Kryeministër pa b…. Barcaleta therëse e Çakulit për Ramën

May 21, 2016 10:37

Kryeministër pa b…. Barcaleta therëse e Çakulit për Ramën

Filip Çakuli, drejtori i “Fiks Fare”, në një rrëfim plot humor për Ermal Mamaqin, ka treguar disa detaje të jetës së tij.

Çakuli ka deklaruar për herë të parë se pas “Fiks Fare” nuk do të punojë më, por do të shijojë pleqërinë.

Ke 15 vite që u bie të gjithëve, akoma nuk të është ngritur një padi?

Më kanë ngritur edhe padi, por i kam fituar.

Po si ia bën, blen Gjyqësorin?

Në fakt ne kemi drejtësi, është pak e shtrenjtë, po ka drejtësi ama. E blen dhe e ke aty. Dikur njeriu i shkretë linte mënjanë ca lekë për ndonjë sëmundje, tani lë për Gjyqësorin.

Po roje mban, makinë të blinduar, armë?

Nuk është puna te makina e blinduar, unë s’kam makinë fare. Kurse armë mora tani që tha Berisha, në fakt e kisha, por tani që tha ai, e nxorra. Po unë nuk kam frikë se gjithmonë dy më kanë inat dhe tre më duan, kështu që ka kush të më mbrojë.

Nuk e di çfarë do bësh pas “Fiksit”?

“Fiksi” është fundi, do mbaroj me të, pastaj do kaloj në pleqëri. Ermal, ti nuk e ke jetuar kohën e dikurshme, kur ishim ushtarë. Në atë kohë na hidhnin klor në çaj. Mesa duket, mua klori efektin po ma jep tani.

A ke ndonjë kujtim me Tanin e Topit?

Po kam shumë, një herë po iknim në Selanik me makinën e tij të shpejtë dhe na ndalon policia. I thotë Tanit, patentën dhe lejen e qarkullimit. Ai përpiqet t’i tregojë se është pronar i “Top Channel”, po ai nuk hante pykë fare. Patentën këtu zotëri! – i thoshte. Pastaj në një moment, fut kokën brenda dhe më sheh mua dhe thotë: Aha qenke me shefin, në rregull ik!

– Si me shefin more?! -nxehet Tani. Unë jam shefi i tij, unë i paguaj rrogën këtij muaj për muaj.

– Tani, i thosha, qetësohu dhe të lutem mos i trego sa e kam rrogën. Pastaj iu drejtova policit dhe i thashë:

– Mos ia vini re se shoferi im mërzitet shpejt, por është njeri i mirë.

Sot humori matet me klikime, po në kohë të diktaturës si matej?

Ne e masnim me të qeshura, kush qeshte më shumë. Meqë po flasim për humorin, aty ka rëndësi detaji. Ka bërë p.sh. Mitro Çela një libër “Me Filipin”, e ka bërë për së gjalli, sepse zakonisht bëhet për së vdekuri. Ngaqë isha sëmurë, mendoi se do të vdisja dhe e bëri librin ta kishte gati. Sa vinte dikush në zyrë, i jepte libra, edhe nga dy-tri herë. Do ti që u rralluan njerëzit. I pyesja: Pse nuk vini? Më pyesin: Ka akoma libra aty?

Velinat si i zgjidhni?

Komisioni prej 7 vetash zgjedh ndër 200 vajza dy më të mirat dhe ia çojmë lart drejtoreshës. Kur ia çojmë Vjollcës lart, ajo i sheh dhe na jep dy vajza të tjera, që do ajo. Por, ama, po t’i thuash Vjollcës hajde të zgjedhim bashkë velinat, ajo thotë jo, unë nuk përzihem në këto punë.

 

***

Filip Çakuli  tregoi edhe disa barcaleta.

Në një ndër to ishte protagonist kryeministri Edi Rama. Me në anë të një barcalete plot humor, Çakuli shpjegoi në mënyrë therëse problemin më të madh të kësaj qeverie: Papunësinë.

 

Rama në Zvicër

Shkon Rama në Zvicër dhe prezanton ministrat dhe ndër të tjera i thotë: ky është ministri i Punës. Pastaj fillon prezantimin kryeministri zviceran: Ky është ministri i Detit, i thotë.

Fillon qesh Rama dhe i thotë: Po ç’është kjo, ju s’keni det?

Pse qesh? – i thotë Kryeministri zviceran, – qesha gjë unë kur ti the ministri i Punës?

***

Në spital

U shtrova një herë në spital se kisha problem hemorroidesh. Nejse u operova, më morën njerëz plot në telefon. Ndër të tjerë më mori edhe Rama. Më pyeti: Hë mo si ndjehesh? Si ti, i thashë. Po pse si unë? Si pa bythë. – i thashë.

May 21, 2016 10:37
Komento

12 Komente

  1. Albani May 21, 10:53

    Epo te te marin ne telefon per te te pyetur per shendetin pas operacioni dhe te besh humor per ta tallur ate telefonusin, kjo eshte as me me shume dhe as me pak ” njeri i paedukate “.

    Reply to this comment
  2. mir May 21, 13:09

    ryp ngele o filip…….po nejse mosha ben te veten . ajo historia zvicres eshte shume e vjeter.

    Reply to this comment
  3. basilius May 21, 13:33

    Keto artistet lejne mjekerr kur fillon ti leje truri.

    Reply to this comment
  4. humoristi May 21, 14:42

    O Filip, mos bej barsoleta per Ramen se inatosen militantet e paafte te futur neper zyra, ne Parlament e Bashki.

    Reply to this comment
  5. Mark uk May 21, 14:52

    Filip:Te paskan ra trut ne qafe.Ate berselen me kryeministrin Zvicerjan e ke nakatosur.Nje deputet merr fjalen e thot se ne kabinetin qeveritar duhet te shtojm edhe ministrin e detit.Cfar na duhet ne s kemi det.Pse thot sa vende kan ministrin e kultures,kur nuk ka kūltur.Kjo eshte bersoleta afersisht o socialisti servil.

    Reply to this comment
  6. canada May 21, 15:37

    Me vjem keq por te 3 personat e mesiperm nuk kan sensing e humorit. Filip me vjen keq ku jeton.

    Reply to this comment
  7. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... May 21, 17:37

    Filip e tregove veten qe je kungull e pa shkolle, ne komunizem kush mbarante shkollen e larte Unioversitetin nuk bente ushtri. Filip sa vite klor ke ngrene 2 apo te 3 vjet, me sa duket paske pire caj ushtrie 3 vjet, te ka pastruar klori nga poshte e nga lart ore toc.

    Reply to this comment
  8. Asi May 21, 21:15

    po vertet besoni qe Rama e ka rrujt per cakallin ta marri ne telefon? Po ku i plasi Rames per cakallin.

    Reply to this comment
  9. Asi May 21, 21:16

    Paska shkuar cakalli tek mamaqiu. qenkan bere si loli me colin.

    Reply to this comment
  10. neseba May 22, 15:03

    Këta artistë lënë mjekërr që të duken vipa, si artistë të mëdhenj që do të mbeten në historinë e humorit. Edhe filipi imkëtij kallëpi është. Hedh një fjalë dhe i duket se po na shkrin së qeshuri. E gënjen mendja të ziun.Vetëm ai kaqoli që ka aty afër qesh se e ka në program.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*