në Paris i prehen eshtrat dhe ka ende shume per te thene lidhur me te. Mire ka bere qe ka shkruar kujtime

      Reply to this comment
    • Bureto February 27, 14:08

      Gani USA. SE PARI TE REKOMANDOJ TA LEXOSH LIBRIN, SEPSE ATY DO TE LEXOSH EDHE SHUME GJERA TE TJERA QE ME SIGURI NUK DO TE PELQEJNE, POR JANE SHKRUAR NGA NJE PROTAGONIST I HISTORISE. JA SI SHKRUAN gazeta ‘Standard’,10.3.2012, PER KETE PERSONAZH: “Xh. Staravecka nuk duket sr ka bërë ndonjë gjë të madhe dhe të dobishme në jetën e vet, veç faktit se ka denoncuar krimet ku ka qenë pjesmarrës. Në këtë libër shfaqen në një drite jo favorizuese personazhe qe vazhdojne te jene deshmore te atdheut, emrat e te cileve i mbajne rruge te rendesishme ne Tirane e gjetke edhe sot”. Ja cfare shkruhet dhe ne parathenien e shtepise botuese “Naimi”: Libri i Xh. Staraveckes, prej 540 faqesh, eshte nje liber trondites, i shkruar pa meshire ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, te viteve 1912-1966 ndricohen permes ngjarjeve, veprimeve, fakteve, kujtimeve te autorit. Sa i perket ngjarjes se 4 Shkurtit, sa per korrektese, meso se ajo ka ndodhur kur xhandarmerine e Tiranes e drejtonte Xh. Deva dhe jo Stsravecka, te cilen ai e drejtoi nga qershori 1944, kur u largua nga Br.I, per arsyet qe i shpjegon ne liber.

      Reply to this comment
      • Skrapari February 28, 17:42

        Bureto,Xhelal Staravecka ,nuk eshte larguar nga brigada I ne qershor,por ishte larguar me pare.Ne 4 shkurt Xhelal Staravecka ka qene neTirane Xhelali u largua nga Br I S sepse nuk ju dha detyra e Komandantit dhe jo sepse nderhynin jugosllavet.Xhafer Deva ne 4 shkurt ishte minister i brendshem ne qenerine e Mitrovices

        Reply to this comment
    • Fieri February 27, 16:06

      Shteti shqiptar i shtypi armiqte e tij.

      Reply to this comment
  2. pg February 27, 13:29

    VRASESIT E CEROVES OSE PSE B.FEVZIU MBRON VRASESIT E HISTORISE

    Aty ku flet per Pogradcin tradhtar, flet dhe per “Starovaret.
    Nje nga njerzit me te felliqur, shpiritlig, dhe masakrues i eger ishte Neki Starova. Nekiu edhe me vone eshte zgjedhur si kryetar bashkie ne Berat.
    Prej Neki Staroves lindi Hektor Starova qe me vone e ndryshoi mbiemrin per shkak te babait katil nga Starova ne Bregasi.
    Hektori mori burse per gjuhe e letersi dhe sebashku me te bijen e Ali Ypit nga nena italiane, Rezanen martohen dhe lindin dy femije, vajze dhe djale.
    Vajzen ka vite qe nuk di ku ndodhet por djali qe ne moshe te vogel u largua prej prinderve dhe u bashkua me gjyshen duke nderruar edhe mbiemrin nga Bregasi ne Fevziu.
    Eshte pikerisht Blendi Febziu, pinjoll i familjeve presekutore te shqiptareve qe sot me mase dhe pa mase ngre lart figurat e monarkise dhe tradhetive te tyre .
    Nje nga veprimet me te shemtuara te kesaj qenie te shemtuar njerzore eshte edhe perpjekja per rehabilitimin e Esat Pashe Toptanit.
    Vetem sa per te kujtuar kedo qe mendon se veprimet e shemtuara mund te kalojne lehte, po permend projektin e madh te demshperblimeve britanike ndaj familjeve te ishsklleverve zezake dhe ndaj tregetise se ndyre te skllevereve.
    Koha e sotme mban shenim cdo gje, Nje dite, brezat e fjetur dhe te shokuar nga propaganda fashiste berishiane , do te zgjohen dhe do te kerkojne shperblimin per punen e gjysherve te tyre ne kohen e socializmit por qe u pervetesua dhe u shkaterrua ne menyren me te pandershme nga pedeistete e falangat “e padukshme” te Sali Berishes.

    Reply to this comment
    • KOZi February 27, 16:25

      Po cuditem nje cike ! Sa vjec eshte ky Hektor Starova ( Bregasi) sepse Neki Starova eshte vrare ne Pogradec rreth 1941 , ..si shume plak me del ky babai i Bledit !!!….tung

      Reply to this comment
    • mirel February 27, 17:26

      Epo ndaj jane bere tere bajgat bashke.
      Shikoni mos na del dhe gjyshi i Ramutit aty, se e ka patur shofer te Zogut.
      Esat Pashet e rinj krenohen dhe marrin lavdi per tradhetine.

