Fishat e diabetit jepen falas për pacientët deri në 25-vjeç

May 16, 2019 11:06

Fishat e diabetit jepen falas për pacientët deri në 25-vjeç

Qeveria shqiptare ka marrë një tjetër vendim për zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas. Pa fëmijëve të moshës 0-18 vjeç, që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria ka vendosur të zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë deri në 25 vjeç.

Nga ky vendim i fundit i qeverisë, çdo familje që ka fëmijë apo të rinj që vuajnë nga diabeti, i kursehen 1.6 milionë lekë në vit, pasi efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i miratuar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në total nevojiten rreth 870 mijë fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimin të qeverisë do t’i përfitojnë falas. Në vendimin e qeverise përcaktohet gjithashtu se shpërndarja e fishave do të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.

o.j/dita

May 16, 2019 11:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*