Fiku nuk është frut!

August 25, 2016 14:50

Fiku nuk është frut!

Një term i thjeshtë; fiqtë teknikisht nuk janë fruta-ato janë një lule e përmbysur. Fiqtë nuk kanë lule si mollët apo pjeshkat.

Lulet e tyre lulëzojnë brenda lëkurës, të cilat më pas shndërrohen në frutat që hamë.

Çdo lule, prodhon një farë të vetme me një bërthamë e quajtur “achene’ dhe fiku është i përbërë nga shumë të tilla. Kur hamë një fik, me të vërtetë po hamë shumë fara.

Por, kjo nuk është më e veçanta. Brenda “lules” së fikut është e domosdoshme të kryhet një pllenim i veçantë dhe në këtë rast, bletët nuk hyjnë në punë, si një nga krijesat me rolin më të rëndësishëm në botë. As era nuk shërben në këtë rast.

Punën e bën një grerëz e veçantë e cila nuk jeton dot pa fikun dhe as fiku nuk jeton dot pa të. Ajo çfarë bën grerëza janë larvat që lë ajo tek fiku dhe kështu bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, ndryshe quhet marrëdhënie reciproke.

Grerëza femër hyn në një fik mashkull për të shtruar vezët e saj. Pasi grerëza hyn, ajo humbet krahët dhe nuk mund të dalë.

Por, lëshon vezët dhe lë pasardhësit e saj. Nga ana tjetër, grerëza mashkull është i lindur pa krahë me synim për t’u kryqëzuar me pasardhësit femër, teknikisht motrën e tyre dhe ai gërmon një tunel nga fiku. Për pasojë, ata dalin duke marrë me vete edhe polenin.

Nëse hyn aksidentalisht në një ‘lule’ fiku femër, femra vdes por nuk mund të lërë vezët e saj. E megjithatë, edhe këtu e ka dhënë kontributin e vet pasi ka pllenuar lulen duke na dhuruar fiqtë e shijshëm.

Mos u shqetësoni, pasi të mendoni se po hani njëkohësisht edhe një grerëz të ngordhur. Fiku përdor një enzimë të veçantë e quajtur “ficin” e cila e kthen grerëzën në proteina. Shihni videon se si kryhet ekzaktësisht pllenimi.

August 25, 2016 14:50
Komento

6 Komente

  1. Ora News August 25, 16:07

    Citim….

    Reply to this comment
  2. perkthyesi August 25, 17:57

    Artikull shume interesant! Misa qe pllenon fikun quhet Blustifag!

    Reply to this comment
  3. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 26, 07:12

    Mos hame ndonje thumb grereze se mjaft thumba po hame nga hajdutet Politikane dhe kriminelet e SHQUP-it qe u prin Kryegrereza Saleh.

    Reply to this comment
  4. Hani pak mos hani shume m.... August 26, 07:22

    E morem vesh qe fiku qe ka shitur Erjon Veliaj nuk eshte frut, por cfare eshte atehere, SALEH perse nuk e spjegoni.
    Shkrim nga fillimi deri ne fund kontradiktor, na thuhet qe fiku nuk eshte frut se nuk cel lule, po aty thoni qe fiku eshte nje lule e permbysur dhe pllenimin e luleve e ben vetem nje grerez e vecante.
    Tani fiku ka apo nuk ka lule ore tule gazetar, po farat kushi i leshon, pa pasur frut nuk mund te kete fara apo jo sholu gazetar i universiteteve kioska (llamarine).

    Reply to this comment
  5. Hani pak mos hani shume m.... August 26, 07:23

    E morem vesh fiku qe ka shitur Erjon Veliaj nuk eshte frut, por cfare eshte atehere, SALEH perse nuk e spjegoni.
    Shkrimi nga fillimi deri ne fund kontradiktor, na thuhet qe fiku nuk eshte frut se nuk cel lule si mollet apo pjeshket, po aty thoni qe fiku eshte nje lule e permbysur dhe pllenimin e luleve e ben vetem nje grerez e vecante.
    Tani fiku ka apo nuk ka lule ore tule gazetar, po farat kushi i leshon, pa pasur frut nuk mund te kete fara apo jo sholu gazetar i universiteteve kioska (llamarine).

    Reply to this comment
  6. MH August 26, 08:12

    Mardhenie reciproke ose ose Simbioze.
    Kete simbioz deklaroi Berisha qe iu afrue nga biznesi.Po Berisha nuk e pranoi dhe biznesin nuk e denoncoi.Pra dhe mos denoncimi mbetet simbioz.Shpresoi qe reforma do na e servirin.
    E dyta. Ketu ne krijimtarin e frutit te fikut kemi nji incest ku mashkulli pa krah kryen incest me motren.Ndaj duhet te mos hajne fiq njerezia qe te mos ekzistoj incesti.Fiku infekton njerezin qe perfundojne ne incest.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*