Finalizohet operacioni “Flash 2”, ndalohen 2 persona

April 30, 2016 20:58

Finalizohet operacioni “Flash 2”, ndalohen 2 persona

Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë arrestuar shtetasit Klodian Çela, 42 vjeç, banues në Tiranë si dhe Fridiol Kushova, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Në brendësi të automjetit tip “Toyota” u është gjendur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klodian Çela është gjetur lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

April 30, 2016 20:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank