FIKS FARE/ Fallxhoret: Njerëz të PD-së erdhën me makina të blinduara për fitoren e Bashës

June 22, 2017 21:20

FIKS FARE/ Fallxhoret: Njerëz të PD-së erdhën me makina të blinduara për fitoren e Bashës

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Fiks Fare shkoi në disa fallxhore për t’i pyetur se cila forcë politike do të fitonte më 25 qershor apo edhe për ekuilibrat në politikën shqiptare.

Një fallxhore në Lushnje thotë se zgjedhjet do të zhvillohen me sukses. Tregon se ka parashikuar fitoren e Bashës në Bashkinë e Tiranës, pasi në “zyrën” e saj i kanë shkuar disa njerëz të PD-së nga Tirana me furgona të blinduar. Ajo thotë se ka kontakte të fuqishme me njerëz në pushtet në Tiranës. E pyetur për zgjedhjet e vitit 2017, thotë se fituese do të dalë Partia Socialiste.

Ndërkohë, gazetarët e Fiksit shkuan edhe në një fallxhor në Tiranë, në zonën e Laprakës. Gazetarja i prezantohet si një vajzë, vëllai i së cilës është me Partinë Socialiste. Ajo flet edhe për zgjedhjet, ndërsa thotë se Partia Demokratike ka mbrojte nga një i madh i lartë, që është Trumpi (Presidenti i SHBA-ve).

Ajo i thotë gazetares se edhe Ilir Metën e ka kundër, pasi ai (Meta) do të bëhet kryeministër. Fallxhorja na thotë se Meta e ka “krimbin” brenda , pasi ka Monikën nga pas. Ajo i jep gazetares dy nuska, që i lidh me pe dhe i ” këndon” . Te njëra lidh Sali Berishën dhe të tjetra lidh Lulzim Bashën. I thotë njërën do ta çosh te PD-ja, ndërsa tjetrën ta mbante i vëllai i gazetares me vete. Sipas saj, në këtë mënyrë fituese në zgjedhje do të jetë PS-ja.

Fallxhorja e tretë, edhe kjo në Lushnje, i bën gazetares të Fiks Fare një nuskë. “Këtë (nuskën) ta mbajë vëllai me vete për zgjedhje dhe do t’i ecë mbarë” shprehet ajo. I kërkon gazetares që pas zgjedhjeve të shkojnë me një fotografi dhe sheqer. Me këtë marifet, fallxhorja do ta ndihmojë vëllanë e gazetares që të qëndrojë në punë.

June 22, 2017 21:20
Komento

2 Komente

  1. Atdhetari June 22, 23:51

    Kuje! Kuje! Ku eshte katandisur gazetaria! Shohin fatin tek fallxhoret! Po nuk na thate sa para paguat tek fallxheshat?! Ka te drejte Edi Rama, qe thote kazani, kazani! Duhet shtuar i tere arsenali i kuzhines. Vec kazanit jane tenxheret, kusite, garuzhdet, thikat, hanxharet, pirunjte, luget, pjatat, tasat e ku ta di une se cfare. Ndonje mjeshter i kulinarise mundet te plotesoje te tjerat.

    Reply to this comment
  2. Adhetari emigrant. June 23, 17:39

    Vota e secilit eshte vendimtare -Jepeni ate.!
    (Fshati digjet kurva krihet dhe ju botues te ketij shkrimi.Turp te kini).
    Votues : thuaje fjalen tende.
    Atdhetari emigrant.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim