Finlanda më 1 korrik merr Presidencën e BE-së, Ballkani Perëndimor del nga prioritetet

June 28, 2019 19:31

Finlanda më 1 korrik merr Presidencën e BE-së, Ballkani Perëndimor del nga prioritetet

Më 1 korrik Finlanda do të marrë Presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, të cilën do e mbajë deri më 1 dhjetor.

Objektivat e presidencës finalndeze janë katër:
  1. Të forcojë vlerat e përbashkëta dhe sundimin e ligjit
  2. T’a bëjë BE-në më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në aspektin social
  3. Të forcojë pozitën e BE-së si një udhëheqëse globale në aksionin për klimën
  4. Të mbrojë sigurinë e qytetarëve në mënyrë gjithëpërfshirëse

Ashtu siç pritej, Ballkani Perëndimor nuk është veçuar si prioritet më vete i kësaj presidence, por është përfshirë brenda pikës së katërt, në vetëm një paragraf. Gjithsesi, procesi i zgjerimit do të mbetet në vëmendjen e Helsinkit kur bëhet fjalë për Ballkanin.

Në program theksohet se “politika e zgjerimit është një investim strategjik në paqe, stabilitet dhe zhvillim në Evropë.”

Finlanda thekson se do të vazhdojë punën për një prespektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria, pasi ky rajon konsiderohet me vlerë të lartë strategjike për BE-në.

“Përkushtimi ndaj vlerave thelbësore evropiane është thelbësor për të gjithë partnerët që aspirojnë të fitojnë anëtarësimin në BE. Finlanda do të vazhdojë punën për një perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, i cili është një rajon me vlerë të lartë strategjike për BE”, thuhet në program.

Dy shtetet paraardhëse që kishin Presidencën, Rumania dhe Austria, e vendosën Ballkanin Perëndimor prioritet të programit të tyre, por Shqipëria nuk përfitoi nga kjo mundësi për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

Negociatat e Shqipërisë me BE-në do të diskutohen sërish nga Këshilli Evropian në muajin tetor.

Sa i përket Ballkanit Perëndimor, rajoni pritet të kthehet sërish prioritet në gjashtë mujorin e parë të 2020-ës, kur presidencën do e marrë Kroacia.

 

b.b/dita

June 28, 2019 19:31
Komento

1 Koment

  1. MH June 29, 01:39

    Kroacia asht vendi ma pro ne mbeshtetje te te drejtave te Shqiperise ne hapje negociatave dhe anetaresimin ne BE.Per kuriozitet Kroacia asht ma atdhetare shqiptare se opozita e djathte Shqiptare.Kroatet e duan Shqiperin njisoj sic duan kombin e vet Kroat.Jane te vetmit qe ne cdo eveniment mbrojne shtetin e dyte shqiptare Kosoven.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin