Fillon ekzpertiza e zemrës së Ilia karelit në Tiranë

April 24, 2014 16:16

Fillon  ekzpertiza e zemrës së Ilia karelit në Tiranë

Zemra e Ilia Karelit ka mbërritur në Tiranë dhe ekspertët mjeko-ligjorë shqiptarë kanë filluar ekspertizën. 

Zemra, i cila u mbajt nga ekspertët mjeko-ligjorë grekë për testet histologjike, mbërriti mbrëmë në Shqipëri nga Greqia, ku u mor në dorëzim nga një prokuror dhe një ekspert mjeko-ligjor shqiptar.

Rezultatet e ekspertizes mjeko-ligjore shqiptare do t’i dërgohen prokurorisë së Fierit, e cila ka hapur hetim për vdekjen nga dhuna të të dënuarit shqiptar, 42 vjeçarit Kudret Kume, i njohur në Greqi si Ilia Kareli.

Pas testeve histologjike të kryera me indet e zemës dhe trupit të shqiptarit Ilia Kareli, mjekësia ligjore greke doli në përfundimin se 42-vjeçari ka pasur një ngushtim të hershëm në një nga enët koronare të zemrës, problem që në kombinim me thyerjen e disa brinjëve në kafazin e kraharorit, ka shkaktuar vdekjen e tij.

 

Gjithashtu nga testet laboratorike, ekspertët grekë vërtetuan se mbi të dënuarin nuk është ushtruar dhunë me ndonjë elektroshok dhe se plaga ne dorën e tij ishte shumë më e vjeter.

 

Rezultatet e ketij ekzaminimi histologjik i ka në dispozicion prokuroria e Serresit në Greqi dhe janë perfshirë në aktakuzen ndaj rojeve të burgut të Nigritës, ku gjeti vdekjen shqiptari Ilia Kareli.

April 24, 2014 16:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*