Fier, në gjyq zyrtarët e Drejtorisë Arsimore, punësuan dhjetëra mësues pa i paguar

August 2, 2014 10:20

Fier, në gjyq zyrtarët e Drejtorisë Arsimore, punësuan dhjetëra mësues pa i paguar

Drejtorja Miranda Bullati dhe katër  punonjës të Drejtorisë Rajonale Arsimore të Fierit janë akuzuar për shpërdorim detyre nga Prokuroria e këtij rrethi, e cila ka dërguar për gjykim, dosjet e tyre.

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Rrethit njoftuan se të pestë kanë regjistruar në lista pagesa, me kontrata të rregullta, një numër të madh mësuesish dhe nuk i kanë paguar ata.

Mësuesit ekzistojnë në listë pagesa, por duket se Drejtoria Arsimore nuk ka pasur mundësi financiare t’i paguajë ata, përderisa rezulton se numri i të punësuarve është shumë më i madh se ai i përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe natyrisht, pagesa e tyre e tejkalonte fondin e pagave.

Kësisoj, të pandehur janë:
1. Miranda Bullati, Drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier
2. Ylli Malaj, shef kuadri
3. Tatjana Ferko, specialiste
4. Suzana Nazëraj, specialiste
5. Eliza Nako, specialiste

Nuk është rasti i parë ky kur zbulohen abuzime në Drejtorinë Rajonale Arsimore të Fierit. Në 13 maj të këtij viti, Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 zyrtarë të Drejtorisë Arsimore Rajonale, të akuzuar për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “fallsifikim të dokumentave shkollorë”. Përkatësisht: tre specialistë të kurrikules: V. Mitro, M. Emiri dhe M.Durmishaj. / ORA

August 2, 2014 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*