FT: Tirana mund të mos e bindë BE-në të nisin bisedimet në vjeshtë

June 16, 2019 17:31

FT: Tirana mund të mos e bindë BE-në të nisin bisedimet në vjeshtë

Financial Times i ka dedikuar një artikull dëshirës së madhe të Shqipërisë për tu integruar në BE dhe ndikimin që vetingut në drejtësi. Artikulli i titulluar “Shqipëria shpreson në reformat gjyqësore për pranimin në BE”, kjo gazetë përshkruan situatën aktuale në organet e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke hedhur dritë edhe mbi situatën politike në vend.

Duke u munduar të mbajë paanshmërinë, gazetarja e FT Valerie Hopkins nënvizon se përkrahësit e Shqipërisë për hyrjen e saj në BE thonë se Tirana meriton të shpërblehet meqë ajo është ka bërë më shumë se sa anëtarët e rinj të bllokut.

Shkrimi i Plotë:

Salla e Gjykatës së Lartë është mbushur me stivat e dosjeve të mbetura pa shqyrtuar dhe duket sikur koha ka ndaluar për këtë hallkë të gjyqësorit. “Kjo sallë gjykate është kthyer në një magazinë” ankohet Ardian Dvorani, një nga gjyqtarët.

Puna në gjykatë ka ndaluar plotësisht, pasi vetëm dy nga 17 gjyqtarët — z. Dvorani dhe një koleg i tij — mbeten në detyrë pas procedurës së rreptë të vetingut, që u zhvillua për të hetuar akuzat lidhur me korruptimin e gjyqësorit. Ky pastrim bëhet edhe për të kënaqur një nga partnerët më të rëndësishëm dhe më të vështirë të Shqipërisë : BE-në.

“Asnjë vend tjetër në botë nuk ka zhvilluar një reformë drejtësie kaq të thellë,” deklaroi Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Shqipëri për Financial Times.

Megjithatë as ky spastrim i sistemit të drejtësisë, që ka shkaktuar grumbullimin pirg të 30,000 cështjeve gjyqësore të Gjykatës së Lartë,lënë pa shqyrtuar, dhe as bashkëpunimi me trupat e sigurisë kufitare të BE-së nuk kanë mjaftuar që Shqipëria të marrë deri tani ftesën e shumëpritur për të filluar bisedimet zyrtare për anëtarësimin në bllok.

Komisioni Europian, organi ekzekutiv i BE-së në Bruksel rekomandoi që blloku të fillojë negociatat këtë vit. Por shtetet anëtare, të cilat do të kenë fjalën e fundit, janë ende të lëkundura si për Shqipërinë ashtu edhe për fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet takimi kyç i javës së ardhshme.

Veçanërisht pas zgjerimit të madh të BE-së në vitin 2004, kur iu bashkuan 10 anëtarë të rinj, përfshirë shtete nga ish-Blloku Sovietik, anëtarësimi konsiderohet si një mënyrë e BE-së për të rritur ndikimin dhe për të shpërndarë vlerat e saj, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe shtetin ligjor.

Por pakënaqësia me standartet e qeverisjes në shumë nga shtetet anëtare, ka sjellë një lodhje nga zgjerimi në BE. Tirana mund të mos ia dalë të bindë shtetet si Franca, Gjermania dhe Hollanda të nisin bisedimet në vjeshtë.

Shtetet që janë dakort për fillimin e negociatave me Shqipërinë thonë që vendi po bën më shumë se sa kanë bërë vende që janë anëtarësuar kohët e fundit, duke zhvilluar reforma rrënjësore, dhe prandaj duhet shpërblyer.

“Mund të shohësh Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Poloninë, ose shtete të tjera të cilat janë anëtarësuar së fundmi, sektori më problematik në të gjitha shtetet mbetet sistemi gjyqësor. Në retrospektivë, do të kishte qënë më mirë që këto shtete të kishin zbatuar një proces të ngjashëm,” tha një komision zyrtar i nivelit të lartë në Bruksel për Financial Times.

