“Figura e Enverit ka nevojë për studim serioz që të paraqitet e vërteta”

Entela Resuli November 19, 2014 16:04

“Figura e Enverit ka nevojë për studim serioz që të paraqitet e vërteta”

Në prag të 70-Vjetorit të Çlirimit të vendit kemi bërë një vizitë në pavijonin e Luftës së Dytë Botërore. Ju sjellim foto të objekteve që kanë mbajtur Heronjtë e Popullit dhe një intervistë me drejtorin e muzeut, Melsi Labi

 

Ai është vendi ku mund të gjejmë gjurmë të Luftës së Dytë Botërore. Ndodhemi në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar. Një korridor i gjatë, në hyrje të të cilit na shfaqet një tabelë ku thuhet se jemi në Pavijonin e Luftës Antifashiste NacionalÇlirimtare, na fton për të udhëtuar në gjurmët që kanë lënë ato vite. Janë gjithsej 274 objekte, kryesisht personale të Heronjve të Popullit, që janë mbajtur prej tyre gjatë viteve 1939-1945.

Përveç revolverit dhe belxhikut të Enver Hoxhës, të Mitro Xhanit, të Mustafa Matohitit, na shfaqen edhe armë të artilerisë së rëndë, siç është topi. Në tryezat që janë të mbuluara nga xhami shihen edhe objekte si ditarë, blloqe shënimesh, libra… Aty është edhe violina e Qemal Stafës. Mes të tjerash gjejmë flamuj, armë dhe dylbi të përdorura në luftë, veshje personale të tyre apo dhe skica e punime dore. Në këtë pavijon janë të ekspozuara dhe objekte të Sejfulla Malëshovës, Nako Spirut, Anastas Lulos, të cilët janë goditur nga regjimi komunist.

Jo rastësisht jemi vendosur në këtë muze. Nëpërmjet fotografive që kemi mundur të realizojmë brenda pavijonit të luftës, duam të sjellim më nga afër imazhet. Nostalgjikëve t’iu sjellim ndërmend objekte dhe emra, ndërsa më të rinjve, historinë. Nuk dolëm nga kjo godinë pa bërë një bisedë me kreun e këtij institucioni. Melsi Labi mban postin e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, prej një viti (që nga nëntori i vitit të kaluar). Labi është diplomuar në degën e Historisë, për t’u specializuar më pas për Arkeologji në Britaninë e Madhe. Mësojmë se ka marrë pjesë në disa ekspedita gërmimesh arkeologjike në Butrint, Durrës, Finiq, Lezhë, Sarandë dhe Tiranë. Në vitin 2008 ai ka qenë drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit. Vitet e fundit Melsi Labi ka mbajtur funksionin e drejtorit të Përgjithshëm të Politikave për Artin në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Sot, kemi folur me të për pavijonin e luftës, por edhe për hallet që ka institucioni që ai drejton.

Labi, cilat janë aktivitetet që po zhvillohen dhe do të zhvillohen me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit?

Një ndër veprimtaritë kryesore, që do të realizohen në kuadër të 70-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut, do të jetë një ekspozitë me titull “Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Aleatët Anglo-Amerikanë”. Vend të rëndësishëm në këtë ekspozitë do të zënë: Objektet e heronjve të popullit, të martirëve të Borovës, armë, trofe të pushtuesve italianë e gjermanë, midis të cilave një automatik dhe një dorezë hekuri e nipit të Geringut, Fon Essen etj. Flamuj të përdorur që nga demonstratat e para fillimit të LANÇ, të brigadave partizane, apo të gruas dhe rinisë antifashiste, flamuj italianë e gjermanë. Si një risi, këtë herë, do të luhet mjaft mirë me projeksionet e fotove të ndryshme që na sjellin atmosferën e LANÇ-it, si dhe me kuadro reale filmike nga kjo luftë, siç është zbarkimi i anglezëve në Spille.

Cila është hapësira që zë Lufta e Dytë Botërore në Muzeun Historik Kombëtar?

Sot Lufta e Dytë Botërore në Muzeun Historik Kombëtar paraqitet në dy salla, që zënë fill me rezistencën kundër fashizmit e deri në Çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Çfarë objektesh ka në pavijonin që i përket viteve ’39-’45?

Në këtë pavijon ka 274 objekte kryesisht të objekte personale të Heronjve të Popullit, që janë përdorur prej tyre gjatë asaj periudhe. Ndër këto objekte ka ditarë, blloqe shënimesh, libra, violina e Qemal Stafës, flamuj, armë dhe dylbi të përdorura në luftë, veshje personale të tyre apo dhe skica e punime dore. Në këtë pavijon janë të ekspozuara dhe objekte të Sejfulla Malëshovës, Nako Spirut, Anastas Lulos, të cilët qenë goditur nga regjimi komunist.

Paraardhësit tuaj janë kujdesur në mënyrë të veçantë që në këtë pavijon të Luftës të vendosin dhe forcat balliste dhe kolaboracioniste. E keni konstatuar ju këtë gjë dhe a janë në raport të drejtë objektet që ndodhen në pavijon?

Po në këtë pavijon në disa vitrina, ka dhe rreth 20 objekte që u përkasin kundërshtarëve politikë, si të Mit’hat Frashërit, Ali Këlcyrës, Vasil Andonit etj. Sigurisht që numri i këtyre objekteve është më i pakët.

Në çfarë gjendjeje është muzeu sot dhe do të kemi ndonjë ndryshim në të?

Sigurisht që Muzeu ka nevojë për ndërhyrje e për rikonstruksion nga ana përmbajtësore, rikonceptim të pavijoneve ekzistuese, ashtu dhe në aspekte të ndryshme të shfrytëzimit të mjediseve. Po ashtu ka nevojë dhe për ndërhyrje në bazën ligjore, për mënyrën e funksionimit si dhe për fleksibilitet financiar, masa këto shumë të rëndësishme, sidomos për jetëgjatësinë e mbrojtjen e objekteve te cilat krahas konservimit e restaurimit të tyre, kanë nevojë për ndërhyrje, si dhe për krijimin të parametrave të nevojshëm të kushteve klimaterike apo të parametrave muzeale, të cilat për fat të keq mungojnë totalisht në MHK. Pavarësisht këtyre vështirësive dhe sfidave që paraqiten…, një ndër drejtimet e punës sonë është dhe përgatitja e Platformës për periudhën 1945–2000, e cila që pas vitit 1992, pavarësisht politizimeve të saj, mungon në Muzeun Historik Kombëtar. Aktualisht kemi vetëm një pavijon, atë të Terrorit Komunist, ndërtuar në vitin 1996 e ristrukturuar në vitin 2012, por që paraqet vetëm një aspekt të asaj periudhe, atë të luftës së klasave… E cila ka nevojë për rishikim. Është duke u punuar për Pavijonin e Etnografisë, që do t’i shtohet së shpejti guidës në muze.

Kohët e fundit është hapur një debat i madh në lidhje me figurën e ish-diktatorit Enver Hoxha. Si paraqitet ai në muze dhe a janë bërë përpjekje për gjetjen e sendeve të tija personale?

Sot në Muzeun Historik Kombëtar, figura e Enver Hoxhës paraqitet në pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, pavijon që është rihapur në vitin 2004, në kuadër të 60-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Kjo nis me krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare, etapat e pushtetit (Konferenca e Pezës, Konferencat e Labinotit, Kongresi i Përmetit, Mbledhja e Beratit) dhe formimin e Brigadave Partizane, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Operacioneve Luftarake të Dimrit e të Pranverës deri në Mësymjen e Përgjithshme e Çlirimin e vendit. Në një vitrinë në këtë Pavijon janë të ekspozuara disa objekte personale të Enver Hoxhës (Mushama-pardesy, dy pistoleta, një pushkë), të përdorura gjatë LANÇ, objekte këto që kanë qenë ekspozuar edhe në pavijonin që funksionoi deri në vitin 1992, por ky personazh ka nevojë për ristudim dhe rishikim. Si dhe për një paraqitje të saktë të historikut të jetës së tij. Ndërsa në opinionin tim, kjo figurë ka nevojë për një studim serioz, pasi kemi vetëm të dhëna jo të plota dhe që nuk paraqesin të vërtetën e plotë rreth kësaj figure komplekse.

***

Një material të zgjeruar për Muzeun Historik Kombëtar dhe fotot me sendet personale të Heronjve të Popullit i gjeni në versionin print të gazetës.

Entela Resuli November 19, 2014 16:04
Komento

16 Komente

  1. Mark uk November 19, 16:47

    Nuk ka nevoj per studim.E dine e gjith Shqiperia te kqijat e tij.Po te behen analizat del se 80% ka bere te kqija e 20 % te mira.Vetem shok te vete ka pushkatuar denuar burgosor 73 vete antar te komitetit qendror dhe antar te byros politike.

    Reply to this comment
    • ardi November 19, 18:13

      keqardhje per te gjithe shqiptaret e shqiperise qe merren akoma me vleren tollonare te sistemit te Enver Hoxhes……ai gaboi …dhe gaboi aq keq sa i vetmi qe ia fal kete ,,,eshte shqiptari i keq,…paralelisht ,ai zhvilloi disa vlera qe nuk ishin,,por i interesuan te ishin te tijat,, edhe ketu
      shume keqardhje per ata qe nuk kane besim tek vetja,,,
      Ne per te qene Shqipe… besoj..,, duhet mbi te gjitha te jemi krenare…dmth… te njohim mire vehten,,te dime cfare zgjedhim,,te dime qe edhe ne dime,,,te mos gjykojme kurre veten ,,per keq,,per gabimet qe bejme,,,por mos ti perserisim ato,,,dhe mbi te gjitha: vertet pylli eshte bio,,por nuk eshte krenari e jona =baras me qenin ujk te zbutur te xhek london,,qe sa here ne nuk perballojme dot instiktet ,,ta quajme vlere…..QUHET KAFSHERI….INFERIORITET i thone qente me te zbutur se ne…dmth euro……..etj. eh..dhe me aresye ….dakort?

      Reply to this comment
    • andromeda November 19, 19:28

      Po more Mark, por na la pas një Shqipëri të bashkuar dhe që mundohej të mbijetonte me forcat e veta në kushte rrethimi aspak dashamirës si nga fqinjët dhe nga fuqitë e mëdha. Dhe kjo falë zgjuarësisë, mençurisë dhe diplomacisë së E.Hoxhës. Ai la pas një Shqipëri të varfër por të bukur dhe jo të rrënuar siç e ktheu i paudhi yt me injorancën e tij prej maloku shpirtkeq e cmirëzi dhe me përkrahjen e Amerikës. Dhe ai, miku juaj Arvizu, në vend që të na e heqë kuçedrën berishiane nga sytë, merret me 5-6 pleq nostalgjikë që mbanin portretet e Enverit. Me këtë sjellje aspak diplomatike ai na bën të besojmë akoma më shumë se Enveri bënte atë që duhej për një Shqipëri të vogël.

      Reply to this comment
  2. unknow soldier November 19, 17:16

    Sa te jete permendorja e zogollit tradhetar ne tirane dhe sa te jete banditi berishe jashte dyerve te burgut nuk ka nevoje per studim.Derisa dhe ambasadori i nderuar Arvizu “ka frike” nga 50 veterane buze varrit me nje portret te Enverit,padashur ky ambasador po shenjteron si profet dikatatorin “e dashur dhe te paharruar”.Zoti Arvizu mos e ngrini kaq lart Enverin !

    E.Hoxha ka te mirat e te keqiajt e tij dhe eshte mire te mos ndegjojme as te perskutuarit,as ato qe kane bere qejf,as te paguarit qe shkruajne artikuj te te tille.
    Eshte mire te ndegjojme nje pale te trete asnjanjese dhe per kete qellim kam zgjedhur Montanelin si kakalizator.
    Ai gazetar nje nga me te miret ne Itali dhe ne bote krahas KERBACIT te forte qe I jep enverhoxhes I jep dhe KULACIN te cilen po e jap me poshte tekstualisht
    Si pershkruan top-gazetari Italian Montaneli me prirje fashiste disa ane pozitive per Enver Hoxhen shkurtimisht :

    1-burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushteti

    2-e fitoi pushtetin si partizan

    3– e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

    4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet

    4-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

    6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.

    7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës

    8-Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit

    9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
    10-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

    11-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar

    12-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën

    13-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.

    14-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

    15-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.

    16-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.

    17-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut

    18-në publik shfaqej rrallë

    19-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave lindore që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

    20-pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë.

    Reply to this comment
    • Zogist nga shen naumi November 19, 17:35

      Bravo Soldier.

