Fier, pengonin fëmijët e fshatit të shkonin në shkollë, ndalohen prindërit

October 6, 2016 09:54

Fier, pengonin fëmijët e fshatit të shkonin në shkollë, ndalohen prindërit

Dy prindër në Fier janë ndaluar dhe ndaj një tjetri është proceduar penalisht, pasi nuk lejonin fëmijët e fshatit që të shkonin në shkollë.

Sipas policisë, Bedri Xhafa, 43-vjeç dhe Namik Buzi, 50-vjeç janë ndaluar tashmë, ndërkohë ka filluar procedimi penal për S.B, 45-vjeç, pasi për disa ditë me radhë i kanë dalë përpara në oborrin e shkollës “9-Vjeçare” të fshatit Kallm i Vogël, duke mos e lejuar të shkojnë në shkollë disa nga fëmijët e kësaj shkolle.

Gjithashtu ata kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë  edhe fëmijët e tyre të mitur.

October 6, 2016 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*