Pështirosje

April 28, 2016 10:00

Pështirosje

 

Nuk e di se si mund ta kisha quajtur një njeri të tillë: Ai, shumëdimensional në maskarallëkun e tij dhe krejtësisht i papërfytyrueshëm për të qenë njeri. Është një specie që tashmë është bërë më shumë se i pranishëm në jetën e përditshme, dhe, për më keq, ndjehet firoma e tij, edhe nëse je tepër larg. I paparashikueshëm deri në absurd, i dhunshëm deri në brutalitet, kapës i shtetit deri në rrëmbim, mizor deri ku nuk mund të përceptohet, e përsëri ai mbetet njeriu i dorës së fortë, mes një çorbe që quhet opozitë, dhe nga e cila, vjen edhe një pjesë e mjerimit të tejzgjatur.

Nuk e kam besuar kurrë, as në ditët me të rënda të mosbesimit, se do të kishte një njeri të tillë, i cili, përkohësisht u vesh me aureolën e liderit, pastaj, për një çast, me idenë e prijësit, por që në fakt do të ishte fatkeqësia më e mjerueshme e një kombi.

Të gjitha mund të jenë në lojën e pështirë të politikës, por mjerisht ajo që nuk mund të merrej me mend se mund të ndodhte, aq më tepër nga një njeri, i cili mburret me kodin e nderit e të familjes, është ndotja e familjes, e jetës së tjetrit, zhgarravitja e karakterit njerëzor pas një emri, një vendi, një përkohësie, duke bjerrur dinjitetin. Si është e mundur që ky bishërim i llahtarshëm është ende pjesë e politikës, e politikëbërjes për më tepër, është i pranishëm ku nuk duhet të jetë, copëz që nuk kapërdihet, si është mjerimi që solli pas vetes, rutinë e takimeve me diplomatë të huaj, të cilët duken sikur falen tek ai, edhe kur quhen Arvizu, edhe kur njihen si Lu; njerëz që ndërkohë familjen e dinjitetin e tyre vetjak duhet ta kenë të shenjtë, e përsëri, i marrin dorën, tokin duart e mendimet me një njeri i cili kodin e nderit e të familjes së tjetrit, qoftë edhe paksa kundërshtar politik, e bën tokasi, e llumos, sikur të ishte fjala për të shkelur një kokërr misri? Edhe këtu, “mos e shkel, he të shitoftë Zana”.

Në dy ditët e fundit njerëzit edhe një herë janë ndeshur me dy ngjarje, të cilat duken sikur nuk kanë lidhje me njëra tjetrën, por kanë të njëjtin burim, të njëjtën fatkeqësi sjellin dhe përmblidhen në mendësinë e njeriut-bishë, si një gjë krejt e zakonshme e normale. Medet, perversiteti u bë normalitet përmes këtij njeriu.

Çfarë ishin dy “rastësitë” e fundit? Në një intervistë televizive, Berisha, shefi de fakto i shqupasve të mobilizuar ushtarakisht për të ruajtur “nderin” e babës, jo në një çast shpërthimi, por krejt në normalitetin e tij, theksoi se një njeri, të cilin e quan hasëm, pasi kishte masakruar gruan e tij, e kishte përdhunuar 24 orë rrjesht. Nga ana tjetër, një grua deputete shqupase, pa as më të voglin shqetësim se për çfarë është fjala, na tregon për “misterin” e stadiumit të ri kombëtar dhe, kulla e lartë që po ngrihet pas saj, (nuk e di pse!), i kujtoka diçka tjetër, që ka të  bëjë me vetitë mashkullore dhe këtë e lidh me shefin e sotëm të qeverisë.

