Finalja në Romë sjell trazira, tifozët përleshen me policinë!

May 15, 2019 20:14

Finalja në Romë sjell trazira, tifozët përleshen me policinë!

Pak çaste përpara fillimit të finales së madhe të Kupës së Italisë mes Lacios ku luan Tomas Strakosha dhe Atalantës ku luajnë Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha, në rrugët e kryeqytetit italian ka shumë problem me tifozët e Lacios dhe policinë, të cilat janë përplasur ashpërsisht mes tyre.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, forcat e rendit u janë përgjigjur ashpërsisht mësymjeve të dhunshme të tifozëve të Lacios, të cilët njihen për prirjet e tyre fashiste.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa tifozët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe. Raportohet për një polic të plagosur.

v.l/ Dita

May 15, 2019 20:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*