Financimi në bujqësi, aplikojnë 1 mijë fermerë më shumë

June 5, 2016 18:28

Financimi në bujqësi, aplikojnë 1 mijë fermerë më shumë

Rreth 1 mijë fermerë më shumë se një vit më parë kanë aplikuar pranë Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të përfituar financime nga shtetit. Më 13 Prill është mbyllur zyrtarisht afati i aplikimeve, ndërkohë që pritet që këtë vit të jenë në total mbi 13 mijë përfitues.

Fermerët do të vlerësohen sipas një skeme pikëzimi të infromatizuar, i cili u vu në zbatim për herë të parë vitin e kaluar nga AZHBR. Përmes këtij sistemi kompjuterik synohet të rritet transparenca për vlerësimin e projekteve dhe të eleminohet korrupsioni duke rikthyer besimin se dhënia e subvencioneve jepet realisht në bazë të meritës.

Aktualisht aplikimet janë në proces vlerësimi dhe kriter kryesor është pajisja e fermerëve me NIPT, pronësia mbi tokën dhe disponimi i sipërfaqeve të mëdha. Një problematikë që ka hasur ky proces knë qenë edhe sigurimet shoqërore, pasi fermerëve u është kërkuar të kenë derdhur sigurime për të gjithë vitin 2016, ndërkohë që sipas ligjit duhet t;i kërkojnë vetëm 3 mujorin e parë të 2016­ës.

Fondi do të ndahet sipas hartës së rajonizimit, duke i dhënë prioritet kulturave që rriten në një zonë të caktuar. Fondi i vënë në dispozicion për këtë vit për të gjitha skemat është rreth 12 milion dollarë, të cilat do të shkojnë më së shumti për mbështejen dhe zhvillimin e vlerave zinxhirë në sektorin e bujqësisë ku bëjnë pjesë prodhimi, grumbullimi dhe tregtimi. Po ashtu, mbështetja me subvencione do të synojë rritjen e sipërfaqeve në sera.

June 5, 2016 18:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*