Nuk habitem me të parin, por u mësova të mos çuditem edhe zonjat-burra, ndërsa vetë çudia duhet të jetë e tyre. Jam i bindur se, ose e kanë detyruar të dalë e të flasë ato që tha, ose ia kanë shkruar e ende nuk e di se çfarë ka lexuar. Para vullnetit të tij të mbrapshtë edhe gratë parlamentare bëjnë nganjëherë ndonjë vërejtje të përvuajtur, ndonjëherë murmurisin, por të pakta janë ato që kundërshtojnë, edhe kur është fjala për absurdite të tilla, të cilat janë aq larg figurës së një deputeteje. Më erdhi keq për të, u ndjeva ligsht.

Por, le të themi se ishte dëshira e mendja e saj.

Në fakt kjo është filozofia e njeriut-bishë, i cili gërmon deri në strofkullën e jetës së tjetrit dhe, kur nuk gjen gjë, atëherë ngrit mendjen e tij, i thërret asaj se si do të kishte vepruar vetë ai në një rast të tillë dhe bëhet gjithçka e vetëdijshme në një tru të çakërdisur. I fryrë nga madhështia, por edhe i trembur nga e ardhmja, ai kujton se është çështje nderi të ruante për vete tonin e tiranisë së mendimit dhe të shpifjes së paskrupullt, duke kërkuar kështu ndihmën e lirisë së të shprehurit.

Nuk është hera e parë që politika e sotme bie në këtë fund të mjerueshëm. Nga ajo sallë parlamentare e në intervista televizive kemi dëgjuar gazepet më të mëdha, të cilat përdoren vetëm nga të dehurit rrugaçë. Kemi dëgjuar t’i thuhet një deputeti se ‘ku është nëna dhe motra yte, nëpër motele janë’, dhe asush nuk është skuqur nga ata që i rrinë pranë; kemi dëgjuar të gërmohet nëpër breznitë e njerëzve përballë, duke shpifur papërballueshëm dhe zonjat e një krahu janë zgërdhirë, e tani marrin edhe pjesën e tyre në këtë lojë të pistë, që nuk ka as politikë e as dinjitet njerëzor.

Ky njeri, i cili mburret me kodin e familjes dhe kodin e nderit, ndoshta dikur ka pasur fillesa të tyre, sepse është rritur në një trevë ku kjo ka qenë e shënuar, por, sa më poshtë ka zbritur dinjiteti i tij, aq më poshtë ka rënë edhe kodi i tij i nderit, deri sa është zhdukur. E keqja nuk është vetëm tek ai, por edhe tek të tjerët që i rrinë karshi, që e duartrokasin kur merr nëpër këmbë dinjitetin dhe nderin e grave dhe të vajzave.

Nuk është rastësi që transmetohet edhe tek familja e tij. I biri, si një shpend grabitqar, në fakt është më shumë se sa shpend, iu vërsul një aktoreje të njohur me atë që ka mësuar në familjen e tij, sepse nuk thonë kot se, “çfarë ka shtëpia, t’i nxjerr fëmija”, vetëm se ajo tha një mendim për njeriun – bishë, njërin nga ato mendimet e zakonshme, të cilat duken si gurgullimë kur dëgjon bubullimat dhe gjëmimet huligane të njeriut – bishë. U është krijuar mundësia të çirren sepse, ndërsa ne të gjithë, reagojmë furishëm ndaj krakavitjeve huligane të një farë Zeni, heshtim kur nëpërkëmben vajzat, gratë, nënat e motrat e të tjerëve, pasi ata janë të paemër, heshtim kur detyrojnë gratë deputete të dalin e të flasin për kulla të gjata si për një gjë mashkullore, revoltohemi për një deputete shqiptare të përgjuar, por heshtim për ato dhjetra gra e vajza që punuan si skllave në Gërdec dhe në fund, si mos më keq, i poshtëruan duke u dhënë lëmoshë.

Politika e sjellë në dekadat e fundit është shumë më e pështirë se ajo që kishim në monizëm. E pështirë në pështirosjen e saj dhe këtë e bëri një njeri, i cili, nuk e ka për asgjë të të ndjekë deri në dhomën e gjumit, të të përgojojë sipas “informatave” që i jep qytetari digjital, të të futet nëpërmjet këmbëve për të parë se çfarë ke aty dhe pastaj, të të bëjë gjëmën.

