Fillimisht Toka nuk ka pasur njerëz me sy blu dhe disa fakte interesante (FOTO)

April 24, 2018 19:06

Fillimisht Toka nuk ka pasur njerëz me sy blu dhe disa fakte interesante (FOTO)

Vetëm 8% e banorëve në Tokë kanë sy blu, dhe kryesisht gjenden në Europën e veriut.

Por njerëzit e parë në tokë nuk kanë qenë me sy blu.

Kërkime shkencore nga Universiteti i Kopenhagenit, Danimarkë, kanë zbuluar se njerëzit me sy blu kanë ardhur si pasojë e një mutacioni gjenetik që ata e kanë gjurmuar rreth 6000 ose 10,000 vite më parë.

Sipas profesorit Hans Eiberg të këtij universiteti, mutacioni gjenetik ka prekur gjenet OCA2 në kromozome, duke krijuar një ndryshim që e ndaloi aftësinë e trupit për të prodhuar sy të kaftë.

Gjeni OCA2 është kodi për proteinën P, e cila krijon melaninë, pigmentin që u jep ngjyrë flokëve, syve dhe lëkurës.

“Ndryshimi nuk e ka zëvendësuar të gjithë gjenin, por ka kufizuar aftësinë për të prodhuar melaninë në irisin e syve, duke krijuar kështu sytë blu. Po të ishte shkatërruar totalisht, njerëzit nuk do të prodhonin melaninë, dhe trupi nuk do të prodhonte dot ngjyrë për flokët, sytë apo lëkurën, një sëmundje që quhet albinizëm”.

Sipas shkencëtarëve, të gjithë njerëzit me sy blu kanë një paraardhës të vetëm të përbashkët, i cili ka pësuar mutacionin gjenetik 10,000 vite më parë.
Sytë blu nuk kanë realisht pigmente blu. Duken blu prej mungesës së depozitave tepricë të kolagjenëve. Duken blu siç duket deti blu, pa qenë uji blu.
Njerëzit me sy blu janë më të ndjeshëm nga drita.
Njerëzit me sy blu shohin pak më mirë në errësirë.
Dikur mendohej se prindërit me sy blu bënin vetëm fëmijë me sy blu, dhe ngjyra syve të bebeve shihej si provë tradhtie, deri sashkenca vërtetoi që varet nga kombinimet gjenetike.

a.s/dita

April 24, 2018 19:06
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 April 25, 08:44

    fillimisht toka nuk ka pasur as njerëz!
    dhe njerzit si çdo qënje tjetër janë një mutacion gjenetik!
    asgjë më tepër!!
    por po të shkojmë pak sipas mendimit të “Ylli”,komentuesit të “dashuruar” me mauro bilino,mund të themi se janë produkt i alienëve!!sepse përkojnë me “6000 ose 10,000 vite më parë.”!!
    apo jo yllo??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*