Filistinët proamerikanë

December 25, 2017 13:52

Filistinët proamerikanë

 

Prof. Fatos Tarifa

Prof. Fatos Tarifa

Vota e Shqipërisë dhe marrëdhëniet Tiranë-Uashington

Është argëtuese, por më shumë është për të ardhur keq, kur sheh e dëgjon se si një grup njerëzish profanë, filistinë, fodullë, naivë në politikë dhe diplomatë të paaftë e qejfmbetur u janë sulur këto ditë kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të këtij vendi me akuzat më absurde se gjoja këta kanë tradhëtuar Amerikën, kanë dëmtuar interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, interesat kombëtare të Shqipërisëe të tjera broçkulla si këto. Ja ç’thonë disa prej tyre:

Petrit Vasili çirret duke thënë: “Kryeministri Rama përdoret e investohet totalisht kundër Amerikës në mënyrë të paturp dhe në kundërshtim me interesin kombëtar”; “mbi të tashmë rëndon një faj shumë i rëndë historik”; “votimi antiamerikan në OKB [është] imoralitet dhe një dëm shumë i madh”.

Kastriot Islami, një politikan në pension shkruan se: “Qëndrimi antiamerikan i qeverisë shqiptare është kundër paqes”, sepse (vëreni argumentin e tij), “ambasada [amerikane] shkruan se “ne po vazhdojmë të punojmë për paqen”. Përsëri Islami: “Qëndrimi i qeverisë Rama kundër nismës së presidentit Trump është jashtë realitetit të tanishëm dhe historik të Izraelit, sepse “këtë realitet e thekson dhe ambasada [amerikane] në deklaratën e saj”. K.I., profeti i dështuar i të gjitha zgjedhjeve parlamentare dhe zhvillimeve politike në Shqipëri parashikon këtë herë se “ky qëndrim anti-SHBA [do] të arkivohet si një qëndrim kundër interesave të Shqipërisë, por edhe si një qëndrim që do të ndikojë në partneritetin Shqipëri-SHBA”. K.I. deklaron se ky qëndrim “nuk është vetëm një qëndrim kundër presidentit Trump, por edhe një qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara”.

Ndërsa P. Vasilit mundet edhe të mos i vihen re përçartjet e mësipërme, sepse ai kaq di, kaq thotë, ky i fundit, K.I., ka qenë një herë e një kohë kryetar i Parlamentit, pastaj, një herë e një kohë tjetër zëvendëskryeministër dhe, më vonë, ministër i jashtëm i këtij vendi. Të thëna prej tij, vlerësimet e mësipërme dëshmojnë edhe një herë qartazi mjerimin e mendimit politik dhe amatorizmin diplomatik të një pjese të politikanëve të këtij vendi. Shqipëria kundër Amerikës! O tempora, o mores!

Flet edhe një poet, Preç Zogaj. Edhe ky thotë se Shqipëria na qenka “rreshtuar kundër Amerikës” dhe se, “përveçse e gabuar, vota e qeverisë sonë në OKB është lënduese për vlerat dhe virtytet e racës sonë”! Besoj se fjala “racë” këtu përdoret në ndonjëkuptimin poetik të fjalës, edhe pse ka më shumë të ngjarëqë poeti me racë kuptonetninë. Sidoqoftë, është patetizëm dhe absurditet të mendosh e të shkruash, siç bën Zogaj, se “Shqipërisë i shkon, i intereson dhe duhet të votojë pro Amerikës…edhe po të ndodhë të jetë i vetmi vend që voton ashtu”.

Nëse e gjithë bota do ta kundërshtonte Amerikën për qëndrime e çështje që çdo populli dhe të gjitha vendeve të planetit do u dukeshin të padrejta, do të ishte absurde dhe e gabuar të veprohej siç sugjeron Zogaj, pra që vetëm Shqipëria ta mbështeste atë. Ky mentalitet tribal dhe absurd i “besëmbajtjes” nuk ka vend në politikë. Nuk ka asnjë vend në botë i cilitë ketë zhvilluar e ruajtur për mëshumëse një shekull një marrëdhënie kaq të veçantë me Amerikën sa Britania e Madhe, por edhe ky vend, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara votoi pro rezolutës që kundërshton vendimin arbitrar të presidentit Trump. Shqipëria nuk është dhe s’mund bëhet më britanike se Britania e Madhe, për të mos thënë se, përveç votës së saj, si një vend sovran, që është e barabartë me votën e Britanisë së Madhe dhe me atë të çdo vendi tjetër anëtar në OKB, roli dhe pesha e saj në politikën globale janë thuajse të papërfillshëm.

Shqipëria u bë, një herë e një kohë, aleatja me besnike e Moskës, kur kjo drejtohej nga Stalini. Më vonë “lidhi besën” me Kinën e Kryetarit Mao dhe ne e pamë se ku na çoi ajo “besnikëri”. Natyrisht, Amerika demokratike nuk është as Bashkimi Sovjetik, as Kina komuniste.Por,në rastin konkret, nuk bëhet fjalë për të mbështetur parimet e “paqes, të lirisë e të demokracisë që motivojnë politikën globale të Shteteve të Bashkuara”, siç shprehet Zogaj, prandaj është krejt pa kuptim deklarata që bën ai se “vota e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB përbën një shmangie absurde nga trajektorja” e ndjekur deri më sot. Në fakt absurd është ky argument i poetit dhe jo qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj kësaj çështjeje.

