Fillon Vettingu, të parët në “sitë” gjykatësit e Kushtetueses

October 26, 2017 19:37

Fillon Vettingu, të parët në “sitë” gjykatësit e Kushtetueses

Vettingu fillon zyrtarisht dhe nis me trupën e Gjykatës Kushtetuese.

Në Gjykatën Kushtetuese është hedhur shorti për të përzgjedhur 5 dosje gjykimi të çdo gjyqtari atje.

Vettingu nis me kryetarin e kësaj gjykate, Bashkim Dedja, i rizgjedhur pak javë më parë për një mandat të dytë dhe pas tij në sitë kalojnë edhe anëtarët Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj dhe Fatos Lulo.

Sipas TCH, procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë patur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.

Sipas të njëjtave burime, në total janë përzgjedhur 35 dosje të 7 gjyqtarëve kushtetues, të cilat pas vlerësimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do t’i përcillen me një relacion Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Këto dosje i përkasin gjykimeve të vitit 2013-2016, ndërsa relacioni i inspektoratit të KLD do t’i bashkëngjitet relacionit të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive dhe Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar.

Nuk jepen detaje se sa do të zgjasë ky proces i rivlerësimit të gjyqtarëve kushtetues, ndërsa ditë më parë ky institucion festoi edhe 25-vjetorin.

Të pranishëm në ceremoni, krerët më të lartë të shtetit dhanë vleresimet e tyre, madje edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka qenë shumë i ashpër me njerëzit e sistemit të drejtësisë veçoi Gjykatën Kushtetuese, kur tha se “ky është institucioni i vetëm ku mund të hysh me kokën lart”. Një prej dosjeve që Rama veçoi ishte ajo që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë.

Të parët në Vetting:

Bashkim Dedja, Kryetar

Vitore Tusha, anëtare

Altina Xhoxhaj, anëtare

Fatmir Hoxha, anëtar

Gani Dizdari, anëtar

Besnik Imeraj, anëtar

Fatos Lulo, anëtar‎

October 26, 2017 19:37
Komento

6 Komente

  1. MH October 26, 20:51

    Nese Vettingu do filloj startin me vitin 2013.Asht tradheti kombetare.Asht tradheti e votes se popullit qe nga viti 2013 dhe sidomos i vitit 2017 kur populli votoi me shume menquri dhe guxim per ti hyre rreformes ne drejtesi te gjithe te barabarte para ligjit.
    Populli nuk e ka filluar jeten me 2013 por ka shekuj e mijra vite qe mbijeton ne te gjitha sistemet apo rregjimet turli qeveritare.Sot populli kerkon qe ne kete cerek shekullit duke filluar nga viti 1990 ti bahet kontrolli cdo politikanit,qeveritarit,gjykatesit e prokurori.Te ndeshkohet cdo person qe ka shkelje penale me ligjin e kushtetutes organi ma i lart i shtetit.

    Reply to this comment
  2. Drejtesia do t behet,duan apo nuke duan mijte e kenetave,avoketerit dhe noteret e ligesise. October 26, 22:41

    Vettingu nuk ka nevoje per opinjon nga Rama,apo nga politika ne pergjithesi,sepse ngase ishin keto palopolitikane,SOVRANI ne shumice i bojkotoje zgjedhjet per deputet,si dhe USA dhe BE-ja kerkuan me force reformen ne drejtesi,Vettingun dhe ligjin e dekriminalizimit,ligj qe ne unison u pshurr nga ramovici,metovici,bashovici,medijvici dhe berishovici me sozi.Mjaft me,me opinjone te bastardeve te politikave ne dite e vite,pse ishin dhe mbeten keto bastarde ne politikat e Tiranes zyrtare deri me sot ku nuke mund te vecohet as ramovici qe ne menyren me demostrative dekoroje Visho Ajazin ish zevendesin e Gazidedes,kryekriminelit te vitit 1997,si dhe deklaroje vrasesin serial berishovicin si patriot gjate luftes ne Kosove nga barbaria serbe,prandaj Shqiperia mbeti ne tranzicion dhe jashte BE-se.Mjaft me, Gjykata Kushtetuese sikurse dhe te gjitha gjykatat e tjera jane te binjakezuar me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imorlo-politik ne te tre pushtetet,binduni.Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenetave,bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre,se drejtesine e kerkon SOVRANI,USA dhe BE-ja.

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenetave,avoketerit dhe noteret e ligesise. October 26, 22:42

  4. Lili October 27, 10:13

    Mh,
    Jane kujdese mire qe mos te preken,prandaj vendosin keso data…

    Reply to this comment
  5. H October 27, 10:19

    Nuk do ti gjeni kurrë. Provoni të jepni para kush spiunon dhe do të dorëzohen vetë.

    Reply to this comment
  6. vera e nxehte October 27, 13:05

    Vetingu duhet te filloje qe me permbysjen e diktaturtes, se ato dite filloi dhe shkaterrimi perfundimtar i Shqiperise. Vetem keshtu mund te ringrihet vendi dhe jo duke u marrur tere jeten me ato te para viteve 1990 per te mbuluar krimet e sotme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*