Fier/ Maskat hyjnë në banesën e të moshuarit, i marrin 10 mijë euro dhe çiften

June 4, 2017 09:48

Fier/ Maskat hyjnë në banesën e të moshuarit, i marrin 10 mijë euro dhe çiften

 

Një informacion paraprak i forcave të rendit të qytetit të Fierit sjell detaje mbi një grabitje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në fshatin Zhupan.

Konkretisht rreth orës 4:30, në banesën e shtetasit 63-vjeçar A.L. kanë hyrë persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët dyshohet se i kanë vjedhur atij një shumë prej rreth 10 mijë eurosh, sikurse edhe një armë gjahu që kishte në shtëpi.

Policia njofton se në vendngjarje ka shkruar grupi hetimor dhe po vijohet me procedurat për të mësuar të gjitha rrethanat e ngjarjes, e për të rënë në gjurmët e autorit apo autorëve të dyshuar të saj.

June 4, 2017 09:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*