Duke qenë se nuk më lidhin me ta as njohuritë, as vlerat dhe as shijet apo simpatitë e mia politike e diplomatike, nuk i kam dëgjuar apo lexuar ndonjëherë se çfarë thonë ose shkruajnë njerëz të tillë, si ish-ministri famëkeq i mbrojtjes, F. Mediu, apo një ndër ish-shefat i misionit diplomatik të Shqipërisë në Nju Jork, A. Nesho, për marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe, aq më pak, për politikën e jashtme të vendit tonë. Narcisizmi i tyre më trazon stomakun, ndërsa amatorizmi në diplomaci i bën ata qesharakë. Këta dy individë, siç më thonë, në një emision televiziv pak ditë më parë, i kanë dalë në mbrotje vendimit të presidentit Trump duke dënuar ashpër votën e qeverisë shqiptare në Asamblenë e Përgjithshme. Dikush në Uashington duhet t’i ketë thënë ministrit të mbrojtjes të Gërdecit se presidentit Trump i duhej mbështetja e tij në Tiranë, ndërsa Nesho këtë e ka kuptuar intuitivisht, ndaj, këta bufonë, s’lanë gjë pa thënë kundër qëndrimit të qeverisë shqiptare.

As që ia vlen të merresh me deklaratat e Sali Berishës se gjoja vota e Shqipërisë në OKB është “një kthim pas në politikën e vjetër antiamerikane”. Deklaratat e tij nuk i merr më askush seriozisht. Nëse në këto 26 vitet e fundit ka pasur ndonjë politikan të lartë shqiptar që është shprehur dhe ka vepruar hapur kundër direktivave dhe interesave amerikane në Shqipëri dhe në rajon, ky ka qenë Sali Berisha.

Mendoj se edhe presidenti i vendit, i cili ka një përvojë të gjatë e të pasur në politikë dhe në diplomaci, në letrën e tij për z.Trump gaboi kur e cilësoi votën e Shqipërisë në OKB si një votë “kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, që gjoja “bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe me interesat tona kombëtare”. Nëse z. Meta, si kreu i shtetit, nuk është konsultuar për qëndrimin që do të mbante qeveria shqiptare në Asamblenë e Përgjithshme lidhur me rezolutën që kundërshton vendimin e presidentit amerikan për Jeruzalemin, ai sigurish ka të drejtë të kërkojë shpjegime. Por, unë jam i bindur se, nëse z. Meta do të ishte aktualisht kryeministër i vendit, ose ministër i jashtëm, siç ka qenë disa herë gjatë karrierës së tij, ai vetë do të kishte udhëzuar që përfaqësuesi i Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të votonte njëlloj siç ndoshi këtë herë. Për një politikan dhe diplomat me përvojë si ai, nuk më duket dinjitoze mënyra se si kreu i shtetit i “shfajësohet” presidentit Trump lidhur me votën e qeverisë shqiptare.

Edhe pse K. Islami pretendon se kundërshtimi ndaj votës së qeverisë shqiptare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është një qëndrim “pothuajse i përgjithshëm në Shqipëri” (ai është provuar shumë herë se është një njohës dhe “matës” i keq i sentimenteve dhe i vullnetit politik të shqiptarëve), pjesa dërrmuese e njerëzve që unë njoh dhe me të cilët shoqërohem mendojnë krejt ndryshe. Unë bashkohem me vlerësimet realiste të analistëve të njohur Skënder Minxhozi dhe Shpëtim Nazarko për këtë çështje. Po kështu, i konsideroj të arsyeshëm qëndrimin e ish-ministrit të jashtëm Besnik Mustafaj dhe mjaft të qarta shpjegimet publike të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.

Mësimi i parë në shkencën e marrëdhënieve ndërkombëtare është se parimi themelor nga i cili orientohet dhe udhëhiqet politika e jashtme e çdo vendi sovran dhe me të cilin nuk mund të bëhet kompromis është mbrojtja e interesave kombëtare. Me votën e saj në Asamblenë e Përgjithshme, qeveria shqiptare nuk i ka tradhëtuar, as i ka dëmtuar interesat kombëtare, por ka vepruar në përputhje me to.

Vota në favor të rezolutës në OKB nuk është një votë kundër Amerikës, madje nuk ka të bëjë aspak me Amerikën. Ajo votë nuk i bën shqiptarët—të njohur botërisht si një ndër popujt më proamerikanë—antiametikanë.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare në të njëjtën linjë me qeveritë e vendeve kryesore të Bashkimit Europian dhe me dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së nuk ka absolutisht të ngjarë që tí dëmtojë sado pak marrëdhëniet ndërshtetërore mes Tiranës dhe Uashingtonit. Mos ua vini veshin Islamëve, Neshove apo Vasilëve. Çdo qeveri demokratike shqiptare e ka provuar sa e sa herë në këto 26 vite qëndrimin e saj të vendosur në mbështetje të Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik kryesor, dhe ka pasur vazhdimisht mbështetjen e Uashingtonit në procesin e zhvillimit e të demokratizimit të vendit.

Nga përvoja ime si ambasador i Shqipërisë në Uashington kujtoj dy ngjarje shumë të rëndësishme që e provojnë më së miri këtë. Ngjarja e parë: Atë që nuk e bënë Franca dhe Gjermania në atë kohë—pjesëmarrjen në Koalicionin e Vullnetit në Irak, përkrah Shteteve të Bashkuara—e bëri vendi ynë. Shqipëria ishte ndër katër vendet e para (bashkë me Britaninë e Madhe dhe Australinë) që dërgoi trupat e saj në mbështetje të operacioneve ushtarake amerikane në atë vend, në pranverën e vitit 2003. Më parë e kishte bërë këtë edhe në Bosnje dhe në Afganistan. Në atë kohë, duke shprehur vullnetin e qeverisë shqiptare, unë shkrova për gazetën Washington Timeskëto radhë: If you believe in freedom you believe in fighting for it. If you believe in fighting for it you believe in America” (Kush beson te liria, beson se duhet luftuar për të. Dhe kush beson në luftën për liri, beson tek Amerika). Rasti i rezolutës së fundit nuk ka asgjë të përbashkët me këtë që sapo përmenda.

