Fieri “hambar i madh” votash për PS, Ruçi siguron mandatin

June 26, 2017 18:38

Fieri “hambar i madh” votash për PS, Ruçi siguron mandatin

Në Mallakastër, pjesë e qarkut të Fierit ka përfunduar numërimi i votave.

Partia Socialiste kryeson me 7337 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 4538, LSI, me 2436 dhe PDIU 276 vota. Në tërësi, në Qarkun e Fierit janë numëruar mbi 84 për qind e kutive të votimit ose 498 kuti nga 591 kuti gjithsej.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 57 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 25.82 për qind, ndërsa në vend të tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 11 për qind. PDIU ka marrë 3.44 për qind, por ende pa mandat deputeti.

Sipas shpërndarjeve paraprake të mandateve, Partia Socialiste merr 10 deputetë në këtë qark, ndërsa PD-ja 4 deputetë dhe LSI 2 deputetë.

Nëse rezultati do të vazhdojë të mbetet i tillë, Gramoz Ruçi i renditur i 9-ti në Fier e ka të sigurt mandatin e deputetit.

June 26, 2017 18:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*