Fillon ndërtimi i shtëpive zëvendësuese, Gjiknuri: Gramshi, një kantier ndërtimi

September 11, 2015 19:14

Fillon ndërtimi i shtëpive zëvendësuese, Gjiknuri: Gramshi, një kantier ndërtimi

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mori pjesë sot në nisjen e punës për ndërtimin e shtëpive zëvendësuese në kuadër të programit mjedisor e social në zonën e HEC-it të Banjës nga Devoll Hydropower.

Aktualisht po punohet per ndërtimin e Hidrocentralit te Banjës dhe atë te Moglicës, si edhe për ndërtimin e rrugës se re Banje – Gramsh.

“Nuk ka qenë e parashikuar në marrëveshje, por për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me koncesionarin, bisedimeve shtesë që ka pasur qeveria shqiptare me këtë koncesionar është bërë e mundur. Njësoj siç u bë e mundur edhe infrastruktura zëvendësuese, ndërtimi i rrugës Banjë-Gramsh, e cila shmangu izolimin e kësaj zone”, theksoi Gjiknuri.

Sakaq, ai u shpreh se punimet po ecin brenda afateve dhe vitin tjetër parashikohet të bëhet inaugurimi i HEC-it të Banjës ndërsa shumë shpejt nisin punimet në pjesën e Moglicës.

GJIKNURI“Është vepra më e madhe energjetike që po ndërtohet në Shqipëri tani dhe do të rrisë me rreth 20% prodhimin e energjisë brenda vendit në vitin 2018. Shqipëria me këtë projekt mbyll edhe një tjetër gropë përsa i përket importimit të energjisë elektrike. Është projekt i mirë edhe nga një element tjetër, sepse është projekti i parë që nuk bazohet tek blerjet e energjisë, pra ato kontratat me parablerje që shpeshherë krijojnë probleme për buxhetin e shtetit, por është një model i bazuar kryesisht tek tregu. Do të thotë që investitori ka marrë përsipër të gjejë vetë tregun e energjisë, pra energjitë që do të prodhojë”, sqaroi ministri.

September 11, 2015 19:14
Komento

1 Koment

  1. asi September 12, 13:56

    Si do e permiresoje me 20% prodhimin e energjise,kur eshte diku 60 mega,sa nje turbine e Vaut te Dejes…kur Komani e Fierza japin 1000 mega…Si nuk po flet njeri se pse ju shiten 4 h/c turkut per reth 100 mil $,kur me mbi dyfishin e kesa shifre u be Ashta qe jep diku sa Banja.Thone se si mund te vidhet diten per diell.E thjeshte,hajduti rri afer ”diellit” dhe ligji nuk e dallon dot se ”verbohet”nga Zeni(dielli)bbabait.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*