FT: Statusi për Shqipërinë si kundrapeshë e BE ndaj ekstremistëve

June 4, 2014 14:38

FT: Statusi për Shqipërinë si kundrapeshë e BE ndaj ekstremistëve

“Financial Times”, gadishmërinë e Bashkimit Europian për t’i dhënë statusin të vendit kandidat Shqipërisë, e shrh si një kundërpeshe ndaj terrenit të fituar nga partitë antipopuliste në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në shkrimin e “Financial Times” ndër të tjera shkruan se lëvizja për të bere pjese te Bashkimit Europian, vendin e varfër dhe me mazhorancë muslimane, eshte e përcare, për shkak të frikës së emigrimit dhe krimit të organizuar. Gjermania, Holanda, Britania e Madhe dhe Franca kundërshtuan statusin e kandidatit për Shqipërinë një vit më parë, ndërsa vende si Italia dhe Greqia kanë argumentuar se një integrim më i madh i shteteve ballkanike në BE do të ndihmonte në reduktimin e konfliktit politik dhe social në rajon.
Euroskeptiket britanike permenden per deklaratat e tyre kunder zgjerimit ne shkrimin e Financial Times.
Ndërsa partia britanike euroskpetike UKIP e përshkruar dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë si nje cmenduri të vertete, kryeministri britanik Kamerun gjithashtu është treguar i rezervuar. Zyrtarë të Bashkimit europian bëjnë me dije se Britania e Madhe, Gjermani dhe Holanda e kanë zbutur qëndrimin e tyre ndaj kundërshtimit për dhënien e statusit kandidat Shqipërisë.
Shkrimi i referohet dhe deklaratës së Kryeministrit Rama ne Hage, sipas së cilës, nëse Bashkimi Europian i kthen kurrizin vendeve të Ballkanit, do të vihej në rrezik procesi i paqes dhe prosperitetit që bëhet në emër të aspiratave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

June 4, 2014 14:38
Komento

5 Komente

  1. Porta e Kalase June 4, 14:53

    Po, sepse Rama ka fol si burre shteti ne Hage, pa perulje, tamam si kryeminister qe mbron interesat e popullit te vet

    Reply to this comment
  2. Pellazgu June 4, 14:57

    Vetëm qorrat mund të shpresojnë që, pas asaj çka ndodhi në zgjedhjet e fundit evropiane, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të votojë pro. Në dhjetor Franca, Anglia dhe Gjermania ishin të lëkundura, ndërsa tani, nën ndikimin e votës jo me pak peshë të antievropianëve dhe euroskeptikëve, dihet që “jo”-së së Holandës do t’i shtohet të paktën ajo e presidentit me “paterica” Hollande, si dhe ajo e Cameronit të kapërcyer në klasifikimin partiak nga Najxhël Farraxh…

    Reply to this comment
  3. merobaze June 4, 15:06

    EDI RAMA BEN MIRE TE MOS JAPE SINJALE TE GABUARA NE EVROPE DUKE NDERUAR ENVER HOXHEN ME GRUSHT BOLSHEVIK PARA LAPIDAREVE KOMUNISTE.

    Njekohesisht po te vazhdoje te kerkoje nga BE-ja LEKA borxh per te festuar 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes ne presionin e aletatit te tij LSI dhe Ilir Mete Ryshfetit do ta shikoje me dylbi astronauti antarsimin e Shqypnise enveriste ne Bashkine e Botes Demokratike dhe antikomuniste.

    Nuk eshte e vertete se BE-ja i ka kthyer kurrizin vendeve te Ballkanit. Me pare Rumania dhe Bullgaria u bene antare te BE-se dhe me vone Kroacia u pranua si antare me te drejta te barabarta ne kete Bashkim te vendeve te Evropes Perendimore. Por po te kujtojme si denoi fet e fet Kroacia ish kryeministrin e saj kusar Sanader dhe si po e DREDH Edi Rama me ndeshkimin e Sali Vrastarit dhe Sali Kusarit dhe bandes se tij mafioze nuk do te cuditemi se rreziku shqyptareve per t’u bere pjese e Botes se Civilizuar u vjen nga BOSAT qe kane zgjedhur per t’i drejtuar.

    Reply to this comment
  4. arben June 4, 15:30

    nese e marrim statusin mos kujtoni se ja hollem dhe do te hame me luge floriri , kjo llenja e statusit do te jete si ajo hyrja ne nato qe nuk perfituam as dhe nje gje vetem se jemi te obliguar te pagojne ate 2 perqindeshin e buxhetit qe edhe ashtu eshte jo i mjaftushem per nevojat e popullates dhe nje pjes e malle villet nga kongresmnet shqipfoles prandaj dhe nese e marrim as dhe nje gje nuk do te ndryshoje per popullaten vetem se keta qe kemi ne parlament do te rrafin gjoksin si per here dhe do na mbajne dhe nja 25 vjet me genjeshtrat e statusit dhe keta burrokratete e brukselit dhe te ushingtonit do te na thone qe keni perparu dhe jeni vend me status kandidat per ne be si gjith mone duke mbajtur me sorum kongresmenet qe na kan shitur vendin dhe te ardhmen , ketu do jemi dhe do te plakemi me status pa te ardheme .

    Reply to this comment
  5. turi June 4, 15:31

    Une jam optimist.Edi Rama u foli drejt troc dhe shkoqur,ne ndihemi europian,jo se na bejn keta europia.Shqiptaret jane populli me evropian i ballkanit.Po ne nuk kemi pate qeveritare europian.ROFTE KOMBI ME VITAL I BOTES.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*