Financieri i Habilajve ekstradohet në Itali

January 25, 2018 10:46

Financieri i Habilajve ekstradohet në Itali

 

Ekstradohet në mënyrë të papritur në Itali Nezar Seiti, i dyshuar si financieri i Habilajve.

Ai vijon të hetohet nga prokuroria e Katanias për trafik narkotikësh, ndërkohë që kishte masë sigurimi me burg në Shqipëri.

Ekstradimi është kërkuar edhe nga vetë Seiti pasi ai nëpërmjet avokatit të tij është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare ndaj kërkon që procesi ndaj tij të zhvillohet në vendin fqinj.

Përveç gjykatës së Krimeve të Rënda në Shqipëri për Seitin edhe gjykata e Katanias ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në dosjen e hetuesve italian Nezar Seiti, cilësohet si një person kyç që ka dijeni mbi shtrirjen dhe funksionimin e grupit “Habilaj” në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Seiti u arrestua në Babicë të Vlorës në një operacion ku u kapën 4 ton kanabis.

January 25, 2018 10:46
Komento

1 Koment

  1. Arber Iliri January 25, 17:57

    Denohen nga drejtesia italiane e pastaj ankohen se ja ka fut kot.Hajde gjeji si dridhen keta pelivane.Kur kryejne aktivitetin jane shume trima por kur futen ne burg nuk lene gje pa sajuar.Edhe at dy deputetet qe kane denim ne Itali e nuk e kane deklaruar, ankohen tani por harrojne se jeta eshte nje e gjitha, shifi kur te dalin me vone e te thotne se kane qene te vegjel e denuar kot.Hej bela

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*