Finiq, kandidati i PBDNJ: Duan të manipulojnë zgjedhjet, më kanë shoqëruar vëllain

June 21, 2015 12:21

Finiq, kandidati i PBDNJ: Duan të manipulojnë zgjedhjet, më kanë shoqëruar vëllain

Kandidati i PBDNJ-së, Jani Babi për Bashkinë e Finiqit ka deklaruar për News24 se po tentohet të manipulohen zgjedhjet. Ai ka thënë se prej 3-4 orësh vëllai i tij është shoqëruar në polici me pretendimin se ka kërcënuar deputetin e PS-së Andrea Marto. “Votimet kanë shkuar normalisht deri tani, por maxhoranca kërkon të manipulojë votimet. Vëllai im është shoqëruar në polici. Ne i themi të ndalojnë revanshin se ne do ta ruajmë votën me forcë dhe fitorja është e vdekur. U them të mos merren më këtë punë. Vëllai im ka 3-4 orë në polici. Ne jemi komunitet paqedashës”, tha Babi

June 21, 2015 12:21
Komento

1 Koment

  1. demo June 22, 05:11

    Ju jeni aq paqedashes,sa keni vene kriminelet antishqiptare si kandidate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*