Fier, burg pa afat për vrasësin e biznesmenit

November 15, 2012 13:38

Fier, burg pa afat për vrasësin e biznesmenit

Arrest me burg ka qenë masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Fierit për Gëzim Sulon, i cili pranoi një ditë më parë të ishte vrasësi i vetëm i biznesmenit Naim Suli, fqinj i tij, duke përjashtuar kështu nga përgjegjësia dy djemtë e vet.

Gëzim Suli u shpreh se “e vrava unë Naim Sulin. Djemtë nuk kanë qëlluar mbi të, madje as e dinin që do ta vrisja. Ata kanë qenë në makinë dhe u shtangën kur më panë që qëllova mbi të. Kam hipur në makinë dhe u kam thënë që të më largonin. Ata ishin të tronditur. Më lanë në urën e vjetër të Shkumbinit, ku dikur kaloje nga Rrogozhina, dhe u kthyen. U thashë djemve që të qëndronin bashkë, të mos ndaheshin nga njëri-tjetri”.

Mësohet se rreth tetë muaj më parë, Naim Suli ka pasur një konflikt me fqinjin e tij Gëzim Sulo për vendin e parkimit pranë banesës. Gjatë sherrit, viktima i kishte thyer 49-vjeçarit këmbën. Megjithatë konflikti ishte mbyllur dhe problemet ishin sqaruar. Ata kishin rifilluar të flisnin dhe askush s’e priste hakmarrjen.

Arlinda Gjypi

November 15, 2012 13:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*