Fier, e zë masivi i gurëve, vdes kalimtarja

Redaksia Online December 3, 2012 13:03

Fier, e zë masivi i gurëve, vdes kalimtarja

Një grua ka humbur jetën paraditen e sotme në Fier, pasi është zënë poshtë një masivi dheu dhe gurësh. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në vendin e quajtur Rrepet.

Mësohet se një mjet i cili po gërmonte në afërsi të një pallati, ka rrëzuar një mur, që ka zënë poshtë kalimtaren.

Identiteti i gruas nuk është bërë i ditur, ndërsa policia nisi hetimet ndaj firmës e cila po zhvillonte punimet që shkaktuan tragjedinë.

 

 

Redaksia Online December 3, 2012 13:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*