FIFA Magazine: Kombëtarja Shqiptare ka të ardhme të ndritur

April 15, 2016 13:20

FIFA Magazine: Kombëtarja Shqiptare ka të ardhme të ndritur

Pjesëmarrja e Shqipërisë në Kampionatin Evropian në Francë ishte tema e revistës televizive të FIFA-s, të transmetuar nga Eurosport. Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga starti i Euro 2016, kualifikimi i Shqipërisë, mbetet në qendër të vëmendjes. Një arritje, që u shoqërua me festë në gjitha trojet shqiptare, por edhe kudo nëpër botë.

FIFA Magazine shoqërohej me deklaratat e protagonistëve të suksesit, nga trajneri De Biasi që e cilëson një arritje për të gjithë kombin shqiptar.

“Në karrierën kam arritur disa suksese, por kjo është arritja më e madhe, pasi nuk është njësoj si të bësh diçka për një klub, por të arrish një objektiv për të gjithë vendin.

Më e rëndësishme se rezultatet, është mënyra si arritëm të bashkonim të gjithë popullin shqiptar, që për arsye politike jetojnë në shtete të ndryshme të botës. Për mua, kjo ishte fitorja e njerëzve që ishin të bashkuar rreth një flamuri dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha De Biasi për FIFA Magazine.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pranoi që futbolli shqiptar ka bërë përparime dhe shprehu besimin se do të vazhdojë të ecë përpara.

Një tjetër vend ëndërron për një të ardhme edhe më të ndritur. Ky ishte verdikti për rezultatin historik të Kombëtares shqiptare, që pakkush e kishte imagjinuar.

April 15, 2016 13:20
Komento

1 Koment

  1. roberto April 15, 23:35

    Vetem Duka te mos flase per futbollin shqiptar se nuk ka bere asgje ne kete drejtim!
    Ai ka bere vetem BIZNES me kombetaren deri para ardhjes se De Biassit!
    Kombetarja eshte AFTESIA VETEM E De Biassit dhe vete lojtareve!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*