Mund të kesh politikë konflikti mes dy grupimeve politike, kjo është e natyrshme, por është e pashoqe të kesh një politikë të tillë, ndjellakeqe deri në thelbin e shoqërisë, deri në jetën e familjes, deri në bukën që ke ngrënë dhe ujët që ke pirë. Ky njeri, i cili e di se çfarë ndodh në qoshket e jetës së tjetrit, do të bënte mirë të mbyllte gojën, sepse prishi dynjanë, e në mos mund ta mbyllë, le ta fillojë nga vetja. Ta fillojë krejt thjesht: T’i thojë të birit të vejë një herë tek fëmijët e larguar, të kthehet pak çaste nga plazhet e Malibusë tek fëmijët e tij, e jo për tjetër, të paktën të mos harrohet.

Në fakt, njeriun – bishë nuk e bren ndërgjegja dhe as nuk është i shqetësuar ndërsa ngre këto fatalitete absurde të jetës së tjetrit, duke dashur të jetë pjesë e dhomës së gjumit të tyre. E keqja e madhe është se vetë politika po kalon nëpër dhomat e gjumit.

Njeriu – bishë e solli këtë. Dhe emri i tij nuk është i panjohur për askënd. Mjerisht.

 

Bedri Islami – DITA

April 28, 2016 10:00
Komento

22 Komente

  1. ERI April 28, 10:55

    Z Bedri.
    Je teresisht i sakte me ato qe shkruan.Por per fat te keq do te shtoja disa gjera ne lidhje me popullin te cilit i perkas dhe une.Vriten e priten per nje gardh e nje peme por kur vjen fjala qe cenohen deri ne palce rrine si pulat.Nje neri i tille meriton vecse nje gje.PLUMBIN NE BALLE,PASI GJYKIMI DO TE ISHTE NJE PRIVILEGJ PER TE.

