Fier/ Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është vrarë para një viti

March 8, 2018 19:43

Fier/ Gjendet një trup i pajetë, dyshohet se është vrarë para një viti

Një trup i pajetë është gjetur rastësisht në fshatin Daullas të Fierit, nga një prej banorëve të zonës, i cili ka njoftuar menjëherë autoritetet.

Pas ekspertizës së parë të kufomës, policia raporton se kemi të bëjmë me një ngjarje që mund të ketë ndodhur një vit më parë, duke parë dhe shkallën e dekompozimit të trupit.

Dyshohet gjithashtu se kufoma mund të ketë qenë viktimë e një vrasjeje, pasi trupi i pajetë ka qenë i groposur, një shenjë që tregon se dikush e ka bërë këtë gjë për të mbuluar gjurmët.

Tashmë pritet që autopsia të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje misterioze. Deri më tani, viktima nuk është identifikuar ende.

o.j/dita

March 8, 2018 19:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*