Fier, grabitet piceria natën e Krishtlindjeve, 2 në pranga 2 në kërkim

December 25, 2015 17:39

Fier, grabitet piceria natën e Krishtlindjeve, 2 në pranga 2 në kërkim

Pak pas mesnatës së sotme një piceri është grabitur në qytetin e Fierit, ku katër persona të maskuar kanë marrë prej andej xhiron ditore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në hyrje të qytetit, ku pre e grabitjes ka rënë piceria “Lali”.

Sipas një njoftimi për shtyp të policisë, katër personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë 900 mijë lekë dhe 160 euro.

Nga ndërhyrja e uniformave të policisë, u bë i mundur identifikimi i të katër të dyshuarve dhe kapja në flagrancë e dy prej tyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit Erges Gashi, 20 vjeç dhe Albano Goxhaj, 21 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Ndërkohë u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e A.R., 20 vjeç dhe M.R., 19 vjeç, banues në lagjen e “Re” Patos.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 160 euro, 13.600 lekë dhe mjeti tip “Benz” me targa AA 608 JE. Të ndaluarit do të përballen me akuzën “vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

December 25, 2015 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*