Fier, kamarierja 22-vjeçare: U plagosa vetë, pronarët nuk kanë gisht

November 13, 2013 12:22

Fier, kamarierja 22-vjeçare: U plagosa vetë, pronarët nuk kanë gisht

Kamarierja 22-vjeçare e plagosur me thikë ditën e sotme në qytetin e Fierit ka hedhur poshtë akuzat se është plagosur nga pronarët e lokalit ku ajo punonte. Blerina Qose pasi ka marë ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit ka deklaruar se është plagosur vetë dhe se babë e bir që u ndaluan nga policia si të dyshuar nuk kanë gisht në plagosjen e saj.

“Unë kam plagosur veten, pronarët më kanë mbajtur, nuk e kuptoj përse i kanë arrestuar”,- ka deklaruar 22-vjeçarja.

Më herët policia e qytetit të Fierit arrestoi pronarët e lokalit ku punon 22-vjeçarja Blerina Qose të dyshuar si autorë të plagosjes së saj me thikë. Babë e bir Gëzim Sinani 50 vjeç, Bledar Sinani 24 vjeç u arrestuan pasi dyshohen të jenë autorë të ngjarjes.

Policia bëri me dije se 22-vjeçarja punonte në lokalin e të arrestuarve dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Policia bën me dije se hetimet vazhdojnë./bw

November 13, 2013 12:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*