Filmi i Mamaqit, Alfred Trebicka: Këta çunat kanë kurajon e të paaftit, ose amatorit

February 12, 2020 08:56

Filmi i Mamaqit, Alfred Trebicka: Këta çunat kanë kurajon e të paaftit, ose amatorit

Mbrëmë në “Provokacija” ne abcnews, ishte i ftuar aktori i njohur Alfred Trebicka, ku edhe ka folur për situatën në të cilën është përfshirë kinemaja në Shqipëri.

Trebicka u shpreh se kinemaja është një art kompleks që kërkon jo vetëm arsimim specifik por një regjisor kinemaje duhet të njohë edhe fusha të tjera që kanë lidhje direkte ose jo me artin.

Sa i përket kritikës për filmin “ I Love Tropoja”, ai u shpreh se nuk është thelbi i diskutimit përplasja me aktorët, por ngritja e një shqetësimi në parim.

“Ajo që shoh është se ka një lloj diletantizmi që masakron çdo lloj principi që ka kinemaja. Kinemaja nuk ka lidhje fare me televizonin si koncept. Mos të thonë që po bëjnë kinema. Pra shqetësimi im është se kjo lloj kinemaje që po servirin ekstremisht komerciale, ka dëme të mëdha”, u shpreh Trebicka.

Gjithashtu aktori i njohur foli për probleme të filmave që sipas tij janë defekte të tmerrshme kinematografike.

Trebicka: Është një proces i cili kërkon formimin profesional të këtij profili. Nuk është aq e thjeshtë të bëhet skenar. Është një virus për të cilën duhet të vaksinohemi shumë shpejt. Kam parë statuse nga njerëz që kanë qenë pjesë e produksioneve të cilët kanë trumbetuar se kjo është e ardhmja e kinematografisë shqiptare. Të gjitha këto publiku i merr si të mirëqena. Reagimi im ka ardhur si rrjedhojë e këtij terreni. Kujt po i vendosim tagrin e kineastit?

Më tej ai u shpreh se kjo kategori nuk njeh ligjet bazike të kinemasë. “Këta çunat kanë kurajon e të paaftit ose kurajon e amatorit”, tha Trebicka.

Si e konsideron suksesin e filmit?

Trebicka: Sukses për çfarë? Ky është një fenomen kompleks që ka të bëjë edhe me shoqërinë. Një njeri që ka lexuar disa libra të mirë nuk shkon aty. Thuaj kam bërë një gjë për tu zgërdhirë, gjej çfarë emri të duash, por mos thuaj që po bëj kinema. Edhe pjesëmarrja e kryeministrit është 100% komerc, pra nuk është film. Nuk kam thënë që jam kundër, por për mua si njeri që e njoh këtë fushë është një shqetësim sepse ne po i largohemi kinemasë së vërtetë.

A egziston kinemaja e vërtetë në Shqipëri?

Trebicka: Sigurisht që egziston edhe pse ka shumë vështirësi.

Më tej ai u shpreh se një film i tillë është biznes jo kinema, “kineastët” e rinj duhet ta pranojnë. “I duhet gjetur emri kësaj shfaqjes, por jo kinema”, tha Trebicka.

o.j/dita

February 12, 2020 08:56
Komento

7 Komente

  1. demo February 12, 09:16

    Sa te mendohet i mencuri,sa te gjeje parate profesionisti,katundari,idioti,karagjozi,…e hodhi ne lume.
    Prandaj o Alfred Trebicka,kjo qe po ndodh me filmin,ndodh ne te gjitha fushat e dijes,INVESTIMEVE,NDERTIMEVE,PROJEKTEVE etj.

    Reply to this comment
  2. dulla February 12, 10:09

    kurajon e te paaftit profesor !

    Reply to this comment
  3. KORÇARI February 12, 19:02

    Sot është koha e Cicajashtëve, e Buzviçave e bythfryrarve dhe e pornografisë që është pagëzuar si Art,
    Ermut Mama..qi u bë regjizor , ndërkohë që kushdo që ka sadopak tru funksional në kokë pyet vehten se çfarë talenti disponon ky Ermuti që ka hyrë në TV.
    Përgjigjia vjen vetvetiu ASNJË TALENT , thjesht paraqitja e tij në TV tregon shkallën tragjike të degradimit të televizionit dhe artit në Shqipëri.
    Sa për pjesmarrjen e Edi brekvarurit NO COMENT…
    Ai ka katandisur si sallatë që del gjithkund….

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta February 12, 19:24

    Keta analfabetet funksionale,qe kane filluar te cfaqin edhe filma ,nuk e di se nga i marrin parat?Apo si gjithmone edhe per keta paguan krimi?Kaq shume filma po cfaqen tashti sa ka rrezik te kalojne edhe Hollivudin!

    Reply to this comment
  5. Orteku i Fekenit February 13, 17:00

    Kjo ” nxefja” jote eshte e pak e egzagjeruar i dashur Fred S . Niveli i kinemase sot i pershtatet nivelit te pergjithshem te shikuesve dhe shoqerise! Brezi jone pati tjeter formim kujtoi presoret e tu! Nga Vangjushi ne Inst drei ke “Pata” e Aurika ne 8-vjecare ! Po mos u merzit kualiteti mbetet dhe mbahet mend te tjerat harrohen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*