Fillojnë sot Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut

February 9, 2018 12:06

Fillojnë sot Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut

Lojërat e 23-ta Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut fillojnë të premten dhe do të jenë më të ftohtat në historinë e tyre.

Në këto lojëra u shkrinë marrëdhëniet ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut pasi ato vendosën të kenë një ekip të përbashkët në Hokei, ndërkohë që ka pasur polemika për 169 sportistë rusë të vendosur për të konkuruar si neutralë.

Ekipi i Britanisë së Madhe dërgoi 59 atletë në Korenë e Jugut, tre më shumë se në lojërat e Soçit në 2014-ën dhe synojnë të jenë më të suksesshmit, me më shumë se pesë medalje.

Lojërat zhvillohen në dy vende kryesore, Alpensia, vendpushim malor dhe Gangneung në bregdet.

Ndërkohë që të vendosurit në Gangneung janë në temperatura të ngrohta, 6-22 gradë Celsius, e erërat e forta në rajonin malor e çojnë të ftohtin në minus 25 gradë Celsius. Kjo do të thotë se këto lojëra e tejkalojnë të ftohtin e lojërave të mbajtura në Norvegji në 1994 me temperatura nën 11 gradë Celsius.

Stadiumi olimpik i ndërtuar në verilindje të Alpensias është ndërtuar pa çati dhe temperaturat të premten në ceremoninë e hapjes që fillon në orën 20:00 me orën lokale (11:00 GMT) parashikohet të bien në minus 5 gradë Celsius.

l.h/ dita

February 9, 2018 12:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*