“Financimet” ruse, PS: Lulzim Basha, besnik i Kremlinit

March 8, 2018 14:57

“Financimet” ruse, PS: Lulzim Basha, besnik i Kremlinit

 

Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzën e saj se Partia Demokratike është besnike e Kremlinit.

“Me kaq të dhëna sa kemi, nuk duam e as mundet të themi se prapa këtij zullumi të zi e të trashë të Lulzim Bashës është Kremlini. Por padyshim, as nuk mund të na mjaftojë dhe as mund të na bëjë të heshtim, qoftë reagimi i Ambasadës Ruse e qoftë reagimi i Partisë Demokratike ndaj medias amerikane”, tha deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.

“Këtu kemi të bëjmë me një krim politik, financiar dhe, mos e dhëntë Zoti, edhe kombëtar, për të cilin Lulzim Basha duhet të përgjigjet pa u fshehur pas çarçafëve të zhgarravitur me overdozën e baltës së budallallëkut të një opozite pa kokë, pa këmbë, pa program, pa skuadër, pa gjë prej gjëje”, akuzoi Spiropali.

Ndryshe nga demokratët që reaguan një ditë më parë duke theksuar se nuk kanë shkelur asnjë ligj shqiptar apo amerikan, socialistët janë të bindur se kjo ka ndodhur.

“Me Kremlin pa Kremlin, kjo nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë mes, sepse paratë i ka paguar Lulzimi dhe i ka kaluar përmes guaskës në një ishull offshore, në shkelje të hapur të ligjeve të shtetit shqiptar dhe jo vetëm të shtetit shqiptar, po edhe të shtetit amerikan”, u shpreh deputetja e PS.

Sipas PS-së, edhe partnerët e Shqipërisë presin të dinë të vërtetën prej Lulzim Bashës.

a.s/dita

March 8, 2018 14:57
Komento

7 Komente

  1. !!! March 8, 15:57

    Prokurorija duhet te vihet ne levizje .

    lylzime llobacevsky duhet te pergjigjet per te gjitha krimet
    e aktivitetin e tij antishqiptare ,
    nen Ombrellen e nji Partie fallso Politike !!!

    Reply to this comment
  2. MH March 8, 16:08

    Ti kalohet per ndjekje prokurorit Llalla.

    Reply to this comment
  3. tomorraku March 8, 18:32

    Edhe une nuk besoi qe Ruset te bien kaq poshte , sa te hyjne ne marreveshje me sharlatane te tipit Sali Berisha e aq me pak Lulzim Basha qe kane vertetuar historikisht se nuk kane ” bosht” per asgje!Ruset jane serioze ne gjithcka dhe s’mund te diskreditohen me Lulzim Bashen!Qe Basha ka financuar per llobim mund te jete e vertete por jo me Ruset!

    Reply to this comment
    • Beni USA March 8, 20:16

      Hahaha sa qefe e kini ate te shkrete “BOSHT” Idologjik ju pendkuqe- Socialiste nga Berati qe ju pelqejne aqe shume ato “domatet” e Tomorakve dhe “kastravecat”sidomos ata me ngjyre kafe ne te zeze nga serat e Arixhinjeve te Moraves

      Reply to this comment
  4. Beni USA March 8, 20:22

    O ju te PS po ate Taxist Bilalin Burin e Edi Rames nga New Jersey nga do e fshini per ato $80.000 pare “banabesh” qe pagoje per nje foto ne fushaten e Obames

    Reply to this comment
  5. Alban March 9, 03:58

    A MUND TI BESOHET NJE HAJDUTI ME CIZME QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET !?

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

    Reply to this comment
  6. Nasi March 9, 07:23

    RUSET NUK KAN FAJ. FAJIN E KA SHTETI JONE QE NUK KA ASNJE VLERE.NUK KA PROKURORI NUK KA POLICI NUK KA DINJITET VIDHET BANDA VRASJE.PARLAMENT PACAVURE.SHAJNE ZIHEN ATAKOJNE AKUZOJNE NJERI TJETRIN DHE ASNJE NUK DENOHET APO HYN NE BURG.SKA LIGJE SKA DISIPLINE VARFERI E MADHE KU EDI RAMA E COI ACOMA ME NE EKSTREM KAPITALIZMIN.NJEZET PERQIND RROJNE NE LLUKS DHE TETEDHJETE PERQIND E POPULLSISE RRON NE VARFERI.KJOESHTE SHQIPERIA SOT KOMPLET E DEGRADUAR DHE E NEPERKEMBUR.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*