      Dhe me e bukura MONTANELI , ka qene fashist .
      Nje gazetar qe jetoje dy sisteme ,
      Pra Montanelli i ka bere shkrimin me te mire Kundershtarit komunist enver .
      Dhe italise nuk do ti vine me Gazetare si Montanelli , e enzo biagi ……..

      Reply to this comment
  3. Cobani November 19, 18:00

    Natyrisht se duhet vleresuar realisht. Po me pare e pa paragjykim emrash duehn percaktuar kriteret. Se te mohosh Enverin se ka vrare me gjyqe shoket e tij, edhe pse e vertete nuk rregullon gja kur dheh Zogollin qe jo vetem ka vrare pa gjyq por edhe ka shitur pjese territori. Historia na meson se per pushtet jane vrare e do vriten kundershtaret, por nuk imagjinohet qe vendi i tij te ngreje ne pjedestal, madje ne sheshin kryesor monumentin e nje matarpazi tradhetar si Ahmet Zogu. Mendoni se pas Zogut e ka radhen salberisha per monument!!!??? Ngjakne se te dy kane shitur copa trojesh a ujerash shqiptare.

    Reply to this comment
  4. METEH November 19, 18:46

    E.HOXHA ishte komandant i pergj.i LNÇL.Si i till ka vendin e tij.Pas çlirimit beri gabime

    Reply to this comment
  5. alfade November 19, 19:44

    Nje bravo kozmike per zotin ”unknown soldier” ! Te gjitha jane te verteta ato qe thoni !
    Enveri , me perjashtim disa dite pas clirimit , nuk u vesh kurre si Stalini dhe Mao, por si
    nje europiano-perendimire…..!!!!!

    Reply to this comment
  6. kujtesa November 19, 20:14

    – Ne kuader te studimit serioz !
    Neser eshte 20 Nentor ! Ato qe perkujtojne Luften me foto te Enverit kane nje perkujtim.
    Me 20 Nentor 1944 nje Komando apo repart Anglo-Amerikan zbarkoi ne zonen prane Sarandes. Ishin, sic mburremi sot, aleatet Anglo-Amerikane te cilet na ndihmonin dhe ne “jemi rreshtuar ne Koalicionin Antifashist”
    Forcat Partizane te zones me urdher direkt te Komandantit u pozicionuan dhe i vune pushken “Aleateve” duke i detyruar te kthehen ne varka.Per 45 vite eshte perkujtuar me mburrje ky rast. Eshte edhe nje film”Fortuna” i kohes se komunizmit qe e trajton kete ngjarje.
    Normalisht Aleatve u duhej thene mireseardhet.Por komunizmi i Enver Hoxhes e kishte percaktuar aleatin e vet. Jugosllavija, Bashkimi Sovjetik dhe ushtarakisht “Traktati i Varshaves” “Lexoni “Zerin e Popullit ” ne ato vite se cfare thote per NATO e Imperializmin Anglo-Amerikan.
    Neser mos harroni te ftoni ambasadorin Amerikan dhe Anglez.

    Reply to this comment
  7. arif November 19, 22:14

    Po ku e keni amdiun sot,e lexuam te Tetma dhe twt ju ska dal akoma. Po jepeni se kemi gjithe diten qe e presim,tani ta dwgjoim audio,se e lexuam te tema

    Reply to this comment
  8. gjermani i fundit November 19, 22:46

    Po nje Pavion.te posacem per Nastradinin pse nuk e keni hapur?

    Reply to this comment
  9. Arberi November 20, 02:21

    PKSH e PPSH ti bejne muze Diktatori.Po enveri pse m…i mbajti 2 revole ai ska marr pjes ne asnje aksion apo demonstrate