Ngjarja e dytë ka qenë nënshkrimi në Tiranë nga Sekretari i Shtetit Colin Powell dhe kryeministrit Fatos Nano i marrëveshjes dypalëshe lidhur me paragrafin 98 të Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, më 2 maj 2003.Për shkak kryesisht të dy faktorëve—presionit politik nga Bashkimi Europian dhe situatës shumë delikate në kryesinë e Partisë Socialiste pas konfliktit Nano-Meta dhe kompromisit të tyre për krijimin e një kabineti të ri qeveritar, në të cilin Nano dhe Meta do të ndanin vendet Një dhe Dy në qeverinë e re—ishte e vështirë të merrej një vendim i prerë për nënshkrimin e një marëveshjeje të tillë dypalëshe me Uashingtonin. Vendet kryesore të Bashkimit Europian, Franca veçanërisht, kishin bërë të qartë se nuk do të toleronin asnjë vend të komunitetit ose të Europës Lindore që të ndërmerrte një hap të tillë. Ky ishte thuajse një vendim kolektiv i BE-së. Edhe pse qeveria rumune e kishte nënshkruar një marëveshje të tillë dypalëshe me Uashingtonin, për të siguruar mbështetjen e administratës dhe të Senatit amerikan në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Pragës, për shkak të presionit të BE-së, kjo marëveshje nuk u ratifikua në atë kohë nga parlamenti rumun.

Nënshkrimi i asaj marrëveshjeje me qeverinë shqiptare kishte një rëndësi të madhe për Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni ishte dhe mbetet shumë i preokupuar për fatin e ushtarëve amerikanë kur i dërgon ata që të luftojnë larg vendit të tyre për lirinë e të tjerëve, në atë kohë edhe në Kosovë. Megjithë kundërshtimet e vendosura të vendeve të BE-së, sugjerimi im për qeverinë shqiptare ishte që ta nënshkruante atë marrëveshje për këto arsye: Së pari, vetë Statuti i Romës, me paragrafin 98 të tij, krijonte hapësirën e nevojshme juridiko-ndërkombëtare për nënshkrimin me Shtetet e Bashkuara të një marëveshjeje dypalëshe nga cilido vend i veçantë aderues në këtë traktat.Së dyti, në kushtet kur perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk dukej ende në horizont, ishte në interes të vendit tonë që të forconte marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara. Së treti, ishte në interesin e ruajtjes së paqes e të forcimit të sigurisë në Ballkan dhe në Kosovë që forcat ushtarake amerikane të vazhdonin të qëndronin në Kosovë, për çka nënshkrimi i një marrëveshje të tillë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të ishte më shumë sesa një gjest simbolik nga ana e qeverisë shqiptare.Së fundmi, qeveria maqedonase dhe ajo bullgare po e konsideronin seriozisht në atë kohë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje të tillë dypalëshe me Uashingtonin dhe, nëse ato e nënshkruanin atë marrëveshje, nuk do të ishte mirë që qeveria e vendit më proamerikan në Europë, siç konsiderohej në atë kohë—dhe sot—Shqipëria, të vonohej për nënshkrimin e një marëveshjeje, të cilën, në fund të fundit, isha i sigurt se qeveria shqiptare do ta nënshkruante një ditë. Deri atëherë një marëveshje të tillë e kishin nënshkruar 17 shtete—asnjë shtet europian veç Rumanisë—dhe nuk do të ishte mirë që Shqipëria të ishte vendi i 50-të ose i 100-të që do e nënshkruante atë.

Këta dy shembuj i solla për të theksuar se asnjë qeveri shqiptare, qysh nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin 26 vite më parë, nuk ka hezituar të pozicionohej hapur në krah të Shteteve të Bashkuara sa herë që kjo është kërkuar nga ky vend i madh aleat. Por, e theksoj, rasti i votës së Shqipërisë në OKB ditët e fundit nuk është as antiamerikanizëm, as nuk cënon interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aq më pak interesat kombëtare të vendit tonë.

Unë vetë besoj se, në një kohë kur Lindja e Mesme vazhdon të mbetet një rajon shumë i trazuar dhe kur çështja palestineze vazhdon të mbetet e pazgjidhur, vendimi i presidentit Trump për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin zyrtar të Shtetit të Izraelit nuk i shërben zgjidhjes së konfliktit palestinezo-izraelit, por e bën edhe më të vështirë, në mos të pamundur zgjidhjen e tij. Ky vendim, i kundërshtuar nga të gjitha fuqitë e mëdha të globit, përfshirë edhe aleatët europianë kryesorë të Shteteve të Bashkuara në NATO—Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Francën—do të ishte absurd të mbështetej nga Shqipëria. Nëse do të veprohej në atë mënyrë, Shqipëria do të renditej mes vendeve të tilla, si Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Palau dhe Togo, që votuan kundër asaj rezolute. Por, a do të ndihej qeveria e këtij vendi dhe ne të gjithë, si shqiptarë, në shoqërinë e këtyre vendeve më mirë sesa mes anëtarëve të familjes sonë europiane?