Që pas daljes nga një prej diktaturave komuniste më të ashpra në Europë, Shqipëria ia ka dalë me vështirësi të ndërtojë institucione të pavarura. Korrupsioni i gjyqësorit është shumë i përhapur: një studim i 2017-ës nga UNDP deklaronte se më shumë se 70% të shqiptarëve nuk kishin besim se sistemi i drejtësisë mund t’i mbronte.

“Të shkoje në gjykatë në Shqipëri ishte si të shkoje në Sotheby’s, ku vendimi shkonte në favor të atij që paguante më shumë,” thotë Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe krahu i djathtë i Kryeministrit Rama, që drejton Partinë Socialiste.

Nën presion të madh nga Uashingtoni dhe Brukseli, parlamenti shqiptar votoi në mënyrë unanime ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit, nisur nga tre kritere : integritetin e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale, duke vlerësuar edhe cështjet e mëparshme të gjykuara prej tyre. Nga 150 persona që janë vlerësuar, gati 60% janë pushuar ose kanë dhënë dorëheqjen. Ka akoma qindra që duhen vlerësuar.

“Pavarësisht disa prej problemeve që ka sistemi, kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në Shqipëri në 20 vite; ky është sinjali i shpresës,” thotë Afrim Krasniqi, drejtori i Institutit Shqiptar për Shkencat Politike, i cili monitoron procesin e vetingut.

  1. Dvorani thotë që nuk habitet nga numri i kolegëve që kanë dhënë dorëheqjen ose janë larguar nga detyra.

Shqipëria po bën edhe shumë reforma të tjera për të bindur BE-në që është gati të fillojë bisedimet për anëtarësim. Pranë fshatit juglindor të Kapshticës, në kufi me Greqinë, komandanti i policisë Emiljano Resulaj po bashkëpunon me 50 oficerë të BE-së nga forca kufitare Frontex për të shuar shqetësimet e tyre mbi trafikun e drogës dhe emigrimin e paligjshëm.

Në kufi, udhëtarët presin në rradhë që tu kontrollohen dokumentat dhe valixhet. “Policia shqiptare po punon shumë, ne duam të hyjmë në BE dhe të vërtetojmë që i plotësojmë standartet,” tha z. Resulaj.

Në raportin e botuar në Maj, Komisioni Europian vlerësoi se Shqipëria ka bërë një përparim domethënës në luftën kundër prodhimit të kanabisit, që përpara këtyre përpjekjeve prodhohej në sasi të shumë mëdha, si dhe në betejat për të shkatërruar grupet kriminale.

Megjithatë gjendja e brendshme politike tregon një anë aspak tërheqëse për BE-në. Që nga shkurti, partitë opozitare kanë bojkotuar parlamentin dhe kanë zhvilluar protesta të dhunshme, duke akuzuar partinë socialiste në pushtet për vjedhje votash dhe bashkëpunim me krimin e organizuar. Një nga ish-ministrat e drejtësisë së qeverisë Rama, do jetë gjykohet së shpejti për akuzat lidhur me trafikimim e lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, është thirrur në prokurori të hënën për tu pyetur mbi akuzat që rëndojnë mbi të për pastrim parash, të cilat ai i konsideroi akuza politike.

Javën e kaluar, Presidenti Ilir Meta deklaroi se do t’i shtynte zgjedhjet e përcaktuara për në fund të këtij muaji, por nuk caktoi një datë të re. Rama i kërkoi parlamentit të shkarkojë Presidentin Meta, por mungesa e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese e pengon mundësinë për shkarkimin e presidentit.

“Kam frikë se përshkallëzimi i situatës së brendshme është goditja e fundit,” thotë një diplomat nga Brukseli, duke theksuar se retorika e disa vendeve anëtare me ndikim të lartë, kërcënojnë “të shkatërrojnë besimin se politikat e zgjerimit bazohen në merita”.

Disa shtete anëtare që janë pro zgjerimit po mundohen ta mbajnë cështjen e Shqipërisë të lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ata shpresojnë që Tirana do përfitojë nga dashamirësia për Shkupin, e cila sapo i dha fund një mosmarrëveshjeje shumëvjeçare me Greqinë, duke ndryshuar edhe emrin, për hir të aprovimit nga BE-ja.

