Inspektorët e AKU-së “mbyllin sytë” pas 100 mijë lekëve ryshfet

September 24, 2018 20:51

Inspektorët e AKU-së “mbyllin sytë” pas 100 mijë lekëve ryshfet

Një video e publikuar sot në Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë dy inspektorë të vetëprezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës.

Dy persona janë prezantuar si inspektorë të AKU-së dhe kryejnë një kontroll duke kërkuar dokumentacionin nga punonjësit e lokalit. Në video duket mjaft qartë se ata kërkojnë librezën e dezinfektimit dhe, pasi menaxheri nuk arriti ta gjente, ata fillojnë dhe debatojnë me menaxherin e lokalit.

Inspektorët vijojnë me kërkesat dhe kërkojnë të tjera dokumente. Pasi ata nuk i gjejnë, një nga inspektorët i përgjigjet se “me këto që s’i ke ti, tre milionë lekë gjobë”. Punonjësi i përgjigjet që nuk është pronar, ndërsa inspektorët pyesin sërish se kur kthehet pronari. Ata mësojnë se ai kthehet të shtunën pasi është jashtë Shqipërisë dhe ngrihen nga tavolina. Në këtë moment, një nga punonjësit e lokalit i afrohet dhe i jep 100 mijë lekë. Në fund, inspektorët i thonë punonjësve që të shikojnë dhe sistemojnë mirë dokumentet. Madje, një nga inspektorët, pas marrjes së ryshfetit, u jep këshilla punonjësve se çfarë dokumentesh duhen.

 

V.L/ Dita

September 24, 2018 20:51
Komento

3 Komente

  1. Hosteni September 24, 23:39

    E ça pastaj ? Edhe presidentit me te mire te te gjitha koherave i nxorren nje video te tille. Lerini barkderrat te hane.

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr September 25, 15:02

    Keta ishin Inspektore te AKU apo te vetprezantuar si inspektor te AKU. Ju te Topkanalit mos beni “zhurme” pa qene te bindur se si qendron e verteta !; ne rast te kundert “zbulimet “tuaja u kthehen ne faje te renda e pergjegjesi ligjore!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*