December 25, 2017 13:52
Komento

30 Komente

  1. Shqiptari December 25, 14:39

    Nuk mund te mos dilte ne tapetin mediatik ky Fatos Tarifa, ish-Ambasador ne USA, per te folur kunder pro-Amerikaneve. Sepse ky Tarifa ka gjithe drejten per te qene anti-Amerikan. Pse do pyes ndonje? Fare e qarte, ky kur ishte Ambasador atje u kap me vjedhje dhe u soll Pako Poste ketu. Kaq mjafton besoj qe ky te mos e shohe me sy Ameriken, ashtu si Amerika nuk sheh dot me sy Ambasadore hajdute.
    (Kam zbatuar etiken, kam thene te verteten. Besoj nuk do censurohem)

    Reply to this comment
    • Maliqi December 25, 16:31

      O shqiptari! Ke frike se mos censurohesh pasi nuk merresh me cfare ka shkruar autori, por me vete autorin! He, a je shqiptar?

      Reply to this comment
  2. intelektuali December 25, 14:52

    FILISTINET ANTIAMERIKANE TE SEVO TARIFES

    Perpara se te shkruaje kete DACIBAO te gjate ne perkrahje te qeverise se Edvinit, me mire o cuni i Sevo Tarifes te tregoje se ke mesuar pak gje nga SHBA nga koha qe te derguan si ambasador dru me pre ne Uashington.

    sepse:

    Amerikanet historikisht nuk kane qene kaq bujare dhe meshirues per te vegjlit dhe te pambrojturit qe nga Koha e Qepes e Pilgrimeve angleze te pare qe mberriten ne brigjet e Amerikes se Vespucit dhe qe u strehuan nga hindianet vendas me nje mikpritje te papare, por qe u vrane dhe u masakruan mizorisht nga “Miqte” nga pertej oqeanit. Prandaj edhe kjo DACIBAO e radhes tejet enveriste e shkruar nga cuni i Sevo Tarifes me justifikime dhe argumenta firaunesh dhe filistinesh te Partise se Punes per tradhetine dhe pabesine e Edi Rames ndaj SHBA njesoj si Mukja 1943 e Enverit nuk cudit me njeri ne vendin tone, por shqeteson gjithe popullin me mjeran te varfer ne Evrope,

    sepse:

    FATUREN ANTI-AMERIKANE TE EDVINIT DO TA PAGUAJNE TE GJITHE SHQYPTARET

    Reply to this comment
    • fteri December 25, 18:33

      Çakejtë si intelektual mavria vërsulen nga të katër anët ,por argumentat e Z.Tarifa janë në themel të argumentuara
      dhe nuk munë ti mbytin as me dhunë,as me propogandë llafazanësh . Sa për të jatin të jatin Sevo Tarifa që ti e përmend ,ai ishte intelektual dhe burrë shteti përparimtar ,lajë gojnë kur ta përmendësh .

      Në këtë shkrim S.Tarifa nuk mburret se është asnjanës pa asnjë koment si disa “patëriot” filoamerikan false nuk ja prish qejfin askujt dhe të lajë duart me Amerikën e Trampin ,se jan besnik përpara vllezrve të tyre anglezë .
      Z.Fatos ka argumentuar si burrë shteti përparimtar qëndrimin e tijë në mbështetje të votës së drejtë të qeverisë shqiptare për jeruzalemin.Nuk mund të rri duarlidhur e të bëjmë sehirë si vërsulen çakejtë E.Ramës nga I.Meta,S.Berisha,M.Kryemadhi ,L.Basha dhe skota e Fevzijve e kllounve të PD-së e LSI-së .

      Reply to this comment
      • intelektuali December 25, 20:48

        Cakall intelektuali?

        Ceshtja eshte shume e thjeshte o fteri Myteberi:

        Pse Fatos Tarifa djali i Sevo Tarifes qe ka shkruar te gjitha veprat e Enverit dhe qe i ka perkthyer me vone intelektuali ne burg me patllake tek koka, pra ky Fatos Tarifa qe ka qene ambasador ne SHBA por nuk ka mesuar kurgje nga SHBA pse nuk merr mundimin te hape arkivat ose nuk pyet historianet:

        KRYEQYTETI I KUJT SHTETI KA QENE HISTORIKISHT JERUZALEMI?

        Por e perdredh BYTHEN enveriste me argumenta allogjike: Se votoi per BE-ne si UK qe nuk eshte ne BE fare, se keshtu-ashtu Keshilli i Sigurimit e me the e te thashe me plot llogje dhe klishe idiote pa kurfare argumenti serioz:

        PSE SHQYPNIA I NGULI THIKEN NE SHPINE SHBA?

        Kur po pret me padurim LEKAT nga SHBA, miliona USD dollaro per te kryer reformen ne Drejtesi?

        Kesaj pyetje nuk i jep pergjigje Fatos Tarifa megjithese e ka shkruar mjaft te gjate DACIBAON e tij te Lej Fenit servil ndaj Edi Rames me shprese t’i hedhe ndonje kocke per ndihmen qe po i jep me keto llogje allogjike per nje vend qe ja ka shitur sovranitetin me kohe ambasades amerikane ne Tirane dhe se fundmi ambasadorit Lu.

        A E SHIKON SA E THJESHTE ESHTE PUNA?

        dhe:

        KUSH ESHTE CAKALLI I PYLLIT KETU?

        Reply to this comment
        • fteri December 26, 07:55

          Intelektual jo çakalli ,por i vlerave !…..Me që ke përkthyer veprat e legjendarit E.Hoxha meriton mirnjohje dhe respekt, hallall i paçi lekat e popullit që ti merr sot.dhe pin kafe si zotëni te Tajvani në cfar do rrethane ke qënë .

