Fier, po zëvendësonte naftën me ujë, pranga shoferit të autobotit

December 13, 2014 09:17

Fier, po zëvendësonte naftën me ujë, pranga shoferit të autobotit

Drejtuesi i një autoboti që transportonte naftë bruto është ndaluar dje nga policia, pasi është kapur në flagrancë duke zëvendësuar naftën me ujë. Burime nga policia bënë të ditur se Maksim Hysi punonte si shofer pranë kompanisë “Europetrol” në Fier dhe drejtonte autobotin me targë AA302DR, që transportonte naftë bruto në Petroliferën e Vlorës. Hysi e ka ndalur autobotin gjatë rrugës dhe ka shkarkuar një sasi nafte, për ta zëvendësuar më pas me ujë. Në këtë moment, shoferi është kapur në flagrancë, përpara se të hidhte në depozitë naftën e përzierë me ujë.

December 13, 2014 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*