Fier, ndalohet një i kërkuar për vrasje

December 19, 2013 09:32

Fier, ndalohet një i kërkuar për vrasje

Nga strukturat e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në kuadër të një operacioni policor u bë i mundur arrestimi I shtetasit të shpallur në kërkim Arber Mucaj, vjeç 25, banues në Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,për veprat penale të  “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentative dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe emunicioneve”.

Gjithashtu policia e Fierit ka arrestuar 18-vjeçarin Mikel Manxharaj, pasi akuzohet për veprën penale të “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. 18-vjeçari është ndaluar nga patrulla e përgjithshme e policisë, në vendin e quajtur “Ura e Gjanicës”, Fier, me mjetin e tij tip Benz, ngjyre gri, me targa të huaja dhe nuk dispononte lejen e drejtimit.

Ndërkohë po nga polic ia e Fierit është arrestuar 50-vjeçari  Luan Zotaj, pasi akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. 50-vjeçari akuzohet se duke drejtuar mjetin e tij autoveture tip “BENZ”, me targë AA902T,(taksi), ka aksidentuar shtetasin S. H, 67 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të “Kthesës së Patosit”.

67-vjeçari ka pësuar fraktura në këmbë dhe në krahë dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Fier dhe është jashtë rrezikut për jetën.

December 19, 2013 09:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*