Aksioni i policisë, goditet një grup i kanabisit (VIDEO)

June 12, 2019 15:48

Aksioni i policisë, goditet një grup i kanabisit (VIDEO)

Burime zyrtare nga policia e shtetit bëjnë me dije se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi disamujor nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua një operacion, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: G.B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë; Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë; A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë; E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë; E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë

Ata ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

“Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të ushtruar nga këta shtetas, si dhe për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për arsye se operacioni është në vijim, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera” – thuhet në një komunikatë për media të policisë.

l.h/ dita

June 12, 2019 15:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*