Filmim i rrallë: Dërgata shqiptare që takoi Princ Vidin

July 31, 2018 17:12

Filmim i rrallë: Dërgata shqiptare që takoi Princ Vidin

 

Nga Ilir Ikonomi

Ky është një filmim i rrallë dhe ndoshta i vetmi i njohur deri më sot i delegacionit shqiptar që shkoi në Neuwied të Gjermanisë, për t’i dorëzuar Princ Vidit kurorën e Shqipërisë.

Videoja tregon arritjen e dërgatës në Vjenë më 24 shkurt 1914, tre ditë pas takimit me Vidin. Vjena ishte destinacioni i fundit i vizitave të këtij grupi të larmishëm shqiptar në disa qytete të Evropës.

Kryeqyteti austriak ishte përfshirë nga kërshëria për të parë delegacionin shqiptar dhe kreun e tij, Esat pashën, sepse prej muajsh gazetat nuk pushonin së foluri për shtetin e ri, për mundimet dhe krizat që ishin dashur të kapërceheshin deri në arritjen e pavarësisë dhe sidomos, sepse mu për këtë shkak, Austro-Hungaria ishte gjendur dy herë në prag të luftës, me ultimatumet që i kishte drejtuar Malit të Zi dhe Serbisë.

Në video duket qartë Esat pasha me kallpak në kokë.

Njeriu që i pret në stacion dhe shtrëngon duart me ta duket të jetë Gjergj Pekmezi, profesori i nderuar i Universitetit të Vjenës që do të shërbente si përkthyes dhe shoqërues i delegacionit.

Shqiptarët vizituan muzeun ku ishte ekspozuar shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut. Një ditë tjetër shkuan në një fabrikë, që merrej me prodhimin e telefonave dhe aparateve të telegrafisë pa tel. Gjatë vizitës, Esatit i bënë një surprizë. Në fabrikë arriti për demonstrim një telegram në frëngjisht ku shkruhej: “Rroftë Shqipëria! Rroftë gjenerali i shquar Esat pasha!”

Në fund të vizitës, më 28 shkurt, Esati dhe më pas e gjithë dërgata u pritën nga Perandori i Austro-Hungarisë Franz Joseph.

Esati i tregoi Perandorit përshtypjet nga stërvitja që kishte parë në një akademi ushtarake afër Vjenës.

Vijoi kjo bisedë:

ESAT PASHA: Unë jam vetë ushtarak, Madhëri, por atë që pashë dje nuk e kisha parë kurrë në jetën time. U entuziazmuam të gjithë dhe dua ta uroj Madhërinë Tuaj për ushtarët e shkëlqyer. Do të donim që, në një të ardhme jo të largët, të kishim vetëm një miniaturë të asaj që pamë në akademi.

PERANDORI FRANC JOZEF: (Me të qeshur) Shpresoj të gjeni një ministër financash, i cili me shkop magjik t’ju sjellë milionat që ju nevojiten për këto plane.

Princ Vidi, ose “Mreti” siç e quanin shqiptarët, arriti në Shqipëri më 7 mars 1914, por mbretërimi i tij zgjati vetëm gjashtë muaj, sepse vendi u përfshi shpejt nga trazirat.

a.s/dita

July 31, 2018 17:12
Komento

15 Komente

  1. Esat pashe Berisha July 31, 17:56

    Pse permendet me emer vetem Esat Pash Toptani … , cilet jane te tjeret ?

    Reply to this comment
  2. Arben July 31, 18:24

    Respekt per Pune tuaj me vlere, z. Ikonomi.

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane August 1, 11:06

      Ta ka bere qejfin I.Konomi se ka shkruar per kryetradhetarin o Osman?
      Por Esati e ka damkosur veten me vulen e traddhetarit. E kane damkosur bashkombasit dhe bashkekohesit patriote. Dhe varrin e ka ne varrezat serbe ne Paris.
      Ky injorant osman qe nuk dinte asnje gjuhe te huaj si pohon dhe kusheriri i tij Eqerem Vlora.
      Kaq antishqiptare je ju fara e neo-osmaneve sa nuk late bashibozuk pa u perpjekur ta shplani nga lera e tradhetise e turpit vetem me kushtin qe te kete qene sherbetor i sulltanit. Nuk keni asnje ndjeshneri kombetare per Shqiperine dhe shqiptaret nqs nuk jane mbeshtetes te dikurshem te osmaneve apo te Sulltanit te Anadollit sot. Ju vetem shqiptare nuk jeni vecse fare e keqe neo-osmandhjere.
      Osmanet dhe politika neo-osmane e Erdoganit sot, nuk kane asnje dallim nga andartet dhe çerniket greke e serbe dje. Partia fashiste e “Agimit te arte” sot ne Greqi eshte njesoj anti shqiptare si politika neo-osmane e Erdoganit sot.
      Qe te gjitha keto parti e keto politika sot perpiqen te godasim identitetin tone kombetar dhe heronjte tone kombetar. Rilindasit tane te ndritur dhe Skenderbeun dhe te ngrene lart tradhetaret qe populli dhe historia i kane damkosur me damken e turpit si Esat Pashe Toptanin simbolin e tradhetise kombetare i varrosur krahas serbeve ne varrezen serbe ne Paris per sherbimet qe u beri gjate kohes qe ishte gjalle.