Ndërkohë, një nga shqetësimet është se të kërkosh nga të dyja shtetet të reformohen, pa vlerësuar përparimin e tyre me një datë të caktuar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mund të ketë pasoja të dëmshme.

“Shumë ndryshime që janë bërë vinin prej faktit se një sasi e madhe e popullit e mbështet anëtarësimin në BE,” thotë Simonida Kacarska, drejtore e Insitutit të Politikave Europiane në Shkup. Nëse shtetet nuk marrin dritën jeshile deri në vjeshtë, sipas saj, «do të jetë e vështirë të justifikohen » reformat përpara një publiku kritik.

“Një mesazh negativ nga Brukseli mund të dëmtojë reformat për të cilat u deshën vite të tëra pune,” tha znj. Krasniqi. “Ne duhet të kemi një prespektivë, të dimë që ka shpresë për ne. Nuk bëhet fjalë për tu anëtarësuar, por për të filluar negociatat.

e.ll./dita

June 16, 2019 17:31
Komento

15 Komente

  1. demo June 16, 17:37

    Po cfare bisedimesh?Kush e ka mendjen tek bisedimet?Pas nja 30 vjetesh le te fillojne bisedimet,.Deri atehere shty sot e shty neser.. Ne po na iken koka,ti thua se i kane rene floket.

    Reply to this comment
    • Problemi eshte qe shqiptaret pine raki dhe hane mish derri - Nuk jane mysliman te paster si sirianet dhe somalezet June 16, 19:37

      Ne filmin “6 dite dhe 7 nete’ aktori i njohur Harrison Ford i thote nje gazetareje (Anne Heche): “Oj vajze, ky eshte nje ishull, nuk mund ta gjesh dashurine ketu, nese nuk e sjell me vete”. Edhe ne shqiptaret me Eurropen jemi si tek ai film: Nuk mund ti detyrojme te na duan or shoke, sepse nuk e kane dashurine brenda per ne. Jemi musulmani (myslimane) ore cuna dhe vajza shqiptare moderne. Qe na e hengshin mune europianet. Pime raki, hame mish derri, veshim minifunde dhe gjokset i kemi perjashte. Nuk jemi si sirianet dhe somalezet. Mbajeni Europen e prostitutave te ‘Distriktit e Kuq’ dhe me Ekstazi te prodhuar ne Hollande, per te gjithe juve dhe boten. Ja u kemi falur ate pjese. Por mos na hajdeni te na perhapni sifilizin dhe hidropizine ne vendin tone.

      Reply to this comment
  2. TLN June 16, 17:55

    O felliqesirat e Dites. E keni kthyer gazeten ne nje Russia Today.Numeroni artikujt qe keni botuar kunder pranimit te Shqiperise ne BE dhe ja kaloni edhe Ruseve edhe serbeve per anti-shqiptarizem.Ptuuuuuuu.

    Reply to this comment
    • mirel June 16, 18:07

      O TLN qelbesira.
      Dita ka numeruar pislleqet qe keni bere ju qelbesirat e Rilindjes per te penguar shqiptaret te rrojne si njerez.
      Por nuk mbaroni ne vjedhjet dhe ju duhet ombrella e BE
      Qelbesira, doni ta kaloni faturen e pageses te BE, se popullit nuk i ka ngelur me asgje, vetem dogmat boshe te hajdutit qe nuk ngopet.
      Ra Tuneli, nuk ka me cte justifikoni o kerma.
      Shkoni gjeni sportelistin e Unazes, se me te e kishim BEne te sigurt.
      Dhe keni dhe goje e ankoheni pse ju kapin me presh ne duar. Ju e doni ne b.. po nuk eshte zgjuar akoma ky popull qe tjua vere me gjithe dinamitin e tunelit brenda

      Reply to this comment
      • TLN June 16, 19:44

        O ISIS-st i PD-LSI shko e hidh ndonje molotov o bastard serbo-shpellar.Shko se i duhen para Zenit te shetise dashnoren neper plazhet tropikale te botes, dhe Monikut per te shkolluar femijet ne universitetet me te shtrenjta te Anglise.