    Reply to this comment
    • Claus April 28, 16:07

      Tmerr!
      Te them te drejten,me gjithe respektin per autorin e shkrimit,rrallehere kam pare qe te kete nje urrejtje kaq te madhe,ne kaq pak rreshta!
      I mbushur me mllef dhe urrejtje ky shkrim.Por,te jemi te vertete,nuk eshte vetem ky shkrim,por edhe shume e shume te tjere me autoresine e zoterise ne fjale.E jo vetem te zoterise,por edhe te shume kolegeve te tij qe mbeshtesin regjimin e zotit Rama.
      Nje lexues i thjeshte,kur lexon shkrime te tilla,mbushet plot me urrejtje ne shpirt.Nese e lexon ne mengjes,gjithe dita do t’i diktohet nga urrejtja qe ka marre.
      Dhe pyetjet vijne vetveti: c’eshte gjithe kjo urrejtje?Nga buron ajo.Cili eshte shkaku i saj ?A eshte e njemendte ajo?
      Ne fakt,gjithe keto pyetje kane nje shpjegim.Nje shpjegim racional,padyshim.
      Nje urrejtje e tille eshte e vjeter.Shekullore…pa pak me shume se dy dekada.Eshte urrejtja qe u mboll nga komunistet dhe u mbajt gjalle per 75 vite me radhe.Sa ishin komunistet ne pushtet,ssume propagande eshte bere per ta ushqyer ate.Shume shqiptare,me mijera shpirtra te pafajshem,jane bere pre e saj.Thuhet e c’nuk thuhet se cilet ishin faktoret qe e mbajten ne kembe regjimin me kriminal ne Europe e njerin me gjakatarin ne bote, por rrallehere permendet nje nder faktoret kryesore,qe eshte pikerisht kulti i urrejtjes.
      Urrejtje per armiqte e jashtem,duke filluar nga fqinjet e deri ne cepat e globit,urrejtje per armiqte e brendshem,armikun e klases e deri tek ata me te brendshmit…armikun ne gjirin e partise!
      Edhe kur nuk kishte armiq ata shpikeshin.Sepse duke shpikur armiq,mbanin gjalle urrejtjen,te cilen ua servirnin si ushqim shqiptareve,i cili ushqim i helmonte ne shpirt e zemer deri ne ate pike sa per partine ,per pushtetin e saj,te shisnin edhe njerezit me te afert…
      Pas viteve nentedhjete,socialistet trasheguan kultin e urrejtjes,dhe e ushqejne ate me te njejten kembengulje si paraardhesit e tyre.Ia kane pare dhe po ia shohin hajrin.
      Me kultin e urrejtjes ata kane krijuar turma te verbeta mbeshtetesish besnike.Kjo shpjegon edhe fenomenin “socialistja e Beratit”,e cila rri pa buke,uje e drita vetem e vetem qe socialistet te jene ne pushtet!
      Zoterinjte gazetare qe shkruajne shkrime te tilla plot me mllef dhe urrejtje,ne te vertete,nuk jane ashtu sic duan te duken.
      Urrejne,por jo aq sa japin pershtypjen.
      Keta zoterinj te nderuar nuk jane viktima te urrejtjes,por bartes te saj,percues te saj.Keta jane mbartes te viruesit te urrejtjes.
      Detyra e tyre eshte ta percojne ate tek socialistet e thjeshte,qe jane viktimat e verteta te kesaj epidemie 75 vjecare.
      Keta zoterinj jane zanatcinj te urrejtjes,e ushtrojne ate,e profesojne ate.Kane dekada qe e bejne.
      Por shumekush mund te pyese,po pse ka nje intensitet kaq te madh urrejtje te profesuar nga keta zoterinj gazetare dhe analiste te qeverise kohet e fundit?!
      Jua them une.
      Deshtimet spektakolare nderthurur me korrupsionin e llaftarshem,ne te gjitha fushat, e kesaj qeverie,kane lekundur besimin edhe te me fanatikeve socialiste te thjeshte.
      Po verehet nje dobesim,nje si te thuash prishje radhesh,aq te shtrenguara dikur,madje madje po ka edhe ndoca ikanake,te heshtur sidomos,te cileve nga varferia e madhe,nga perizi si pasoje e saj,po u del narkoza e urrejtjes e po kthjellohen pak nga pak.
      Nuk duhet lejuar kjo!Nese prishen radhet,tretet vota.E nese tretet vota,humbet pushteti,i cili pushtet,ndryshe nga ai i baballareve,eshte i “mallkuar” te kaloje nga vota.
      Ja pra,eshte kjo arsyeja,se pse shohim kaq shume shkrime te mllefosura perplot me urrejtje shtazarake.
      Duhet energjizuar masa e socialisteve te thjeshte.Menyra me efikase per ta bere kete,ka rezultuar te jete,nga pervoja 25 vjecare,t’ua mbushesh shpirtin me urrejtje per Saliun.
      Zanatcinjte e urrejtjes,kane bindjen se mjaftojne votat e socialisteve te thjeshte per te marre pushtetin e per ta mbajtur ate.Ata kane bindjen se shumica e shqiptareve jane te majte.
      Eshte kjo arsyeja se pse nuk u ben pershtypje gjuha sketerrshme qe perdorin.
      Eshte kjo arsyeja se pse nuk e vrasin mendjen se c’mendon ai elektrorati i ashtuquajtur “gri” ,te lekundurit pra.
      Sepse po ta vrisnin mendjen per kete,atehere nuk do te guxonin te ushtronin ne menyre kaq agresive profesimin e urrejtjes.
      Une mendoj qe e kane gabim.