          Punët e mira për shqiprëinë dhe njerzimin gjithmon jan e do vlersohen, bekuar qoftë dora dhe mendja Jote ,që ke përkthyer veprat historike të ndërtimit të shqiprëisë socialiste në botë ,sot ato vepra jan pishtar në botë e do mbeten dokumente me vlera madhore që bota i studjon dhe vlerson .Faleminderit që i ka përkthyer ,ti do të mbetesh në histori .

          Reply to this comment
    • Kafsha Mark Ujk December 25, 18:46

      SHQIP FOL.ËSI MË ANTI SHQIPTAR , QË NUK DI TË MERRET NË ASNJË RAST ME PROBLEMET QË TRAJTOHEN E ANALIZOHEN , POR U VËRSULET ME EGËRSI , PA ASNJË ARGUMENT , PËRVEÇSE URREJTJES SHTAZORE PATOLOGJIKE ,KUJTDO QË GUXON TË SHPREHË MENDIMET E TIJ , POR QË BIEN NDESH ME SHTAZERINE E “INTELOBAJGËS” .
      NUK SHOH TË KETË NDRYSHIM ASNJË GRIMË , NGA MË IDJOTI KOMENTUESVE , MARK UKU .

      Reply to this comment
  3. fteri December 25, 16:41

    Argumentat e F.Tarifës jan bindëse e falenderoi është i qartë në argumenta si drita e diellit.

    Fatosi nuk flet kundër amerikës ,por kundërshtarët që përmendë aty jan hileqar ,intersagji të pa skrupullt si Vasili,Iliri Meta me thikë pas shpine,komunisti Kaçi i zi e “dashka ” më shumë amerikën se E.Rama ,çfar ……….. paftyrsie !!!!,Byth lëpirsi Preç Zogaj ,një poet që ka harruar poezin sepse ka kaluar në politikë sa djathtas sa majtas,mbi rrugë e nënë rugë ,shyqyr zotit që nuk ka shkyer pantallonat e ti dalë bytha jashtë !? .

    Sa për karrike e atdhetar e patëriot këta ja shesin atdheun blersit më të parë !

    Reply to this comment
  4. Arber I December 25, 18:30

    Qendrimi i Qeverise Shqiptare kunder rezolutes per ta bere Jeruzalemin kryeqytet historikisht ishte shume i drejte, pasi propozimi i Presidentit idiot Trump, ishte nje ere qe do te nxiste luften; por nga pikepamja diplomatike, nje vend i vogel dhe i varfer, si Shqiperia, me nje ndikim 0.001% ne politiken boterore, duhej te radhitej ne krahun e vendeve qe Abstenuan.

    Reply to this comment
  5. ETHEM December 25, 18:33

    ANALIZE E SAKTE.NUK TUTET MALI NGA ERA.BERISHIZMI KA LINDUR PER SHPIFJE QE TI BEJ KEQ VENDIT E JO VETEM RAMES.
    1-RAMA E KRITIKOI TRAMPIN PA U ZGJEDHUR DHE NUK U BE GJE.SE TRAMPI BERI FOTO ME RAMEN.
    2-RAMA NUK VOTOI KUNDER SHBA,POR KUNDER TRAMPIT SI SHUMICA BOTERORE PASI AI DO TE ZGJASI LUFTEN E 3 MIDIS IZRAELIT E PALESTINES QE KA QE NGA VITI 1948 QE PO VAZHDON
    3-SE DEMOKRACIA NUK BLIHET ME PARAR OR SALIST…!
    4-SE RAMA NUK KA FRIKE SI LIKJA QE I BERI LETER ANKUESE TRAMPIT SI FEMIJA NE KOPESHT.
    5-SE RAMA ESHTE BURRE-SHTETI E JO SIPAS ARVIZUS PER SALIN QE EDHE KUR VRAU NE BULEVARD E CILESOI TE TILLE.SHBA KETE E DI MIRE DHE DUHET TA KORIGJOI GABIMIN QE E SOLLI SB NE PUSHTET.
    6-NE KERKOJME TE FUTEMI NE EUROPE E JO NE AMERIKE.POR EDHE SIKUR TE ISHTE VOTUAR PER SHBA-PRAP BERISHIZMI DO THOSHTE..DOLEN KUNDER EUROPES.PRA SI PUNA E GOMARIT ME UJIN E NGROHTE DHE TE FTOHTE..!

    Reply to this comment
  6. rudi December 25, 18:54

    Sipas intelektualve KACI ISLAM SS ZOGAJ PETROJA “intelektuali”komentues ETJ duhet ti bashkoheshim 9 SHTEVE PRO DHE DO BEHESHIN 10 DO ABSTENOMIN BEHESHIN 36 MBARE BOTA VOTOJ KUNDRA antare te konf.ISLAM!me kumbar salinjte kerkese per b.evropjan bere po nga saleshet ne tani ti mohojme se i thot koka trumpit per nonje trgeti a per ti bere qefin lobit te fuqishem izraelit gje te cilen adminitrata e trampit e kish me se te qarte se nuk do votohej!

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic December 25, 19:01

    Po thuajse te gjithe diplomatet qe kan sherbyer ne SHBA jan dakorte me venddimin e qeverise per voten Kunder. Tai ke te degjojm Diplomatet apo amatoret e politikes.!

    Reply to this comment
    • intelektuali December 25, 20:32

      O Liu Firifiu,

      PO KALEMXHIUN E VEPRAVE TE ENVERIT, SEVO TARIFA DUHET TE DEGJOJME PER KE TE VOTOJME NE OKB?

      Kur me sillnin ne burg per perkthim veprat e Enverit, pyesja veten:

      KUSH DALLKAUK I KA SHKRUAR KETO?