        Reply to this comment
      • Yyyppp xhixhi June 16, 19:47

        O TLN mos komento o burre se na shqetesove Mirelen. Ti robqir me ermin Mirel jep mendimin tend e ske pune me mendimet e te tjereve se na ke care karin me mendimet e tua te dhjera. Ndryshoje pak fjalorin se ke ngel me 10 fjali gjithsej qe i perserit vazhdimisht. Ik tani te shkerqifsha c’te permban.

        Reply to this comment
        • Edkokaina June 16, 20:14

          Te ka hyp xhixhi,pa shkak ne familje shajn vetem ato qe kan mamin dhe motren prostitute dhe ti je nje nga ato.
          Nuk lahet haku mamit dhe motres me fjale po qe burre shko e vrai ato qe ti kon shkerdhy robt e shpis e mos bo si shkerdhte kete robqir muti.

          Reply to this comment
    • Pirdh pirdh se lirohesh June 16, 18:42

      Egzakt. Rusia Today.

      Reply to this comment
  3. Peza June 16, 18:20

    Mos u habitni ju gazetare te huaj,se asgje e mire nuk eshte bere keto vite ne Shqiperi per shumicen e popullit!
    Mos degjoni lutjet dhe mburrjet e politikaneve se ata jane fatkeqesia me e madhe e popullit shqiptar!
    Ne se ju konsideroni Vetingun si pjese te reformes ne drejtesi dhe qe do beje te mundur nje jete me te mire per shqiptaret,GABOHENI shume!
    Propagandohet se po behet reforme ne drejtesi,por une gjykoj se gjithcka eshte nje mashtrim,vetem propagande boshe!
    Ne radhe te pare i duhej bere nje ANALIZE E PLOTE GJITHE SITUATES ku ka degjeneruar sistemi i drejtesise deri me sot!
    Mbi kete baze duhej te ishte percaktuar strategjia e ketij reformimi,te beheshin transparente te gjitha masat dhe pastaj te fillohej nje nga nje,por edhe frontalisht te punohej per te gjitha problemet!
    Gjykoj se reforma duhej te fillonte nga rishikimi i plote i Kushtetutes,sepse ka shume difekte,aq sa sot ralle i referohen Kushtetutes qe nga Presidenti i Republikes e deri tek gjyqtaret!
    Pas Kushtetutes duhet te rishikoheshin i gjithe legjislacioni ne fuqi,sepse ne shume raste ai eshte ne kundershtim me Kushtetuten,shume ligje jane ne kundershtim me njeri tjetrin,ka ligje te miratuar me shumice te thjeshte qe i kundervihen ligjeve te miratuar me shumice te cilesuar etj!
    Mbi te gjitha eshte shkelur ne menyren me skandaloze te mundeshme PARIMI I SIGURISE JURIDIKE i cili eshte perdorur vetem per te ndeshkuar kundershtaret politike duke miratuar ligje njeri pas tjetrit,qe kane ulur ndjeshem perfitimet e qytetareve nga ligjet e meparshme!
    Nje rast tipik skandaloz i shkeljes se hapur te Parimit te Sigurise Juridike eshte zbatuar ndaj ish ushtarakeve,te cileve u jane ulur disa here perfitimet e dhena me ligjet e meparshme qe nga viti 1991 e deri me sot!
    Kulmi i kesaj masakre eshte fakti se per 3 vjet rresht te gjithe ish ushtarakeve nuk ju dha pension i parakohshem,bile as kompesimi per buken ,gje qe nuk ka ndodhur as ne kampet e perqendrimit nazist si Aushvic etj!
    Dhe nga gjykatat ky rast eshte konsideruar i parashkruar kur Kushtetuta nuk e konsideron te tille!
    Cfare faji kane gjykatat kur klika e Berishes ndryshoi ligjet per sigurimet shoqerore te ushtarakeve 4 here ,ne kundershtim me Kushtetuten,gjithmone ne ulje te perfitimeve dhe kryeministri Rama qe dikur premtoi ta ndreqe kete padrejtesi ka heshtur si i djallezuar qe eshte!
    Ne vazhden e masakres kushtetuese u bene edhe ndryshimet kriminale te saj ne vitin 2008 nga Rama dhe Berisha qe u dha te drejten kryetareve te partive te hartonin vete listen e mbyllur te kandidateve per deputete e kryebashkiake,qe i beri ata diktatoire ne kopmetenca!
    Ne se nuk rishikohet Kushtetuta atehere nuk ka reforme ne drejtesi dhe gjithcka eshte bllof!