      Reply to this comment
      • korçari April 28, 19:33

        O Claus nje fjale e urte thote:Ai qe mbron kriminelin eshte me kriminel se ai,dhe puna jote nje zvaranik qe zvarritet dhe qelb çdo gje me qelbin qe leshon pas .Te justifikosh dhe te mbrosh Berrishen eshte njelloj sikur ke mbrojtur Esat Pashe Toptanin dhe po t’a perseris se maloku ngelet kafshe dhe egersire ,ka si instikt shkaterimin dhe mbrojtjen e çdo gjeje te poshter ,urren kulturen dhe vlereson pabesine,vihet shume lehte ne sherbim te serbeve kunder interesave te kombit te tij dhe ti o Claus je malok 100%

        Reply to this comment
      • s.h. April 29, 12:29

        E kam thene dhe here tjeter …. ky claus qe shkruan dhe aresyeton kaq gjate , ndaj shkrimit te nje personi te caktuar, ne kete rast B. Islami , duhet te kete probleme psikike, qe nuk guxon te dale hapur , me emrin e tij….

        Reply to this comment
      • SHPRESEHUMBURI April 29, 18:41

        ORE SHTAZA CLAUS , NE PO PRISNIM TE THOSHE , NE SE JANE TE VERTETA OSE JO ,ATO CKA THOTE Z. BEDRI ,KURSE TI EDHE ME I PERDALE , SE BAJRAKTARI YT PRIMITIV , AS QE I SHKON FARE KETIJ SINORI ! PSE HIQESH SIKUR NUK E KUPTON , SE I GJITHE KY VRER , QE DEL NGA SHKRIMI , ESHTE MLLEF MBARE POPULLOR DHE ATY S`KA ASGJE TE EKZAGJERUAR . ATO KANE LIDHJE ME NJE REALITET QE E JETOJME DHE PREKIM CDO DITE , TE GJITHE NE , PERVEC EGERSIRAVE SI TI , QE JANE PA DINJITET NJEREZOR . JE KAQ I PA CIPE , SA NUK MERR MUNDIMIN , QOFTE DHE TE VESHTROSH ME TE VOGLEN GJEME TE BISHES SE VICIDOLIT , POR ME TAKTIKEN E BALTOSJES SE GJITHECKAJE DHE FSHEHJEN PRAPA SLOGANEVE ANTIKOMUNISTE …YXHYM PERPARA ! JANE PLEHRA NE DEKOMPOZIM , SI PUNA E JOTE, QE MBAJNE ME OKSIGJEN NE REANIMACION BISHEN E EGERSUAR TE REZUAR NGA FRONI ..

        Reply to this comment
  2. TJ April 28, 11:03

    Brilante Z.Islami! Njeriu-Bishe! Ka nje emer! E dine te gjithe! E dine se ku e ka vendin! Nuk e dergon askush! Arsyet? Jane te medha ! Jane ngateruar shume njerez! Ata qe e bene te tille! At qe e shndruan kete femije bishe ne njeri-bishe! Ku jane keta njerez qe qendrojne prapa ketij njeriu-vrases?

    Reply to this comment
  3. orli April 28, 11:08

    Bedri je realist e si rezultat brilant ne shkrimet tua!njeriu-bishe dihet kush eshte:sali udb-ja,nuk e di a ke degjuar por eshte folur shpesh qe sllobodanka(liri berisha) ka patur dashnor Ali Alushanin(te me fali ky i fundit) por nuk ka thene kot populli”i shari te shane” e ky eshte sali fazlliçi.

    Reply to this comment
  4. Kris April 28, 11:17

    Por ky njeri-Bishe u krijua nga dikush! Cilet jane keta njerez qe krijuan kete Njeri-bishe-vrases?! Le te presim dhe te shohim! Por nr te njejten kohe ky njeri-Bishe-vrases krijoi rethin e vet, te ngjashmit e tij! Bena “baba-bishe ” te te ngjajme! Neqoftese nuk jane bere bisha jane njerez servile,perverse etj! I ngjajne Babi-Bishes kur ishte i ri! Brezi i prinderve tane vuajten nga lufta por ne vuajtem nga ky njeri-bishe-kriminel! Do te vuajme derisa do te jete ne politike! I duhet gjetur vendi i ri!

    Reply to this comment
  5. TJ April 28, 11:41

    Ju lutem botoni komentet! Ndryshe mos botoni me artikuj nga Z.Islami!

    Reply to this comment
  6. kokokabana April 28, 11:48

    e gjalle

    Reply to this comment
  7. kris 1 April 28, 12:26

    njeriu bishe do te mbijetoje se pjellat e tij ne parlamentin apo kafazin e kafsheve lehin per ndonje kocke viktime por thelle ne shpirt e admirojne.Ata bejne loje luftash per te argetuar krijuesin e tyre

    Reply to this comment
  8. sicilsocializem April 28, 12:43

    Nje Islam e nje Stefan qe dublohen perdite me po nje pale fjale e nje grup komentesh qe mbajne iso koti per inerci. E vetmja menyre qe i ka mbetyr Rames per te mbuluar torren e grisur te qeverise jane keto shkrime e komente po njelloj. Deshtimin e qeverise Rames ne ekonomi nuk ka Stefan kristian e Bedri islam ta mbuloje me letra e me Fajin e ka Saliu.

    Reply to this comment
  9. sali bisha.. kriminel i lindur por jo fajtor... April 28, 14:55

    Zoti Bedri pershendetje!

    Me behet qejfi qe me ne fund je ulur me kembe ne “toke” dhe normalisht midis fajtoreve kryesore te krimeve te sali satanait ke futur dhe dy “njerzit” Arvizu & Lu.

    Ne fakt Edi Rama ka kohe qe po luan rolin e “gjeneralit te kapur rob” dhe une dyshoj se eshte kercenuar hapur dhe nga miqte per tabulatet e tij te telefonit para 21 janarit ku ka bere thirrje per rrezim me dhune te Sal kriminelit.

    Ndiq diagramen e goditjeve te Edwin Kristaq Aneta Rames( E.K.A.R.)

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKAR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”

    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul

    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES

    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN

    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur

    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin

    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)

    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….

    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??

    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
    ***********************
    Per sa me siper (E.K.A.R.) eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 10 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.

    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.

    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes

    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES

    Reply to this comment
  10. Hamleti April 28, 15:14

    Nuk e përfytyroj dot se çfarë vepre do të shkruante Shekspiri nëse ky përbindësh të kishte jetuar në atë kohë.Makbethi , duket si një zonjë delikate, krahasuar me këtë përbindësh.Jam i sigurtë , nëse ky përbindësh do të kishte mundësitë e Hitlert, do ta kishte kthyer botën në epokën e gurit.Shikoni me vëmëndje sytë e tij kur flet.Diçka midis çmëndurisë dhe delirit, urrejtjes dhe etjes për gjak, logjikës idjote dhe llogarisë vrastare,sy të mbushur me urrejtje ndaj çdo gjëje humane, jashtë kopesë së tij primitive.Unë besoj që në të ardhmen , sigurisht ky emër nuk do të përdoret më dhe fëmijëve për ti trëmbur do tu thonë,…pusho…se erdhi Saliu….Më vjen keq për atë turmë që e ndjek pas akoma , përjashtuar ata që janë shpura e tij përfituese….Ata do ta ndjekin deri në vdekje, siç ndoqi Gebelsi Hitlerin, duke vrarë edhe fēmijët e tij.Por ky përbindësh ka bërë një llogari gabim…po u armatosën shqiptarët, nuk do të vrasin më njëri tjetrin …por dikë tjetër, përbindëshat…