      Shume vone kur kisha dale nga burgu dhe isha larguar nga Shqypnia mesova se pothuaj te gjitha veprat e Enverit i kishte shkruar Sevo Tarifa, qe punonte tek Nexhmija si KOKE e madhe e Komunizmit Shkencor.

      PO PSE XHELATET E ENVERIT DO TE PERCAKTOJNE SI TE VOTOJE SHQYPNIA NE OKB?

      sepse:

      Ne kete rast vota e Shqypnise do te ishte gjithmone kunder Imperializmit Amerikan sic e ka pershkruar edhe Sevo Tarifa ne veprat e Enverit.

      Reply to this comment
  8. Qytetari durrsak December 25, 20:10

    Z. Tarifa, ne kete artikull jeni realist dhe urime. Keni harruar te citoni se “serbi me agjentet e “kupoles politike” qe ka ne Shqiperi, deri ne Presidence (kujto se kur Ilir Meta ishte Minister i Jashtem, cdo muaj bente “vizite” ne Beograd), po investon gjithcka mundet, per te demaskuar Qeverine Rama, njekohesisht edhe shqiptaret. Eshte sulm shume ii rrezikshem per Shqiperine dhe kombin tone, qe mund te eliminohet vetem nepermjet Vettingut, nepermjet sistemit te ri te drejtesise shqiptare, ne menyre qe te perfundojne keta te korruptuar te pangopur (familja Berisha dhe familja Meta) ne bangon e te akuzuarve. Keta jane krejt te paturp, njelloj si Esad Pashe Toptani.

    Reply to this comment
  9. Alban Dega December 25, 20:20

    PELLUMBA NE VEND TE GJYLEVE ….

    Nje analize e shkelqyer e realiste. Fakte dhe konkluzione te sakta ne sherbim te miqesise aleances strategjike me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne perputhje me interesat kombetare te te dy vendeve ,
    Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerikan nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane me fjale e antiamerikanet ne veprime.
    Nuk ka antiamerikan ne te keq se proamerikane me pallavra dhe antiamerikanet me veprime.
    A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
    A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se!?
    A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha e co. qe I shpallen lufte “impetializmit Amerikan”
    A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne policin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jetuzalemit !
    Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antishqiptare!
    Si mund te jene proamerikane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten shtate here Atdheun e vet ne 27 vjet.
    Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ra koka !?
    Pergezime Profesor Tarifa ! Nje mesim me vlere per diplomacine dhe politiken shqiptare,
    Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdove sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me ore” ala Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…e co.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet dhe konkluzionet e nje Profesori si Fatos Tarifa…!
    Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
    Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
    Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr
    pellumba nga grykat e topave !
    Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
    Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
    Ndaj te mendojme, te punojme e te luftojme per to si per jeten !

    Reply to this comment
    • Arber December 25, 21:52

      Shkurt dhe sakte! Bravo Dega!

      Reply to this comment
    • Tartufi December 25, 23:21

      Dhe kete radhe o plebeu i veriut [ Alban Dega ] nuk kam
      lexuar as fillimin e komentit me larte,kur nuk kam pare
      Nju Jorkun pas emrit tend te [ dhier ]. Sa here qe me dilje
      perpara tek kejo Dita dhe tek Tema me komente si carcafe te pa lara ne burdellot e Nju Jorkut., i thoshija
      vehtes,,, vatkeqesi e madhe kur fati te ngatron me lloj lloj mbeturinash,e kasaj bote te pa drejte.Komento o
      funderine me emer apo ne Nofke,po mos vendos Nju Jorkun,per ti dhene rendesi [ Alban plehanes nga malokerija e Shqiperise].

      Reply to this comment
  10. D O K L E A T I December 25, 23:46

    Politika fatale e Saleh Berishes dhe Ilir Metes nuk e arsyetojne aspak sjelljen e Rames. Nuk kemi detyre nevet te caktojme presidentin e SHBA, dhe kur bene thirrje qe te i perkrahnim ne OKB , Shqiperia duhet se paku te abstenonte.
    SHBA dhe Izraeli nuk kan nevojen tone por nevet kemi nevojen e tyre.
    Ishte shume keq te reshtohemi me Erdoganin ne Konferencen Islamike dhe ne OKB

    Reply to this comment
  11. Nick December 26, 02:00

    Ky ish ambasador ka (2) ngjarje te hidhura gjate qendrimit ne USA: eshte kapur duke vjedhur dhe gjithashtu ka abuzuar me fondet per rinovimin e ambasades Shqiptare. Tani kur voton ke 3 alternativa: pro, kunder ose abstenim! Ne komentin e “Tarifes” abstenimi nuk shtjellohet ne menyre djallezore: Shqiperia thjesht duhej te abstenonte!

    Reply to this comment
  12. Washington DC December 26, 03:51

    Nuk dukeni ca si qesharak shoku Ambasador
    Ti s pate mend kur ishe Ambasador ne US dhe bashkepunove me nje hidraulik per te vjedhur 4000 dollar tani jep konkluzione
    Ti je mbrujtur si antiamerikan Edhe kur vinin zyrtare te lehte nga Shqiperia ne Ambasade ti i shetisje ne pjeset e renuara te qytetit
    E leme me kaq o cope e hajdutit