    Reply to this comment
  4. intelektuali June 16, 19:06

    Po ky qyfyr?

    “…“Një mesazh negativ nga Brukseli mund të dëmtojë reformat për të cilat u deshën vite të tëra pune,” tha znj. Krasniqi. “Ne duhet të kemi një prespektivë, të dimë që ka shpresë për ne. Nuk bëhet fjalë për tu anëtarësuar, por për të filluar negociatat…”

    Kush eshte kjo zonja famoze patriotike Krasniqi qe kerkon nga BE-ja vetem nje palogje, sa per te filluar negociatat?

    ndryshe:

    Une per vete do te thoja se i gjithe ky shkrim famoz i FT eshte si:

    DJALI DO T’I TREGOJE BABAIT ARAT

    prandaj:

    Pyetja qe bejme ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij vetem sepse deshen shume vite me pare pikerisht kete gje qe po kerkon sot Shqypnia pas pilafit, e fundit ne radhe, si “ne bisht te kavallit”, pra pyetja qe i bejne ne FT eshte:

    Na tregoni nje Kryeminister tjeter ne Bote qe e ka babane kriminel, killer, vrastar te Diktatorit, si babai i Edi Rames, Kristaq Rama qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti, disident antikomunist ne vitin 1988,

    dhe:

    TREGOJANI BABAIT SE KU JANE ARAT

    Po pse me Enverin ne balle dhe gerdallat e tij nga pas si Spartak Braho, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi me Lukunine e “Venusave” te Sigurmit ne krye te KLP-se dhe te Shtetin nga pas do te hyje Shqypnia ne BE o FT?

    sepse:

    Nje tjeter prestogjeze parashikonte se Shqypnia Enveriste do te hyje ne BE pas 10 vjetesh,

    por:

    Sic po zhvillohen situatat atkuale sot pas 10 vjetesh Shqypnia Enveriste e Edvin Droges me te vertete mund te jete ne BE, por e vetme me komunisten Mogherini dhe hajduten Vllahutini nga pas, sepse atehere do te keni ikur me lemeri te gjitha shtetet e tjera te Botes Demokratike sic po ben Britania e Madhe aktualisht.

    Reply to this comment
  5. intelektuali June 16, 19:07

    Po ky qyfyr?

    “…“Një mesazh negativ nga Brukseli mund të dëmtojë reformat për të cilat u deshën vite të tëra pune,” tha znj. Krasniqi. “Ne duhet të kemi një prespektivë, të dimë që ka shpresë për ne. Nuk bëhet fjalë për tu anëtarësuar, por për të filluar negociatat…”

    Kush eshte kjo zonja famoze patriotike Krasniqi qe kerkon nga BE-ja vetem nje palogje, sa per te filluar negociatat?

    ndryshe:

    Une per vete do te thoja se i gjithe ky shkrim famoz i FT eshte si:

    DJALI DO T’I TREGOJE BABAIT ARAT

    prandaj:

    Pyetja qe bejme ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga Enveri dhe xhelatet e tij vetem sepse deshen shume vite me pare pikerisht kete gje qe po kerkon sot Shqypnia pas pilafit, e fundit ne radhe, si “ne bisht te kavallit”, pra pyetja qe i bejne ne FT eshte:

    Na tregoni nje Kryeminister tjeter ne Bote qe e ka babane kriminel, killer, vrastar te Diktatorit, si babai i Edi Rames, Kristaq Rama qe ka firmosur varjen ne litar te nje poeti, disident antikomunist ne vitin 1988,

    dhe:

    TREGOJANI BABAIT SE KU JANE ARAT

    Po pse me Enverin ne balle dhe gerdallat e tij nga pas si Spartak Braho, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi me Lukunine e “Venusave” te Sigurmit ne krye te KLP-se dhe te Shtetin nga pas do te hyje Shqypnia ne BE o FT?

    sepse:

    Nje tjeter prestigjoze parashikonte se Shqypnia Enveriste do te hyje ne BE pas 10 vjetesh,

    por:

    Sic po zhvillohen situatat atkuale sot pas 10 vjetesh Shqypnia Enveriste e Edvin Droges me te vertete mund te jete ne BE, por e vetme me komunisten Mogherini dhe hajduten Vllahutini nga pas, sepse atehere do te keni ikur me lemeri te gjitha shtetet e tjera te Botes Demokratike sic po ben Britania e Madhe aktualisht.

    Reply to this comment
  6. HIPOKRIT Mark Zuckerberg June 16, 19:48

    Popujt e EUROPES kerkojn te shpetojn nga BE, pellazget me kafka superiore i jane mesyr BE-s.

    Reply to this comment
  7. Lili June 16, 22:45

    Bobooobooo po kurnje afrim krasniqi monitoron vettongu cfare kemi me prit!!!

    Reply to this comment
  8. Indinjata June 17, 07:31

    Nje nga arresyet se perse shqiperia nuk mund te reshtohet prane familjes europiane jeni ju Fahri Ballinjte e çdo gazete qe jane mbledhur brenda hatermbetjeve tuaja personale dhe filloni e u bini tam tameve per te kenaqur kryetarin e opozites se lashte pasi veshet e kane lene e vetem daullet tuaja mund e duhet ti japin kenaesine !E si mund te pranohet Shqiperia anatare e Europes kur Ju jenat e keij vendi nga e hena ne te shtune villni,baltosni e nxini gjithka te arritur sepse ashtu jeni mesuar cmirezinj ku redesi per ju kane te shkruani e t’ju lexojne e klitkojne e asgje me shume ,ndryshe nuk mund ti rezistoni tregut e nivelit shoqeror(jo ata qe i keni mbyllur e nuk i lejoni te dalin jashte ketij kafazi)pasi do ju braktisin shume shpejte !Lexon Ju sikur shikon emisionet live te nje fare Eni Vasili,te nje fare Blendi Fevziu,te nje fare Qim Peka,te nje fare Ylli Raqipi ku te vjen te vjellesh e ndihesh aq keq sa i quan fatkeqesi shoqerore nivelet e tyre te mesuara nga shkolla feudale berishjane e qe per ju eshte sot buk !Turp shume turp hidhini nje sy shtypit te huaj,gazetave prestigjoze,studiove televizive te botes se zhvilluar ku ndigjon e shikon debate te nje niveli ne radhe te pare qytetarie e pas ketaj profesionalizmi e krahasuar me te Juajen si nata me diten!Ndaj e gjithe bota respekton vendin e vet lufton per ti regulluar imazhin e jo per tia prishur e Ju voceraket ,te paditur te shkollave gazetareske te plepave beni nje lufte te papare per ti prishur imazhin ketij vendi!Ndaj eshte me mire te heshtni Ju kokat e ketij “kombi” se sa te villni vrer dite e nate per qeverine e kete vend se historija do ju fusi atje ku e meritoni sot parane e neser ne koshin e plehrave!Dhe se fundemi tregojini Europes se ç’fare bombardimesh do kete me 30 qershor qe mos te behen zgjedhjet se vetem keto perbejne lajme per ju pordhet e Lulezimit vrastar,te Likes hajdut e te Arta Dades miskine qe i vjen inat qe nuk eshte ministre e jashteme ne kete kohe e qe ti vilte ketij populli neper perfaqesite tona eurot me robdishan si ne kohen e saj!Poshte diktatura e budallenjeve qe mendojne se po pengojne zhvillimin e ketij vendi ku me te pa zhvilluarit jane keta qe sot quhen pushtet i katert!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim