Opozita e pranishme, por nuk do të votojë Vettingun

August 30, 2016 17:39

Opozita e pranishme, por nuk do të votojë Vettingun

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme ku opozita është paraqitur, edhe pse ka deklaruar se sdo ta votojë.

Për PD, vetting-u i miratuar vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Reformës në Drejtësi është antikushtetues.

Seanca nisi me fjalën e kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili e cilësoi si thelbësor konsensusin për miratimin e ligjit të vettingut.

“Opozita nuk mund të pranojë këtë situatë dhe të vazhdojë  një proçes duke u bërë pjesë e kësaj farse sot.Edhe sot nuk ka asnjë përgjigje nga Brukseli për amendamentet tona.Kemi një material të përgatitur nga EURALIUS, ekip i caktuar që merret me asistencën ligjore në Shqipëri dhe në të thuhet se kanë marrë në konsideratë disa nga propozimet dhe pjesa tjetër është e dobishme por e papranueshme. Unë uroj të jetë një lapsus lingue, ose përkthim i gabuar”, tha Mediu.

August 30, 2016 17:39
Komento

1 Koment

  1. Emigrant August 30, 18:25

    Te fundit qe I takon te flase per drejtesi me ate parlament eshte Fatmiri mire po Ai flet I pari kjo eshte assurde Ai ka pasur probleme gjithmone me ligjin dhe asnje asnje gje nuk I ka ndodhur

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*