Filmi shqiptar drejt “Oscars”

August 16, 2018 19:40

Filmi shqiptar drejt “Oscars”

Në listën e finalistëve të zgjedhur për këtë vit nga “Student Academy Awards” është edhe filmi shqiptar me metrazh të shkurtër. Bëhet fjalë për filmin “Bini” të realizuar nga regjisori Erblin Nushi.

Lajmin e mirë e ka bërë vetë të ditur regjisori me anë të një statusi në rrjetet sociale. “Kjo është për të gjitha ata që kanë humbur jetën gjatë luftës. Për të gjithë ata zëra të padëgjuar dhe për ata fëmijë jetët e të cilëve janë ndikuar nga veprimet e atyre të cilët na kanë dashur të vdekur. Kosovë kjo është për ty,”- shkuan Nushi në Facebook.

Filmi është në mesin e finalistëve së bashku me tetë filma të tjerë në kategorinë “Narrative”.

o.j/dita

August 16, 2018 19:40
Komento

1 Koment

  1. Maelga August 17, 12:59

    “Kosove kjo eshte per ty.”
    Shprehje e bukur, por… per ke Kosove e keni fjalen?
    Per kete te tanishmen, apo per ate me kufij ne ndryshuar te Thacit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*