      Reply to this comment
  3. sipas meje February 27, 13:31

    xhelal staravecka u martua te bijen e kadri cakes kreu i ballit .
    xhelali mund te shkruaje por masakren qe beri ne 4 shkurt me daver xheven nuk e lan as lumi i tiranes.
    per mua mbetet tradhetar i kombit.
    keta “burra” flisnin per kombin por e tradhetuan atdheun.
    ju erdhi hakut enver hoxha

    Reply to this comment
    • santana February 27, 13:32

      Historikisht shqiptaret kane shitur interesat e vendit per mbajtje karrikesh e postesh. Historija e Shqiperise eshte komplet e fallsifikuar nga fillimi e deri sot , qe nga koha e “panvaresise” se 1912 e deleguar nga xhonturqit per te mbajtur Kalifatin ne truallin e Arberit e sot me “kukullat” e pushteteve blu e mavi…Teksi eshte i sakte e i detajuar dhe i vlen vizionit historik te kohes, panvaresisht “emerit” te autorit.Mbetet nje pune kolosale shkrimi i vertete i historise shqiptare , po jo nga kalemxhinj pushtetesh , apo “akademisien” injorante te tredhur nga ideollogjite e koherave .

      Reply to this comment
  4. ´(`!´)` February 27, 13:46

    Jo shqiptaret kane tradhetuar interesat e Atdheut ,
    por myslimanet ,qe nuk ndiheshin shqiptare vertete ,
    ne genet e tyre dhe patriotizmin e perdornin si nji karte mashtrimi per popullin dhe kapje postesh .
    Sot eshte ala gjalle fara e ndyre qe rropsise turke qe po shkaterron gjithcka ne ate vend .

    Reply to this comment
  5. Bureto February 27, 14:17

    Gani USA. Se pari te rekomandoj ta lexosh librin, sepse aty do te lexosh dhe shume gjera te tjera qe me siguri nuk do te pelqejne, por jane shkruar nga nje protagonist i rendesishem edhe i historise se L.II bot. ne Shqiperi. Ja si shkruan gazeta ‘Standard’,10.3.2012, per kete kete personazh: “Xh. Staravecka nuk duket sr ka bërë ndonjë gjë të madhe dhe të dobishme në jetën e vet, veç faktit se ka denoncuar krimet ku ka qenë pjesmarrës. Në këtë libër shfaqen në një drite jo favorizuese personazhe qe vazhdojne te jene deshmore te atdheut, emrat e te cileve i mbajne rruge te rendesishme ne Tirane e gjetke edhe sot”. Ja cfare shkruhet dhe ne parathenien e shtepise botuese “Naimi”: “Libri i Xh. Staraveckes, prej 540 faqesh, eshte nje liber trondites, i shkruar pa meshire ndaj komplekseve dhe mbrapshtive shqiptare. Qindra personazhe e personalitete, kryesisht politike, te viteve 1912-1966 ndricohen permes ngjarjeve, veprimeve, fakteve, kujtimeve te autorit. Sa i perket ngjarjes se 4 Shkurtit, sa per korrektese, meso se ajo ka ndodhur kur xhandarmerine e Tiranes e drejtonte Xh. Deva dhe jo Staravecka, te cilen ai e drejtoi nga qershori 1944, kur u largua nga Br.I, per arsyet qe i shpjegon vete ne kete liber.

    Reply to this comment
  6. Ramadani(Albani) February 27, 14:27

    Gani Stojko-viçi eshte kosovar nga rraca e atyre pro sllav qe erdhen bashke me serb e bjollorus ne mbeshtetje te Ahmet Zogut .Disa kosovar te vendosur nga Zogu ne pronat e myzeqareve ne Fier e Lushnje kane bere shume krime ndaj popullit te Fierit dhe ne tere Myzeqene, sepse ishin te armatosur nga Zogu. Por gjate luftes Nacional-clirimtare dhe pas clirimit e paguan mire me lekuren dhe koken e tyre e disa ja mbathen jashte.
    Tani Stojkoviçët dhe soji i tyre u ngjallen perseri nga banda e Vicidolit bashke me Beogradin dhe kane vjefhur perseri tere pasurine e bere krime te renda ne Fier.
    Prandaj nuk e pelqen te verteten Stojkovici me vicat e tjere.
    Keta kosovrastar vrane edhe KESHILLTARET e Shen Pjetres, vellezrit e Jani Minges, Irakli Pyllit, Llazi Spiros, Tonç Kilices e tj.
    Populli Fierak dhe ai Myzeqar shume kombetar ka qene dhe do te mbetet teper patriot dhe gjithmone i MAJTE dhe antizogisti me i madhe, sepse e njihte mire tradhetarin dhe spiunin e Beogradit ,Ahmet Zogu.

