Fiks Fare, ja si merren provimet tek Universiteti Bujqësor

September 5, 2016 21:07

Fiks Fare, ja si merren provimet tek Universiteti Bujqësor

Fiks Fare u rikthye për sezonin e ri dhe tema e hapjes së këtij sezoni ishte një plagë e hershme e arsimit dhe gjithë shoqërisë shqiptare; korrupsioni.

Gazetarët e Fiksit u angazhuan në një investigim 8-mujorsh në Universitetin Bujqësore të Kamzës për të sjellë me zë dhe figurë sesi merren provimet në këtë universitet, ku mjafton xhepi i mbushur dhe njohja e duhur.

Bashkëpunëtorët e Fiksit e gjetën njohjen e duhur. Besim Nasufi ishte sekseri mes studentëve dhe pedagogëve.

Në takimin e parë ai thotë se pedagogët duan para për të dhënë provimin dhe i kërkon bashkëpunëtorit të Fiks Fare që t’i dorëzojë një listë me provimet që kërkon të marrë.

“Ti do  të më japësh listën mua. Unë pastaj flas më shokët e mi dhe ata thonë që kjo bëhet kjo jo. Ato që bëhen unë t’i rrethoj. Njerëzit që njoh unë janë të Rektoratit. Nuk janë njerëz që nuk përflillen”, thotë ai.

Pasi kalojnë disa ditë, bashkëpunëtori i Fiksit takohet sërish me sekserin, i cili e njofton për numrin e provimeve që mund të ‘rregullojë’, sigurisht, kundrejt pagesës.

“Nuk numërohen diplomat që kam dhënë unë. I marr unë! Ti nuk ke punë. Po ndërhyra unë vëllai yt i merr provimet avash-avash. Nuk dua të bie në sy se bie brenda dhe nuk dal më. Ka kontroll të madh”, thotë ai.

Pasi siguron për lëndët që mund të rregullojë, bashkëpunëtori i Fiksit i dorëzon 120 mijë lekë (të vjetra) për të siguruar notë kaluese për lënën e Matematikës Ekonomike të pedagoges Marjana Nikolla.

100 mijë lekë jepen për pedagogen, ndërsa 20 mijë lekë sekseri i ruan për vete. Pas pagesës dhe dhënies së provimit, nota e marrë në provimin në fjalë është kaluese; 5.

September 5, 2016 21:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*