Financimi shtetëror për familjen mbretërore shkakton debate në Rumani

June 28, 2016 10:41

Financimi shtetëror për familjen mbretërore shkakton debate në Rumani

Marian Chiriac BIRN

Familja Mbretërore në Rumani zuri në befasi publikun kur njoftoi se do të bëhet një ent publik autonom, duke braktisur rolin e saj tradicional jo-partizan dhe thjeshtë ceremonial.

Sipas një projektideje me nismë nga qeveria, aktualisht duke u debatuar publikisht, të gjitha kostot operacionale të Familjes Mbretërore do të duhet të mbulohen nga buxheti i shtetit ndërsa kreut të Familjes Mbetërore do t’i paguhet një rrogë si ish-kryetar shteti.

Familja Mbretërore do të përdorë gjithashtu Pallatin Elisabeta në Bukuresht si seli të vet falas për 99 vjet.

Aktivitete të tjera publike, projekte dhe programe do të financohen nga Familja Mbretërore me të ardhurat e veta si dhe nga buxheti i shtetit.

Deri tani, familja mbretërore nuk kishte pozicion zyrtar në Rumani. gjithsesi, ish-monarkët kanë marrë role të ngjashme me familje të tjera mbretërore në vendet Europiane, duke punuar me ogranizata bamirëse si dhe duke përfaqësuar vendin në mënyrë informale. Me raste janë përzjerë edhe me politikë.

Disa mbështetës të Familjes Mbretërore e kanë lavdëruar lëvizjen e qeverisë. “Rumania ka nevojë për të Familje Mbretërore me një rol të ri dhe më të qartë në shoqëri,” thotë eksperti i shkencave politike Adrian Muraru.

“Ky ligj lejon Familjen Mbretërore të mbetet e angazhuar në aktivitete kulturore, humanitare e të tjera, të cilat promovojnë identitetin dhe kulturën e Rumanisë,” shtoi ai.

Muraru citoi gjithashtu shembullin e familjes mbretërore të Malit të Zi, e cila në vitin 2011, jo vetëm që u rehabilitua, por mori edhe statusin e një fondacioni financiarisht të mbështetur nga shteti.

Të tjerë janë më kritikë. “Transformimi i Familjes Mbretërore të Rumanisë në një institucion publik është një lëvizje kundër rolit tradicional të një monarkie,” thotë gazetarja Marilena Rotaru, një mbështetëse e rivendosjes së familjes mbretërore në pushtet në Rumani.

Mbreti i fundit i Rumanisë, Michael, një kushëri i Mbretëreshës Elizabeth e II e Britanisë, sundoi nga viti 1927 deri më 1930 dhe nga viti 1940 deri më 1947, kur komunistët e mbështetur nga Sovjetikët e përzunë atë dhe e kthyen Rumaninë në republikë.

Pas shumë dekadash të kaluara në ekzil në Zvicër, ish monarku u rikthye në Rumani më 1992. Ndërsa disa politikanë qenë shqetësuar për ndikim të mundshëm të tij në politikë, Michael parapëlqeu të mbajë profil të ulët ndërsa u përpoq të rifitojë prestigjin e humbur të familjes mbretërore.

Ai ia doli që të marrë shumicën e pronave mbretërore.

Në mars, pasi u trajtua në spital për leuçemi, 94 vjeçari njoftoi se vajza e tij më e madhe, Margaret, do ta përfaqësojë atë në publik në të ardhmen.

Gjatë viteve të fundit, Familja Mbretërore është goditur nga disa skandale. Në media janë publikuar lajme se trashëgimtarja aktuale e fronit, Princesha Margaret, 66 vjeç dhe bashkëshorti, Princi Radu, po lëviznin fijet për të afruar opozitën me ta brenda familjes mbretërore.

Në gusht 2015, në një lëvizje të debatuar, Mbreti Michael në mënyrë të befasishme hoqi nga linja e trashëgimisë princin popullor Nicholas.

Familja mbretërore përballet gjithashtu me vështirësi financiare. Muajin e kaluar, ish-mbreti Michael kërkoi të lejohej të mos paguante taksa prone për pronat e tij të patundëshme, duke kërkuar të njëjtin përfitim që vitin e kaluar u vendos të jepet për veteranët e luftës.

Ditë më parë, autoritetet tatimore thanë se Michael ka një detyrim të pashlyer prej 4 milionë lei, [0.9 milionë euro], përfshirë penalitetet. Familja mbretërore e hodhi pretendimin në gjyq më pas.

Pronat e familjes mbretërore përfshijnë kështjellën Peles në malet Karpate, pallatin Elisabeta në Bukuresht dhe kështjellën Savarsin në perëndim të vendit, përveç tokave, pyjeve e pikturave me vlerë totale prej rreth 180 milionë euro.

June 28, 2016 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*