Fier, konfliktohet me fqinjin tenton ta vrasë me armë

July 7, 2015 15:04

Fier, konfliktohet me fqinjin tenton ta vrasë me armë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Fierit. Përparim Shaqiri, 36 vjeç, banues në lagjen “Kastrioti”, Fier, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A.B, 47 vjeç, banues në të njëjtën lagje.

Sipas policisë, personat në fjalë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta në lagjen “16 Prilli”, Fier. Në gjaknxehtësi e sipër ai e ka qëlluar me pistoletë, duke tentuar që ta vrasë. I plagosuri ka përfunduar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar arma e krimit tip pistoletë model 54, dy gëzhoja model 54 dhe disa telefona celular që i përkasin të dyshuarit. Ndërkohë, autori i dyshuar i krimit është arrestuar në kohë nga Policia e Fierit. Materialet e përgatitura, iu kaluan Prokurorisë Fier, për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

July 7, 2015 15:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*