    Reply to this comment
  13. Rb December 26, 07:30

    Personalisht mendoj se vota pro rezolutes, qe tingellon kunder vendimit te Trump-it, ishte nje vote e drejte per asrsyet qe te gjithe i dime, por mendoj se per raportet e vecanta qe Shqiperia dhe shqiptaret kane me Ameriken do kish qene me e zgjuar nje abstenim, ashtu sic bene disa vende te rendesishme, miq te Amerikes. Thene kete, sa fillova ta lexoja artikullin filloi te me neveritej per shkak te stilit te shkruarit ku merrej me shume me autoret dhe te shkuarat e tyre sesa me thelbin. Nuk e kuptoj ku e gjen kurajon tju vendose epitete personave qe permend duke i ofenduar here kolektivisht here individualisht duke i quajtur filistine, fodulle, etj apo duke perdorur termin “brockulla”, a thua se vulen e se vertetes supreme Zoti ia paska dhene Fatos Tarifes. Me tej vazhdon me cinizmin qe karakterizonte te zellshmit ne gjyqet publike qe bente partia ne kohen e qoftelargut per t’i rene sy partise si te devotshem:
    “Duke qenë se nuk më lidhin me ta as njohuritë, as vlerat dhe as shijet apo simpatitë e mia politike e diplomatike, nuk i kam dëgjuar apo lexuar ndonjëherë se çfarë thonë ose shkruajnë njerëz të tillë, si ish-ministri famëkeq i mbrojtjes, F. Mediu, apo një ndër ish-shefat i misionit diplomatik të Shqipërisë në Nju Jork, A. Nesho, për marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe, aq më pak, për politikën e jashtme të vendit tonë. Narcisizmi i tyre më trazon stomakun, ndërsa amatorizmi në diplomaci i bën ata qesharakë. ”
    Pra, analiza nuk behet thjesht mbi faktet dhe peshimin e benefiiteve dhe pasojave per nje vendimmarrje politike, por kryhet mbi perzierjen e saj sulme dhe ofendime personale ndaj individeve qe shprehin nje mendim, qofte edhe politik, gjithmone ne te drejten e tyre, duke mos harruar te theksoje se eshte distant e me ta ne vlera, ne simpati dhe bindje pilitike. Duket sikur do te theksoje se eshte superior ndaj tyre, sikur vlerat e tij qendrojne me lart se ato te Islamit, Mediut, Neshos apo Zogajt. Thene shkurt, artikulli eshte shkruar ne stilin e perzier mes nje tentative, te deshtuar gjithsesi, per analize te ftohte dhe bindese dhe stilit te nje fleterrufeje ku hartuesi meret me denigrimin e personit me shume se sa me faktin. Ne stilin e dyte duket qe shkelqen.
    Diku me tutje perdor edhe nje shprehje latine (o tempora o mores) te lodhur tashme nga superdorimi prej shkruesve te brezit te Tarifes qe kane punuar tek Zeri i Popullit apo Bashkimi apo organe te tjera te partise se qoftelargut, si per ta impresionuar lexuesin me erudicionin e tij. Me kete shprehje mund te impresiononte ndonje goce universiteti ne kohen e tij, por sot eshte mjaft e dale mode.
    Pastaj, si per ta perforcuar me tej mendimin e tij, jep nje shembull qe ne fakt rrezon koherencen logjike dhe ate te veprimit diplomatik shqiptar. Permend luften e Irakut ne vitin 2003 dhe nxitimin qe beri Shqiperia per tju bashkuar Amerikes ne nje lufte qe tashme gjithe bota dhe vete amerikanet e konsiderojne si te padrejte, te pasinqerte ne motive dhe bazuar mbi fakte te stisura nga sherbime te fshehta te urdheruara politikisht per te sjelle “prova”. Duhet thene troc: Shqiperia iu bashkua nje lufte te padrejte qe dhunoi te drejten nderkombetare, qe la gati nje milione te vdekur, pjesa me madhe e te cileve civile te pafajshem, dhe sherbeu si katalizator per te bere corap gjithe lindjen e mesme dhe ku edhe sot e kesaj dite po vuajne pasojat miliona njerez. Pra, Fatosi mburet me nje vendimmarrje te turpshme, qe nuk ka fije morali, dhe qe ka dhunuar te drejten nderkombetare per te argumentuar “drejtesine” e nje vote ne OKB qe gjithsesi nuk ka ndonje pasoje te madhe per asnje nga palet.

    Ne fund fare, pasi e lexon artikullin, dikush ka te drejte te mendoje se artikulli i shkruar ne stil fleterrufeje duket se eshte shkruar me nje qellim te caktuar dhe te kalkuluar. Shkruesi nuk meret eksluzivisht me faktet sepse kjo nuk do te ishte e mjaftueshme per te rene ne sy. Do duhet te shtoheshin edhe sulmet personale dhe denigruese ndaj atyre qe guxuan dhe iu kundervune atij qe mori vendimin. Kjo do ta kenaqte me shume kryeministrin i cili mund ta shperbleje me ndonje post ashtu sic shperbleu Visho Ajazin. Kur mendon se artikulli eshte shkruar nga nje njeri qe u akuzua per tendera korruptive ne rindertimin e Ambasades sone ne Washington, atehere dyshimi se artikulli eshte me qitje te larget eshte mese legjitim.
    Fatos, ti e pagove Tarifen. Tani topi eshte fushen e Kryeministrit.

    Reply to this comment
  14. fteri December 26, 08:12

    Intelektual jo çakalli ,por i vlerave !…..Me që ke përkthyer veprat e legjendarit E.Hoxha meriton mirnjohje dhe respekt, hallall i paçi lekat e popullit që ti merr sot.dhe pin kafe si zotëni te Tajvani në cfar do rrethane ke qënë .

    Punët e mira për shqiprëinë dhe njerzimin gjithmon jan e do vlersohen, bekuar qoftë dora dhe mendja Jote ,që ke përkthyer veprat historike të ndërtimit të shqiprëisë socialiste në botë ,sot ato vepra jan pishtar në botë e do mbeten dokumente me vlera madhore që bota i studjon dhe vlerson .Faleminderit që i ka përkthyer ,ti do të mbetesh në histori .