    Reply to this comment
  11. MeteH April 28, 16:35

    Z.Bedri,analize e sakt.Dhe te gjithe komentuesit jane pro-jush per cilesimin e njeriut-BISHE.SB eshte fatkeqsi kombetare,por qe mbeshtetet nd/kombetarisht dhe sidomos nga pertej Atllantikut.Jo me kot SB u cilesua burre shteti pas 21 janarit dhe LB yll ne ngjitje nga Arvizu.Jo me kot LU-ja ngeli te SHQUPI dite-me dite dhe,jo per ti bindur per ndonje reforme,por se çmendje kane pas ardhes ne pushtet ne 2017-ten-kush do jete Kryeminister:Saliu apo Luli..! Dhe Rama kete e di mire,ndaj ka deklaruer se”…nuk do rrim gjat ne pushtet..”.Rama u be Kryeminister me bekimin e SHBA,pasi ndaj tij dhe PS ishin bere shume padrejtesi:-Vjedhja e perhereshme e zgjedhjeve qe nga 1996,por ajo e marrjes se votave ne tavoline nga Luli ne pranin e Arvizus-llere perveshur çuditi boten mbare.-Rama e fali Saliun per Gerdecin me bekimin Amerikan per tu futur ne NATO per llogari te saj e jo tones.-Rama po e fal 2B per krimet qe kane bere,jo se do ai,por nga diktati Amerikan,e cila nuk e do komunizmin,ku e kan shtyre Ramen te jet egoist ndaj Enverit aq-sa nje foto e Enverit ne 1 MAJI eshte quajtur fatkeqsi kombetare.Me porosi te SHBA Rama nuk e hoqi,por perkundazi e dekoroi VISHO-SHIKUN,i cili e pergjon Ramen sa her urinon…dhe SB i di te gjitha.Duke qen i rrethuar edhe nga Meta-Rama nuk e shtyn dot më pas 2017-tes.Dhe duam-sduam ne Berishzmi do triumfoi dhe do dali fjala e njeriut-BISHE…do futesh ne vrimen e miut.Ndaj deputetet Socialis,Ministrat po rrine si pulat e lagura para SB..!

    Reply to this comment
  12. billi & hilli April 28, 17:49

    Dy fjale per komentuesin alias Claus.

    Pikesepari je ti zoteri qe emeton urrejtje
    sepse dhe kete “nick name” e ke te vjedhur pasi qofte stili.qofte permbajtja dhe shkalla shume e ulet e intelektit qe perdorni jo vetem meritoni urrejtje por jeni dhe per meshire..

    Si po shkojne punet mender Saliu po e kupton qe ustallaret e tij te 91′ duan ta cojne ne muzeum por nuk dihet e duan te ballsamosur apo keshtu te menderosur menderisht..

    Krimet e Saliziut jane pa fund dhe enveri duket lule para tij dhe jam i bindur qe nese hapen letrat e arit londres,armatimit te gerdecit,rruges kombit,albetrolit ne Tirane,washington dhe bruksel do te behej nje CUNAM i njejte me WATERGATE ne vitet 70″
    Nuk ka litar apo fuci bitumi ti laje keto krime te klanit kriminal te berishajve :

    1-vrau ne 21 janar 2011
    2-dogji ne gerdec 26 veta
    3-tradhetoi qe shiti detin
    4-tradhetoi te varrezat e grekut
    5-sabotoi uck
    6-furnizoi miloshevicin
    7-beri genocid ndaj haklajve
    8-zhduku remzi hoxhen
    9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
    10-dogji vendin e ne 1997

    Pra keto krime te berishes presin ndeshkim shembullor..Keto krime te perbindeshme nuk ka nevoje ti perdore njeri per te shperndare urrejtje…biles qofte Bedriu qofte Edi Rama kane folur ne menyre tejet te kulturuar deri sa i drejtehen akoma nje Krimineli .ish kryminister….