    Reply to this comment
  10. Kolaboracionisti November 20, 15:01

    Jam rezident ne Rome,e kam ndjere veten nje bir nacionalisti duke u krenuar me jeten deri sa u zhgenjeva kur mesova ketu,prej ish-pushtuesve te verteten duke ndjere edhe turpin e prejardhjes prej kolaboracionisti.Jo vetem librat e shumta,botime te akademive e personaliteteve,por edhe muzete,nje mundesi e te gjitheve,te te shkolluarve e analfabeteve tregojne me fakte e dokumente ate qe ka ndodhur,qe kudo bashkepunetoret e nazi-fashizmit idealet e lirise ne emer te pastertise racore etj i dhunuan.Ata qe me pushtuesin u bashkuan vetem per te perfituar ate pushtetin e mallkaur dhe pasurine e pamerituar humbja nazi-fashiste i shkaterroi,i degdisi rrugeve te botes nga kupola e regjimit,me rroga, grada e ofiqe,ne “barbone”kafeneshe e trotuaresh,siç shemb shtrengata gure e ferra qe bien ne perrua.Kjo ishte humbja fatale,qe nuk u ngushllua por nga e gjithe bota u ndeshkua.Njerzit e ndershem duhet te pranojne si fitoren edhe humbjen vetem kur jane merituar.Mjafton te lezohet letra qe Kol Bib Miraka i bente ne vitet ’60 nga SHBA,kreut ballist,Abaz Ermenjit,qe te kuptojne “autonacionalistet” e vendit,se e drejta ishte me frontin kapitalisto-komunist dhe jo me nazi-fashizmin ekspansionist,racist dhe me ata qe sherbyen duke e ditur a mos e ditur se shkaba mbi qeleshe dhe dekalogu e frymezimet nga Zogu ishin perqafuar per te perfituar si gjithemone padrejtesisht.si hienat mbi kufoma rreze shkembit,Scopia qe beri komunizmi ideologjikisht eshte menyra e keqe per te ndeshkuar dhe nderuar fajtoret dhe deshmoret, atedhetaret e tradhetaret duke e tejkaluar te drejten ekstremisht .Faji dhe merita,humbja dhe fitorja lidhen veten se si e perdor a e manipulon te drejten.Faji eshte kur ben te vuaj pala tjeter dhe merita kur sakrifikohet jeta per lirine dhe te verteten.Faji u perket atyre qe perqafojne dhe e bejne vrastare nje ideologji te shtrember..pastaj atyre qe hakmerren extremisht per te sunduar me te njejtin shembull.Cfare ka ndodhur e su ka ndodhur dihet nga te gjithe,fjla latine thote “jepja Cesarit,çfare i takon Cesarit”,prandaj po bej nje analogji lidur me shfaqjen e fotos se Enverit,nga foracat e lirise apo te te territ.Ne sheshin “Venezia”,nder me te medhenjte e Romes,perballe monumentit gjigand te Victor Emanuelit te dyte,babait te Italise,gjendet sheshi qe mbam emrin e Berlingueirt,para hyrjes se madhe te univesitetit “la Sapenza” gjendet sheshi me emrin e Amendoles,ndersa brenda,ne njeren nga rruget kryesore gjendet fakulteti i pedagogjise me emrin Antonio Gramshi.Te tre nga kta lidere te PK italiane kane emrat siç i kane emrat dhe bustet lideret e Romes e lashte perandorake e republikane,si ishin ne te vertete,perveçMusolinit qe poulli e vari me kembeperjete dhe mbretit kukull Emanuel lll,qe gjenden ne te gjitha muete,Nuk me pelqen me aroma e kolaboracionizmit te fashizmit,qe nuk e kane hequr asnje nga detergjentet,qe vijne prej formulave te vuajtjeve te komunizmit,sepse nuk ka makine vdekje me te perbindeshme se ajo e nazifashizmit,prandaj me karten e OKB eshte ndaluar ,ndersa komunizmi eshte ende i gjithepranuar,ne G2 SHBA-Kine,ne keshillin e Sigurimit te OKB dhe gezojne lirine ne çdo organizem boteror qe mundet demokratikisht te arrijne. Berishizmi nu eshte antikomunizem por masakrimi i demokracise deri ne fetishizem per te sunduar e pasuruar me korupsionizem.

    Reply to this comment
  11. Shigjeta November 20, 18:13

    Kur vlersohet nje njeri, dhe c’do gje tjeter,peshohen ne total te gjitha c’ka ai njeri,te mirat dhe te keqiat. Nese peshorja rendon edhe nje vijze nga e keqia, ai njeri eshte i lik,i keq. Kjo ndoth me paranojakun enver. Kjo monster nje gje kish qellim, te linte pas tij sundimtarin qe, nuk do cenonte femijet e enverit dhe pasurite e tyre.Ky ishte ramizi.Kete stafete ramka ju a la nanos,saliut,metes, qe vazhdojne dy partite katovicen.Me synim te pasurohen,tu a lene cifligun pjellave te tyre, populli boll e ka racionin dhe shtratin e gjumit sa ti vije vdekja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*