    Reply to this comment
    • intelektuali December 26, 09:31

      O fteri Myteberi, xhelati fanatik i Enverit,

      Eshte shume cinike dhe mjaft amorale sot te deklarosh:

      UNE JAM XHELATI YT DHE TE TE FALENDEROJ QE JE VIKTIMA IME!

      Po a hane pyka llogjike fanatiket dhe xhelatet e Enverit?

      Kur isha ne burg, nje gardian me thonte:

      “Thuaj Rrnofte Partia dhe Enveri!”

      I thoja:

      “Rrnofte Partia!

      Me thonte:

      “Ti ja ke me hile Enverit, prandaj marsh ne biruce!”

      Dhe me linte pa racionin e darkes.

      Kete gardian burgu qe ishte nje komunist i oreve te para me mbiemrin Bajraktari, e kam takuar ne Kanada ku po kerkonte azil politik si i perndjekur nga regjimi komunist. Kur i thashe:

      “Te kujtohem kush jam une?”

      Me tha:

      Me fal, keshtu ishte koha, ne zbatonim vetem urdherat. Kanadaja ja refuzoi gardianit tim lutjen per azilin politik, por ky xhelat mesiguri ka gjetur nje vend tjeter ku te shpetoje koken e xhelatit enverist fanatik.

      KESHTU SI GARDIANI BAJRAKTARI ME DUKESH EDHE TI O FTERI MYTEBERI.

      Reply to this comment
      • Qina no moj Qinane , na i bente te dyjave December 26, 14:01

        Budallait Ballist Tajvanist Intelektual .
        si mund ti pergjigjesh nje budallai si puna jote ?
        Per budallain nuk ka pergjigje ,
        e vetmja pergjigje eshte :
        I nerumi hale tajvan Intelektuali :
        edhe sa keste demokratike
        anti-enveriste ju detyrohet populli ?

        Reply to this comment
  15. Fatos tjeter, jo hajdut December 26, 09:09

    Komentues papagaj qe lavderoni si qorri kedo qe pellet ne favor te Edi Rames!
    Lexojini dhe ngulini ne mendje keto qe thone “Nick” dhe ‘Washington DC”. Jane krejt te verteta. Pastaj vazhdoni lepini bythen e ketij Tarife hajdutit vetem se ai lepin bythen e Rames. Militante budallenj der ne ekstrem.

    Reply to this comment
  16. info analitike December 26, 10:08

    E paska marre perseri mundimin Tarifa te kryeje lepirjen e radhes ndaj liderid global. Paska stigmatizuar te tere kritiket me qendrimin e qeverise rilindjote ne OKB si fodulle, naive etj po ama nga ana tjeter ka shpalosur te tere megallomanine, fodullekun, servilizmin e vet ne kete shkrim te sterzgjatur. Me ane te perifrazimeve dhe te nje latinizmi te lodhur eshte perpjekur te perligje mendimin e tij, si te ishte i vetmi i pagabueshem. Nje intelektual i mirefillte debaton me argumente pa tallur e pa percmuar ata qe e mendojne ndryshe, prandaj me kete shkrim me shume se te tjeret ke stigmatizuar veten. Kot nuk thote populli “sheh qimen ne syrin e tjetrin por jo traun ne syrin tend”. Sa per bemat e tua si ambasador me mire ler te flasin te tjeret se lavderimi i vetvetes eshte tjeter shenje megallomanie.

    Reply to this comment
  17. Qina no moj Qinane , na i bente te dyjave December 26, 14:03

    Budallait Ballist Tajvanist Intelektual .
    si mund ti pergjigjesh nje budallai si puna jote ?
    Per budallain nuk ka pergjigje ,
    e vetmja pergjigje eshte :
    I nerumi hale tajvan Intelektuali :
    edhe sa keste demokratike
    anti-enveriste ju detyrohet populli ?

    Reply to this comment
    • Tartufi December 26, 16:23

      O i qiri totalishte,per ke popull e ke fjalen ??
      Per popullin hajvan,qe ne emer te tij te arestonin.
      Ne emer te popullit je arestuar,te thoshnin ata qe qinin kete popull hajvan ,qe bene dhe ti pjese!! O i qiri totalishte
      per vite te tera,nje popull i zgjuar nuk lejon nje dore banditesh ,qe ne emrin e tij te mbushi burgjet dhe kampet e internimit me njerz te pa fajshem se kerkonin
      te mos rrethoheshin ne kambin e madh shqiptar te rrethuar me tela dhe gjemba.Ne nuk na detyrohet as nje i zgjuar dhe i ndershem,pevecse nje popull hajvan si ti ,qe ne jami denuar ne emern tuaj prej hajvanesh.
      Hajvanerija do paguaj gjithmone se ne emrin e tij perfitojne banditet ,qe bejne banditizma.

      Reply to this comment
      • çole December 26, 18:23

        Tek cili gardh u vra ai djali ne France
        o Tartuf shellira …………………
        Po sot cili gardh nuk i lejon
        shqiptaret te largohen sa me larg shqiperise ?
        Regjimi demokratik ballist Tartuf stanari .

        Reply to this comment
    • intelektuali December 26, 18:02

      Po ty more dallkauk per ket te ka ardhur keq?

      PER XHELATIN E ENVERIT, SEVO TARIFA, APO PER DJALIN E TIJ FANATIK TE PARTISE SE PUNES QE PERGEZON EDVIN NE LUFTEN E TIJ KUNDER IMPERIALIZMIT AMERIKAN SI BABAI I VET?

      Ptyyy, race e keqe!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*