Financat vërejtje arsimit e shëndetësisë: Papërgjegjshmëri e lartë

July 17, 2019 08:28

Financat vërejtje arsimit e shëndetësisë: Papërgjegjshmëri e lartë

Dy komente të posaçme nga Ministria e Financave për përdorimin e buxhetit nga dikasteret e Arsimit dhe të Shëndetësisë për 4 muajt e parë të vitit njoftuan për papërgjegjshmëritë lartë në drejtim të zbatimit të udhëzimeve të buxhetit dhe mospërputhje të dhënash mes thesarit dhe dikastereve.

Ministria e Financave komentoi për ministrinë e Arsimit se raporti i monitorimit nuk është në përputhje me përcaktimet e bëra në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016 “Për procedurat standarde të monitorimit të buxhetit në njësitë e Qeverisjes Qendrore”.

“Nuk janë paraqitur anekset e raportimin të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës dhe relacioni shoqërues nuk përmban analizë të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës për çdo program për periudhën raportuese, por vetëm analizë të realizimit të shpenzimeve sipas zërave të tyre”, komentuan Financat.

Ministria e Financave vërejti mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga ministria e Arsimit me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në tre programe.

Për më tepër anekset e paraqitura nuk janë të firmosura nga drejtuesit i ekipit të menaxhimit të programit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm.

Vërejtje të ngjashme ishin edhe për Ministrinë e Shëndetësisë, ku është konstatuar se të dhënat e raportuara në raportin e monitorimit, nuk janë të sakta sipas formateve të përcaktuara në udhëzim.

Relacioni shoqërues i Ministrisë së Shëndetësisë nuk është një analizë e detajuar e treguesve të monitorimit dhe zërave të shpenzimeve për të argumentuar apo shpjeguar arsyet e mosrealizimeve, por vetëm konstatues, thuhet në komentet e financave

Gjithashtu mungon analiza e realizimit të produkteve.

Ministria e Financave vërejti se edhe për Ministrinë e Shëndetësisë ka mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara, me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në programin “Shërbime të Kujdesit Shëndetësor Dytësor”.

j.l./ dita

July 17, 2019 08:28
Komento

4 Komente

  1. Mjeku July 17, 09:05

    Arsimi dhe Shendetesia, aty ku qeveria zbarkon militantet duke i punesuar pa asnje kriter tjeter pervec angazhimeve partiake ne fushata. Ato qe ministria Financave quan “mosperputhje te dhenash faktike te raportuara me te dhenat faktike te siguruara” eshte shqip mashtrime te ministrive arsim+shendetesi. Keto ministri jane te detyruara te kalojne fondet e investimeve per fonde pagash per militantet e punesuar padrejtesisht. Dhe ky eshte shkaku pse ne spitale ka mungesa te gjithckaje, fondet perdoren per te paguar rrogat e ushtareve te rilindjes ne fushata zgjedhore qe u kane sajuar vende pune ne shendetesi.

    Reply to this comment
  2. mirel July 17, 15:41

    Po koncesionet pa konkurente, apo PPPte, apo tenderat e propozuara nga vete fituesit?
    O POPULL Shqiptar, pse nuk dilni vete e ti propozoni koncesionet dhe tenderat,
    Nese MF shpall fitues te panjohur, si Unaza e sportelistit, apo si Noa i instrumentave mates, pse mos te dalim ne rruge e ti kerkojme vete keto koncesione.
    600 mije dollare investime i sigurojme vete sikur nga 1000 leke te japim
    Po do marrim 60 milione ama.
    E shikoni? Koncesionet i jep qeveria si llotari
    Lum kujt i bien.,se populli paguan

    Reply to this comment
  3. Vasili July 17, 16:04

    Tatimet nuk vilen gjithandej,ministrite nuk dine ku jane.
    Rumpalle rama,gjithandej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim