“Financial Times”: BE, plan anëtarësimi për 6 shtete të Ballkanit

February 2, 2018 21:29

“Financial Times”: BE, plan anëtarësimi për 6 shtete të Ballkanit

Komisioni Europian do të mbajë gjallë shpresat e anëtarësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një strategji zgjerimi që ka afat deri në 2025-ën. Strategjia e re do të publikohet të martën, thotë Financial Times në një artikull lidhur me çështjen. Perspektiva e një anëtarësimi të ardhshëm, sado e largët, ka qenë prej kohësh një shtysë për reforma dhe pajtim në rajon pas luftërave në vitet 90-të.

Por lodhja që përfshiu unionin pas krizës financiare të 2008-ës, problemet e borxhit në Eurozonë dhe votimi i Britanisë për të shkëputur nga BE-ja, kanë hedhur dyshime mbi këtë perspektivë.

‘Në një farë mënyre, 6 vendet nuk janë të jashtme, janë që tani brenda dhe neve na nevojiten’, thotë një diplomat i BE-së, pro zgjerimit, i cili shton se procesi i zgjerimit ka nevojë për energji të reja. Komisioni pritet t’u kërkojë 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të zgjidhin mosmarrëveshjet bilaterale e të luftojnë korrupsionin, shkruan Financial Times. Serbia dhe Mali i zi, vijon e përditshmja shihen si dy aspirantët që kanë më shumë gjasë të anëtarësohen në afatin e caktuar përpara Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Por përballë rrezikut të Rusisë, e cila po zgjeron influencën në rajon ku si një partner alternativ, strategët e BE-së do të përpiqen që përmes strategjisë dhe më pas samitit të Sofies, të bindin edhe vendet e tjera të Ballkanit, se shpresat për anëtarësimin ekzistojnë. Ndërsa shumë shtete anëtare janë pro zgjerimit, rajoni mund të përballet me kundërshtitë e disa vendeve të rëndësishme. Spanja ka refuzuar historikisht të njohë Kosovën si një shtet i pavarur, për shkak të shqetësimeve për një precedent të mundshëm për statusin e Katalunjës. e.k/dita

February 2, 2018 21:29
Komento

2 Komente

  1. qEverria Shqiptare duhet te dal nga kjo Hipnoze e qendroj me kembe ne toke February 2, 21:55

    Bonus Mashtrues
    qe Hipnoza te vazhdoje derisa ,
    te realizohen Projektet e Mashtruseve ,
    me vende si Shqiperia loool !

    Reply to this comment
  2. MH February 3, 15:18

    O,“Financial Times” !
    Te ka pare eksperienca qe nuk ia dike fare fillit te parashikimit analitik te rrealitetit te ngjarjeve ne prespektive.Aq ma teper kur deklaron qe Spanja ka refuzuar historikisht të njohë Kosovën si një shtet i pavarur per arsye te Katalonjes.Po Kosoven nuk mund ta nuhatish ndaj interresave shoviniste gllaberuese Serbe.Qe deri ne shuarje te njerezimit Serbia nuk do e parnoje aq ma teper mbasi te kete zan vend ne BE.
    Keshilla e yte pa nji gram eksperience.Anetaresimin e 6 vendve te Ballkanit i ban seprapethi.Jo vetem kaq.Por dhe Shqiperia nuk do pranohet kurren e kurres perballe vlersimit te dy kundershtarve historike Serbi- Greqi per jete e vdekje ne mbijetesen e tyre per ta shuar Shqiperine.
    “Financial Times” !
    Per kaq sa prezantohesh ma mire rri e mos u ndije.Ma shume damton kur flet se te heshtesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*