      Reply to this comment
  3. Piro July 31, 18:51

    Ku eshte dergata pse nuk na thoni z. Ikonomi?
    Esat Pash nuk eshte dergate.
    Esat Pashen e ka denuar historia shqiptare.
    Asnje pseudohistorian i paguar nuk mund ta ngjalle.
    Per ate nuk ka vend ne token shqiptare. Le tw prehet ne Paris bashke me serbet ne varezat e serbeve dhe armiqve te tjere te Shqiperise te cileve u sherbeu per nje principate vetjiake neosmane ne Shqiperine e Mesme.
    C’eshte kjo perpjekje e ndrojtur per te nederuar tradhetarin me te madh te kombit. Kjo mund t’i sherbeje kujtdo por jo Shqiperise. Shqiptaret jane me te zgjuar se pseudohistorianet e plepave.
    Turp!!!!

    Reply to this comment
  4. Piro July 31, 18:53

    Ku eshte dergata pse nuk na thoni z. Ikonomi?
    Esat Pash nuk eshte dergate.
    Esat Pashen e ka denuar historia shqiptare.
    Asnje pseudohistorian i paguar nuk mund ta ngjalle.
    Per ate nuk ka vend ne token shqiptare. Le te prehet ne Paris bashke me serbet ne varezat e serbeve ne Paris dhe armiqte e tjere te Shqiperise te cileve u sherbeu per nje principate vetjiake neosmane ne Shqiperine e Mesme.
    C’eshte kjo perpjekje e ndrojtur per te nderuar tradhetarin me te madh te kombit. Kjo mund t’i sherbeje kujtdo por jo Shqiperise. Shqiptaret jane me te zgjuar se pseudohistorianet e plepave.
    Turp!!!!

    Reply to this comment
  5. pse ka kaq idiote kjo Bote Shqipcaresh !!!!!!!!!!!!!!!! July 31, 21:35

    DHE KUJT I SHERBEN KJO

    PTHTHTHTHTH VIDEO ?!

    APO IDIOTEVE TE MALLUAR PE MUTRAT E HISTORISE

    Reply to this comment
  6. Alban August 1, 06:25

    Eshte nje fatkeqesi e madhe qe nje polyglot ne gjuhet e huaja si Ilir Ikonomi, u eshte shmangur fushave te tij per te cilat eshte specializuar ne Kine si ajo e perkthimeve apo gazetarise. Ai ka hyre si amator i keq ne fushen e shkences se Historise se Shqiperise, duke zgjedhur per te rehabilituar tradhtarin me famekeq te popullit shqiptar ne fillimin e shekullit XX, Esat Pashe Toptanin .

    Dergata per te cilen ben fjale gazetari i VOA-s ishte nje ekip privat i Esat Pashe Toptanit, i pa autorizuar nga populli shqiptar neprmjet Asamblese Kombetare. Them dergate e pa autorizuar sepse te gjithe princerit europiane qe u caktuan nga Fuqite e Medha neper shtetet e reja te Ballkanit, si ne Greqi, Rumani e Bullgari, u miratuan nga Asamblete Kombetare te ketyre shteteve. Ndryshe nga pervoja e tyre, ne Shqiperi miratimi i Princ Vidit nuk kaloi nepermjet Asamblese Kombetare te Shqiptareve, por Komisioni Nderkombetar i Kontrollit ia la ne dore Esat Pashes te zgjidhte delegatet qe shkuan ne Neuwied te Gjermanise per t’i cuar kuroren e Shqiperise Princit Wied. Tre muaj me pas Esat Toptani organizoi grushtin e shtetit per debimin e Princit Vid, grusht qe coi ne Luften Civile te viteve te mbrapshte 1914-1915, kur ne Shqiperi u shkermoq shteti dhe shqiptaret u vrane me njeri-tjetrin..

    Reply to this comment
  7. demo August 1, 08:35

    Duam s`duam ne,nuk e c`bejme dot….Gjykimin ja caktoi historia me vone per veprimet e tij ne dem te kombit..Esat pasha ka qene kreu i delegacionit qe pershendeti emerimin e princ Widit dhe takoi Perandorin e Austrise.
    Edhe

    Reply to this comment
    • Xxx August 1, 11:18

      Dhe per tre muaj i ktheu pushken te ardhmes europiane te shqiptareve se bashku me dum babistin fshatar Haxhi Qamili.

      Reply to this comment
  8. Amerikani August 1, 10:52

    Esat Pash ka qene nje anadollak i kohes i cili i impnohej te tjereve.
    Ai thoshte: “O me zgjidhni mua ose do te keni trazira!”
    Dhe menjehere mobilizonte dallkauket qe e ndiqnin pas. Ishte ai qe e tradhetoi i pari edhe princ Vidin. Ishte ai qe organozoi katunaret osmanllinj te Haxhi Qamilit ne nje kryengritje ku kerkohej krahas te tjerash dhe nje princ osman, ne nje kohe kur perandoria osmane ishte duke dhene shpirt. Me thirjet “dum baben” katunaret e Shqiperise se mesme me mendesi anadollake e vune ne veshtiresi punen e qeverise se Vodit, i cili u perpoq ti jape Shqiperise nje orjentim oksidental.
    Pasi e perdori katunarin Haxhi per qellimin e vet, ishte Esati ai i cili “korri” frytet e rebelimit .
    Esat Pasha me pas do te hynte ne marrveshje te fshehta me serbet dhe greket , me kushtin qe pas luftes do te ishte ai kryetari i shtetit te ri Shqiptar nje shtet i cili sipas marreveshjes se Esatit me serbet dhe greket dhe me perkrahjen e francezeve e anglezeve do merte tiparet e nje shteti islamik ne teritore te cunguara nga ato te njohura ne 1913.
    Shteti i ri islamik i Esatit do te ishte nje pjese e Shqiperise se mesme, duke lene jashte “Vorjo epirin” i cili do u kalonte grekeve dhe veriun e Shqiperise deri ne bregdet i cili do u kalonte jugosllaveve duke realizuar ne kete menyre dhe endren e vjeter serbe per te dale ne Adriatik.
    Ishte nderhyrja Austro-hungareze gjate dy viteve te para te luftes 1914-1916 qe e shpetoi Shqiperine nha ky plan ogurzi i Esat Pashes me serbet dhe greket, duke i hedhur ne det si serbet dhe Esatin te bllokuar ne Durres.
    Dhe streha e Esatit menjehere pas debimit te tij nga Austro-hungarezet u be Selaniku i Greqise.
    Esati ishte dhe njeriu i cili vrau pabesisht komandantin osman te Shkodres iIbrahim pashen i cili ra dakort me shqiptaret per ta mbrojtur Shkodren nen flamurin shqiptar. Menjehere pas vrasjes Esati gjoja e mbrojti Shkodren nen flamurin osman dhe me pas me nje leter gjithe lavde ja dorezoi pricit malazez kur nga te gjitha burimet mbrojtesit e Shkodres ishin te afte te vazhdonin ta mbronin ate deri ne ndihmen e pritshme te Austro-hungarise sic rezultoi me pas.
    Me pak fjale Esati nuk e zgjidhte kush por ishte Esati qe u imponohej patrioteve shqiptare me ane te forces.
    Si tradhetar mori dhe denimin e merituar dhe ngeli i damkosur nga hostoria si shites i interesave te kombit.
    Sado te perpiqen ta rehabilitojne sot kete tradhetar mbetjet neo-osmane ai e ka mare tashme vulen e turpit.
    Eshtrat e tij sot gjenden te varrosura ne Paris ne varrezat serbe.

    Reply to this comment
  9. Babalja August 1, 11:09

    Ik o Ikonom be ate spikerin e lajme e mos u mer me histori koke l..
    Kush e dergoi Esatin ne Vjene?
    Askush. Vajti me force se kercenonte me destabilitet njesoj si Saliu sot kur çon çadra turpi.

    Reply to this comment
  10. Xxx August 1, 11:54

    Pa Austro-Hungarine shteti shqiptar sot nuk do te egzistonte!
    Edhe nqs do ti ngelej ndonje pellembe toke pasi te ishin ngopur me pare fqinjte, ajo do te ishte nje mejhane e rendomte osmane me gra te mbuluara e burra me çitjane qe tymosin nargjile e çibuke me çallma kokes. Do te ishim si kopesht zologjik ku europianet do na vizitonin per tu kthyer pas 300 vjete ne histori.
    Kjo do te ishte Shqiperia nqs nuk do te ishte Austro-Hungaria e me pas Amerika me presidentin Wilson.
    Kjo do te ishte ajo cope Shqiperie me Esat Pashe Toptanin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*