    Varja ne litar per berishoviqin do ishte normale..por nuk doja te se behet pis litari…..Le ta marrin t cojne ne ndonje ishull egzotik nga karaibet ose ta mbyllin ne ndonje spital psiqiatrikato qe prune ne 1991 e kam fjalen per antishqiptaret,antiamerikanet dhe antinjerzoret Bill Rajerson dhe Elez Biberaj qe jane defakto shtyllat qe mbajne akoma dordolecin e gjakosur te viqidolit

    Reply to this comment
    • Ruxheli April 28, 19:46

      I te njejtit mendim me komentuesin Billi & Hilli.dhe katerciperisht kunder komentuesit Claus>Madje ketij te fundit i sugjeroj le t`i lexoje komentet per artikullshkruesin Bedri Islami.Pershendetje te gjitheve ,sidomos zotit Islami.

      Reply to this comment
  13. E po kjo pune! April 28, 18:43

    mos se ofendon bishen se dhe bisha nuk bie kaq poshte! Ai nuk ka me ke krahasohet se nuk shoq, eshte unik ne ato cfare ben e thote por mire ai po ne, leshon nje pordhe ai dhe ne e tjerrim me dite neper media… ik o Rama se dole kallam ti se jo ne vjeshte, jo pas vitit te ri, jo javen tjeter, kaloje ate mut reforme me ere ne parlament sepse nuk humbasim gje. po nuk u votua, secili demaskon vetveten publikisht dhe pastaj referendum. Nuk do mbetemi peng i politikes se halese se dhe kjo reforme vetem konsensus politik nuk duhet te kete se dihet qe konsensusi politik do jete largimi me lezet nga bytha e haleve qe vodhen kete vend 25 vjet. As sa kodin penal nuk e bejne kriminelet (xhanem kriminelet e pakapur qe jane ende ne parlament e kane bere – si shpjegohet qe per cenim sovraniteti denohesh deri 6 vjet ne mos jam gabim dhe per gjera ordinere me shume!, ligjet i bejne qe kur te kapen te mos denohen apo tia kalojne paq, ndaj nuk u stepen fare kur u dhane detin grekut), pse duhet ta bejne reformen e drejtesise ata qe do gjykohen te paret!!!

    Reply to this comment
  14. Mark .uk April 29, 10:58

    Dukeni se kush jeni derisa mbroni nje spiun te sigurimit te shtetit komunist.

    Reply to this comment
    • KIRI FIU April 29, 14:42

      Mark.uk

      je madheshtor..je njeshi

      saliu eshte aq djall sa i hapi varrin spiunit azem hajdari dhe i nje ngriti nje mut lapidari

      GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995
      FRAGMENT NGA FJALA E SAL RRAHMET BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

      « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit,
      një shërbëtor i Ramiz Alisë
      . Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.

      Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe krimet në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.

      Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit… »

      CFARE PERBINDESHI KA NXJERRE VIQIDOLI ?!

      Reply to this comment
  15. Lal Prenga April 29, 22:37

    E vetmja e mete qe takoj ne shkrimet e z B. Islami eshte shqiptimi I emrit te mostres, ai meriton vetem nje emer, Doktor Mortja. Gjendja e sotme e kombit shqiptar ne rradhe te pare shkaktohet nga injoranca, burracakeria e kombit tone , ne rradhe te dyte nga politika e Doktor Mortjes! Lexoj me vemendje shkrimet e zIslami dhe vertet jane fjale te nje shqiptari!

    Reply to this comment
  16. artan April 29, 23:55

    ka te drejte autori i shkrimit por te njejten gje ben edhe pala tjeter..kur ishin festimet per 100 vjetorin opozita e atehershme sot ne pozite, sheshin Skenderbej te rrethuar me flamuj e quajti si menstruacione.. cfare emer ti veme kesaj?? peshtirosje sigurisht, por eshte jo vetem per njerin krah, eshte per te dy krahet, dhe autori i artikullit le te beje nje tjeter shkrim per krahun tjeter tani

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*