Financat, 17.3 mln lekë për konsulencë ligjore

March 17, 2015 13:57

Financat, 17.3 mln lekë për konsulencë ligjore

Ministria e Financave kërkon konsulentë ligjore për riemetimin e eurobondit që do të bëhet gjatë këtij viti. Në faqen zyrtare të kësaj ministrie tashmë janë shpallur të gjitha kërkesat dhe fondi prej 17.3 milion lekësh për shërbimin e konsulencës ligjore për eurobondin.

Sipas këtij njoftimi, kompania që do të fitojë pas përfundimit të procedurës së prokurimit, duhet ta kryejë këtë shërbim brenda afatit 2 mujor. Tenderi për këtë shërbim do të zhvillohet me 20 Mars.

Financat shqiptare pritet të dalin këtë vit në tregjet ndërkombëtare për të riemetuar eurobondin. Por drejtues te këtij institucioni janë shprehur më parë se akoma nuk janë përcaktuar modalitete se si dhe sa do të jetë ky emetim.

Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare në 4 nëntor 2010. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë.

Ky instrument financiar është i ngjashëm përsa i përket strukturës, me obligacionet që qeveria shqiptare nxjerr në tregun vendas përmes ankandeve të letrave me vlerë, por dallimi kryesor qëndron sepse: (i) tregtohet ekskluzivisht në tregjet ndërkombëtare financiare, dhe jo në tregun vendas (ii) është emetuar në monedhë të huaj, euro dhe jo në lekë.

March 17, 2015 13:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*