Fier, arrestohet 58-vjeçari, dyshohet se ka abuzuar me të bijën

Redaksia Online March 31, 2013 09:05

Fier, arrestohet 58-vjeçari, dyshohet se ka abuzuar me të bijën

Një akt incesti është denoncuar në polici nga një e mitur 16-vjeçare. Një vajzë nga Levani i Fierit akuzon të atin se e ka përdhunuar në moshën 13-vjeçare. Babai 58-vjeçar, A.G., është vënë në pranga me akuzën e abuzimit seksual me vajzën e tij. Policia e Fierit pohon se vajza kishte rreth 3 muaj që ishte larguar nga banesa dhe kishte shkuar tek disa të afërm të saj në Tropojë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

16-vjeçarja e ka bërë denoncimin në komisariatin e Tropojës, ku aktualisht gjendet, ndërsa familja e vajzës e mohon mundësinë e një abuzimi seksual nga i ati.

Njoftimi i policisë

“Me datë 30.03.2013 nga forcat e Komisariatit te Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë pas veprimeve të para hetimore dhe vlerësimit të rastit u bë ndalimi i shtetasit me inicialet A. G, vjeç 58, banues në rrethin Fier.
Ndalimi i tij u bë për veprat penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari” parashikuar nga nenet 101 dhe 106 te Kodit Penal, pasi dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur 16-vjeçare që kur ajo ishte rreth moshës 13 vjeç.
Kallëzimi për rastin është bërë nga 16-vjeçarja, në Komisariatin e Policisë Tropojë, pasi vajza kishte rreth tre muaj që ishte larguar nga banesa e babait dhe kishte shkuar tek te afërmit e saj në rrethin e Tropojës. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme”.

Redaksia Online March 31, 2013 09:05
Komento

2 Komente

  1. Siri March 31, 11:23

    E pa imagjinueshme nje gje e till. Perpara se te te publikohet nje fenomen i till, duhet te vertetohet. ne se po, mostra te tille vendin duhet ta kene ne litar , ose te lagen me benzine. Legjislativi dhe Ekzekutivi te ahoersojne ligjet per mostra te till dhe gjuqesori te mos hezitojn per ti zbatuar. Fenomene te tilla nuk jane ne traditen e popullit tone.
    Mallkuar qofshin monstra te tiila.

    Reply to this comment
  2. Siri March 31, 11:25

    E pa imagjinueshme nje gje e till. Perpara se te publikohet nje fenomen i till, duhet te vertetohet. ne se po, mostra te tille vendin duhet ta kene ne litar , ose te lagen me benzine. Legjislativi dhe Ekzekutivi te ahpersojne ligjet per mostra te till dhe gjuqesori te mos hezitojn per ti zbatuar. Fenomene te tilla nuk jane ne traditen e popullit tone.
    Mallkuar qofshin monstra te tiila.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*