    Reply to this comment
  7. GJERGJ February 27, 15:12

    SE KUSH ESHTE MONSTRA AHMET ZOGUT (NJELLOJ SI SIAMEZI SALI BERISHAJ)
    E TREGON SAKTE GJERGJ FISHTA

    Me 6 qershor 1921, në zgjedhjet e para Parlamentare në historinë e Shqipnisë, Shkodra e dërgon At Fishten përfaqësues të vetin bashkë me miqtë e Tij Gurakuqin e Mjedën dhe Parlamenti e zgjedh Nënkryetar të Kuvendit Kombëtar.
    .
    Ky polemist i shkelqyeshëm në lamen e gazetarisë, me prodhimtari ma të madhe se çdo gazetar profesionist, do të shfaqej në Parlament si një orator i pashoq, një atdhetar i flaktë në akuzën kundër Serbisë për masakrat mbi vëllaznit kosovarë; por edhe kompetent si ekonomist, gjeolog, pedagog e agronom, jurist e diplomat “sa me pasë nder me e pasë çdo parlament i Europës”, siç shkruente një gazetar i huej që ndiqte punimet.
    Me fjalën e Tij të zjarrtë i tregoi mbarë Europës se At Fishta ishte dhe mbetet Tribun i Popullit Shqiptar, që luftoi pa i ba syni vek për të Drejtat e Shqiptarëve për vetvendosje, tue demaskue haptas qellimet e fqinjëve grabitqarë të Tokave tona përrreth, të cilët vepronin dhe mbroheshin nga Fuqitë mëdha.
    Polemikës së At Fishtës i jep shpirt satira, me ndihmën e së cilës realizoi pikturën estetike të së keqes. Ai godet me forcë të gjitha llojet e devijimeve morale, sidomos ato të zyrtarëve ma të naltë. Këte luftë e ban me guxim, pa pyetë se me cilin binte në kontraditë. Prandaj edhe asht quejtë mbreti i polemikës shqiptare. Nuk trajtoi në to asnjëherë çashtje vetjake, pse si synim i polemikës së Tij të ashpër ishte lufta kundër pseodoatdhetarëve “me barkun kodër” dhe “xhepat e frymë”…

    RADIOGRAFIA E GJERGJ FISHTES PER MONSTREN ZOOGOLLI
    “Shka ka me dijtë me folë mbi politikë e mbi organizmin e shtetit civi
    l nji njeri malok,
    matrahul,
    qi me m’zi ndoshta ka krye dy a tri klasë fillore
    e qi djerset kur i duhet me shkrue emnin e vet.
    Pse asht edhe tradicjoni shpijak e edukata familjare, qi shumëkend ndër ta e ban krejt të neveritshëm e ekcentrik.
    Ky babën gjaks, gjyshin katil,
    stergjyshin mizuer, rritë me katila, me gjaksë,
    me mizorë, me intriganta, batakçij, vagabonda, rrugaça, me njerëz hasëm të kulturës e të gjytetnisë, kah mund të mendohet se ka me kenë i zoti me rregullue fatin e nji kombi ende primitiv?

    Pse me sundue nji shtet nuk asht mjaft dhelpnija, dredhija, intriga, batakçilleku, rrena, tradhëtija; duhet nder dhe urtì, burrnì: qe se shka duhet. Po, por dija, urtija, ndera, burrnija u nxejshin në shkollë e, madje, me shumë mund e djersë, e jo ndër kafeshantana t’Europës e mejhane paçaxhihane të Tiranës, tuj luejtë “tavell” e “bigjoz” e tuj pi “mastikë”.

    Një portret i përkryem i “kriminel-udhëheqësit” tonë të ardhshëm…

    Reply to this comment
  8. meno February 27, 19:37

    Xhelal Stravecka ka qene nje kafshe me fyture te keqe , nje sadist qe ka lyer duart me gjak . Nuk e di si merni mundimun i nxirni shkrimet ketij plehre qe i rrihte be bisht karrike ata qe merte ne pyetje dhe i bente gjysem te vdekur. Mos i pafte shpirti qetesi, u djegte ne ferr , n.q.s. do ti gjeja varrin do tja mbushja me mut halese.

    Reply to this comment
  9. KOZi February 28, 12:58

    Nga kjo ngjarje po vecoj nje problem te vjeter. Ne mes tjerave kur jepet aresyeja e faljes se te denuarve thuhet-I thanë Mehdi Frashërit t’i drejtohesh Zogut dhe t’i thoshte se ajo Lidhje, që rrëzoi para-ardhësin Fan Noli, nuk do të gjente vështirësi të përmbyste dhe Zogun.- Ma ne fund dikush tregoj qe ardhja e Zogut ne 1924 kishte perkrahje perendimore e nuk ishte trill i Jugosllavise sic jane perpjekur me vite-jo po e solli Pashiqi etj. Ahmet Zogu ne ate vit eshte financuar nga Anglia(Anglo-Persiane) armet jane ardhe nga Franca dhe ka hyre nga toka jugosllave se ashtu ishte urdheri i frances……tung

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*